Fatmir Limaj

Paralajmëron Limaj: Në Gjykatë do tregoj emrat e atyre që mi montuan akuzat

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, po flet tash në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Periskopi.com Lajme

Në këtë intervistë ai ka thënë se shumë shpejt në gjykatë do të publikojë emrat e njerëzve me ndikim në politikë që montuan akuzat kundër tij.

Si asnjëherë më parë, Limaj në këtë intervistë ka përmendur me emër njerëzit që ai mendon se qëndrojnë prapa akuzave kundër tij, akuza që thotë se do të dëshmohen se janë të montuara.

Limaj ka treguar rrëfime ekskluzive edhe nga lufta dhe paslufta në Kosovë.

Fatmir Limaj

Flet Fatmir Limaj, njeriu që u hetua 18 herë, nuk ia ka frikën askujt

Kryetari i Nismës së Kosovës, Fatmir Limaj ka folur edhe njëherë rreth aktakuzën për krime lufte që i është ngritur rishtazi si dhe për krejt hetimet që ai ka pasur që nga paslufta.

Periskopi.com Lajme

Limaj në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel ka thënë se megjithëkëtë ai beson ne drejtësi, ani pse ai po hetohet prapa edhe pas fjalës së 18 gjyqtarëve që e kanë liruar atë nga akuzat.

“18 gjyqtarë kanë folur për mua, të kaluarën time dhe drejtësinë time, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për të faktuar drejtësinë “ ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se nuk frikohet nga ky proces, dhe kushdo që e ka nisur le ta përfundojë dhe të presim se si do të jetë fundi.

Trepça

Serbia e akuzon Kosovën në mes të Londrës për “plaçkitje të pasurisë”

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot në Shkollën ekonomike të Londrës ka mbajtur një fjalim në temën “Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës – normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti rajonal".

Periskopi.com Lajme

Duke folur për perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, siç njofton FoNet, Gjuriq ka përmendur atë që ai e ka quajtur “rëndësi e implementimit të pa vonuar të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe si mekanizëm kryesor për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të serbëve në Kosovë”, raporton koha

Gjuriq, ka paraqitur argumentet e palës serbe lidhur me atë që ai e ka quajtur pasuri të Serbisë duke e përmendur sidomos situatën e lidhur me Trepçën si për atë që ai e ka cilësuar dështim të Prishtinë “ta tjetërsojë pasurinë serbe në Brezovicë”

Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do të pranojë plaçkitjen e pasurisë së saj, shtetësinë dhe kulturën e saj.

Hashim Thaçi

Thaçi, asnjë fjalë për presionin ndaj Guvernatorit që buxhetin e Kosovës ta investonte nëpër “bastoret” financiare

President i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë në Klan Kosova ka folur për shumë tema.

Periskopi.com Lajme

Thaçi, një figurë kontraverze dhe përçarëse e qytetarëve të Kosovës është përpjekur të shfaqet në tonin e njeriut racional dhe unifikues me përgjigje të buta, dhe aspak konkrete.

Një minutazh të madhe ai i ka kushtuar duke folur për vrasjet ndaj pakicës serbe që ka ndodhur pas luftës në Kosovë.

Mbetet interesante, se Hashim Thaçi as nuk është pyetur e as që ka thënë ndonjë fjalë për akuzat e fundit që i kanë ardhur nga ish guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi, se Thaçi derisa ishte në pozitën e Kryeministrit i kishte kërkuar që tërë buxhetin e Kosovës ta investonte në banka të dyshimta, që njihen si bastore financiare./ Periksopi