alaves

Barcelona turpërohet në shtëpi nga Alaves

Periskopi.com Sporti

Barcelona është mposhtur nga skuadra e inkuadruar në ligë në sezonin e fundit, Alaves.

Skuadra në fjalë ka mposhtur kampionin aktual të Spanjës si mysafir me rezultata 1:2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me golin e Deverson, të cilin e shënoi në minutën e 39.

Rezultati u barazua nga mbrojtësi me përvojë i Barcelonës, Jeremy Mathieu në minutën e 47.

Golin e fitores për Alaves e shënoi anësori Ibai Gomez në minutën e 64.

Edhe pas inkuadrimit të dy supersulmuesve, Lionel Messi dhe Luis Suarez, Barcelona nuk arriti të barazonte rezultatin. /Periskopi.com