alban meha2

Alban Meha me urimin më ‘special’ (Foto)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha ka reaguar me rastin e festës kombëtares të Pavarësisë së Shqipërisë.

Periskopi.com Sporti

Meha ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale një foto të Adem Jasharit, e punuar me Fotoshop, ku prapa komandantit legjendar shihet një peisazh, ndërsa në qiell valon flamuri kombëtar.

Në mesazh, Meha ka shkruar ‘Urime ditëlindja Bac’.

alban-meha

/Periskopi.com

alban meha2

Vëllai i Alban Mehës, reagon ashpër ndaj Di Biasit dhe Bunjakut (Foto)

Alban Meha u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë duke zgjedhur Kosovën, por mesa duket edhe atje nuk po gjen hapësirën e duhur.

Periskopi.com Sporti

Duke parë këtë situatë, vëllai i mesfushorit Feriz Meha ka shpërthyer në rrjetet sociale duke akuzuar De Biasin dhe Albert Bunjakin për mos aktivizimin e Mehës, përcjell Telegrafi.com

Përmes një postimi në profilin personal të tij, ai postoi foton që shikoni më poshtë, duke shkruar : “S’di çtë them për këta të dy, vetëm “X” meritojnë”.”

Ndoshta ndonjë trajner tjetër do t’i bënte punë Alban Mehës që t’i tregonte aftësitë e tij. /Periskopi.com

di-biasi

 

 

alban meha2

Meha: Këtë rezultat duam ndaj Turqisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha ka folur para ndeshjes me Turqinë, e cila zhvillohet të shtunën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Meha thotë se përballja me turqit do të jetë e ngjashme sikurse ato ndaj Kroacisë dhe Ukrainës.

“Do të jetë një ndeshje e fortë ngjashëm si me Kroacinë dhe Ukrainën. Turqia është një ekip i mirë dhe fortë. Duhet të përpiqemi që ta mbajmë rezultatin baraz. Shpresoj ta ruajmë qetësinë dhe të japim edhe gol”, ka thënë Meha. /Periskopi.com

alban meha2

Meha: T’i gëzojmë tifozët me lojë të bukur

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha shpreson se ‘Dardanët’ do të nxjerrin sot një rezultat pozitiv përballë Ukrainës.

Periskopi.com Sporti

Ai poashtu shpreson se bashkë me shokët e tij të skuadrës do të gëzojnë tifozët kosovar me lojë të bukur.

“Ndeshje e vështirë sonte. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe t’i gëzojmë tifozët me lojë të bukur”, ka thënë Meha. /Periskopi.com

alban meha2

Meha tregon se sa pikë mund t’i marrë Kosova ndaj Kroacisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Alban Meha nuk duket shumë optimist për sa i përket fitores ndaj Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja në fjalë zhvillohet nesër mbrëma në Loro Boriçi të Shkodrës, ndërsa Meha thotë se Kosova mund të marrë një pikë në këtë sfidë.

“Kroacia e ka një skuadër të fuqishme dhe është kundërshtare e fortë, por mund ta nxjerrim një pikë. E kam ditur edhe përpara se kemi skuadër të mirë, por me ardhjet e reja jemi edhe më të fortë. Kemi nevojë për tifozët të na përkrahin edhe nëse marrim ndonjë gol kundër Kroacisë”, ka thënë Meha për “Zëri”. /Periskopi.com

alban meha2

Edhe Alban Meha luan për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Pas Milot Rashicës, edhe Alban Meha duket se ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Është një postim me fotografi i mesfushorit në faqen e tij në Facebook, ku shkruan Kosova <3.

Vlen të ceket se njëjtë sikurse Rashica, as Alban Meha nuk ishte ftuar nga Kombëtarja Shqiptare në Europianin 2016.

alban meha/Periskopi.com