Ky është shqiptari që luan në Fast & Furious 8 (Foto/Video)

Një shqiptar është pjesë e kastit të aktorëve të Fast & Furious 8 dhe premiera e evropiane e filmit ka qenë në Berlin.

Periskopi.com Kulturë

Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori i ka besuar rolin e një pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë.

Ndërkaq aktorët e famshmë të Hollivudit, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qindra adhurues entuziastë.

Makinat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tank dhe një nëndetëse. /GSH

 

Aktorët kosovarë pa perspektivë në vend

Dashuria për aktrimin i kishte lindur në fëmijëri për të vazhduar edhe në ditët e sotme. Kjo dashuri për artin e në veçanti për aktrimin e shtyri që të bëhet pjesë e disa projekteve që në moshën 11 vjeçare.

Periskopi.com Intervista

Në mënyrë që aftësitë e tij në aktrim t’i zhvillojë edhe më shumë Qëndrim Kqiku, vazhdoi shkollimin në shkollën e vetme të mesme për aktrim në Ballkan, e cilia gjendet në Pejë.

Kqiku, tash 26 vjeçar, ka rritur që të jetë një aktor profesionist dhe kohën më të madhe t’ia kushtojë aktrimit.

Ai, në një intervistë dhënë për Periskopin, tregon arsyen që e mban të lidhur me aktrimin, projektete e tij, që nga të parat dhe ato aktuale.

Kqiku ka marrë pjesë në disa projkete filmike rajonale dhe  ndërkombëtare.

Mirëpo, edhe pse tregon që punën në projkete të ndryshme e bënë me shumë vullnet, ai thekson mungesën e perspektivës për artistët e konkretisht  për aktorët në Kosovë, derisa potencon se aktorët kosovarë për shkak të mungesës së kushteve dhe përkrahjes institucionale e kanë shumë të vështirë të bëhen pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare.

Intervista e plotë:

Periskopi: Cila është aryeja që ju mban të lidhur më aktrimin?

Kqiku:  Aktrimin e kam filluar qysh në fimijëri. Dëshira  e madhe për të më ka shtyrë që të vazhdojë shkollën meseme të aktrimit në Pjesë, pastaj edhe studimet universitare për aktrim në Univeristetin e Prishtinës. Kam studiuar shumë në këtë lëmi dhe kam përfunduar studimet me notën mesatare 9.4, gjë që më ka motivuar edhe më shumë të merrem me këtë profesion dhe pastaj të bëhempjesë edhe e disa projekete shumë të rëndësishme për karrieren time.

Periskopi: Cili është projekti më i rëndësishëm në të cilin keni marrë pjesë?

Kqiku:  Kam marrë pjesë në disa projekete të ndryshme, por ai  që unë e veçojë dhe që është shumë me rëndësi për mua është reklama “Kosovo the Young Europeans”, e cila e prezanton vendin tonë si shtetin më të ri në Evropë, e që u transmetua në televizione ndërkombëtare.

Projekt tjetër që për  mua ka shumë shumë rëndësi është filmi i metrazhit të gjatë në Mal të Zi  “The Kids from the Marx and Engels Street, roli im i basisit të  grupit Rock Tito Grad dhe shoku i aktores vokaliste të grupit dhe aktorit vokalist të grupit, që kanq rolet kryesore gjithashtu te filmi në fjalë.

Periskopi: Sa  kanë persperktivë aktorët në Kosovë sipas jush?

Kqiku: Per Fat te keqe Aktoret nuk kan prespiktive ne vendin tone, te gjithe ata mbijetojnje duke zhvilluar edhe nje profesion apo pune tjeter.

Periskopi: Cilat janë barrierat kryesore me të cilat përballet kinematografia kosovare?

Kqiku:  Menaxhimi sipas ligjit, konkurrenca, hulmtimi i artit të mirfilltë janë barrierat më të mëdha me të cilat përballet kinematografia kosovare, si dhe dëm të madh kinematografisë tonë i shkakton edhe buxheti shumë i limituar.

Periskopi: Cilat i konsideroni projektet më të arritura në kiematografinë kosovare?

Kqiku:  Pavarësisht kushteve jo të mira  për zhvillimin e punës kinematografia kosovare ka arritur që të prodhojë filma të cilësisë së lartë, të cilët mund të karahasohet me filmat e produksioneve të mëdha në botën e filmit, e të cilët mund ta përfaqësojnë denjësisht Kososvën në festivale të mëdha të filmit. Një ndër filmat më të mirë që unë do të theksoja është “Babai”, pastaj edhe filmi i  cili na bëri krenar të gjithëve, flimi “Shok”, i nominuar për çmimit më të madh në botën e flimit, Oscar.

Periskopi: Sa mendoni se aktorët kosovarë e kanë vështirë depërtimin në skenën ndërkombëtare?

Kqiku: E kanë të vështirë për arsye se aktori duhet të jetë në trend, duke udhëtuar nëpër festivale ndërkombëtare dhe në trend me zhvillimin e artit. Por, duke marrëparasysh kushtet në të cilat zhvillojnë veprimtarinë aktorët në Kosovë është shumë e vështirë ndjekja e trendit dhe në këtë mënyrë edhe depërtimi në skenën ndërkombëtare. Për këtë arti në Kososvë, kinematografia duhet të ketë mbështetje më të fuqishme institucionale dhe nga bota e biznesit, pasi përmes artit arrihet përfaqësimi i kulturës së vendit tonë.

Dy nga ‘tre gjermanët e trashë’ dhe një tender i përfituar në Ministrinë e Diasporës

Një tender në Ministrinë e Diasporës për “Shërbime artistike...”, e ka fituar aktori Fisnik Ademi. Në të njëjtën ministri, punon si këshilltar i ministrit, aktori Kushtrim Sheremeti.

Periskopi.com Lajme

Që të dy janë miq të mirë, e në publik njihen si “Gjermanët e trashë” nga seriali i para disa viteve.

Aktorët Kushtrim Sheremeti e Fisnik Ademi, mund të kenë bashkëpunuar në shumë projekte të përbashkëta. Në publik njihen më së shumti nga seriali komik “Tre gjermanët e trashë”. Por së fundi, është edhe një tender që i ndërlidh këta dy komedianë, shkruan lajmi.net.

Ademi ka fituar një tender pa konkurrencë në Ministrinë e Diasporës, ku Sheremeti është këshilltar i ministrit Valon Murati.

Tenderi “Shërbime artistike për Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, është dhënë me llojin e procedurës “i negociuar”, pa publikim të kontratës, që në fakt në këtë tender është negociuar vetëm çmimi, pasi konkurrentë nuk ka pasur fare.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 17,900.00 euro dhe Sheremeti e ka arsyetuar këtë procedurë duke thënë se lejohet në rastet kur ministria ka nevojë për shërbime urgjente.

Por në fakt, manifestimi “Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë”, nuk është një rast urgjent i kësaj ministrie pasi është organizim tradicional dhe i paraparë për t’u organizuar.

Sheremeti deklaron se nuk ka pas ide nëse një kontratë e tillë është negociuar me mikun e tij, pasi ka qenë i angazhuar në Samitin e Diasporës në Tiranë.

Ai bën të ditur se me 17 mijë e 900 eurot e ministrisë, trupa e teatrit joformal ‘La Rreme’, do të performoj me shfaqjen e titulluar ‘Sikur kjo të ishte shfaqje’ në Angli, Suedi, Zvicër dhe Gjermani. Kjo trupë e teatrit, sipas Sheremetit, e ka autorizuar Ademin për të negociuar dhe zbatuar procedurat administrative.

“Gjithashtu me informuan se për këtë procedurë qenkan konsultuar paraprakisht me OSHP-në dhe paskan marrë miratim nga ana e tyre dhe se e gjitha është e bazuar ne ligj”, shprehet Sheremeti për lajmi.net.

Ai shton se pozita e tij është politike dhe me ligj e ka të ndaluar të ushtroj “çfarëdo presioni ndaj stafit civil, gjë të cilën as nuk e kam bërë e as nuk do ta bëj”.

Sheremeti do që të merret parasysh edhe fakti se mbi 70 për qind të artistëve të Kosovës i ka pas bashkëpunëtor në projekte të ndryshme dhe nganjëherë i bie që të ketë punë me ta edhe si zyrtar institucioni.

Njëjtë deklarohet edhe Ademi duke thënë se komuniteti i artistëve është i vogël dhe ka afërsi me shumë profesionist të kësaj fushe.

Ademi pohon se që 6 vite funksionon me një kompani e cila e mban emrin e tij personal dhe me të cilën ka realizuar projekte me institucione e produksione private të ndryshme.

Ai ka thënë se me paratë e Ministrisë së Diasporës, do t’u mundësoj ekipit të shfaqjes biletat e udhëtimit, akomodimin në hotele, transportet rrugore në vendet përkatëse, ushqimin dhe kërkesat e tjera që dalin nga ky turne.

“Në kuadër te Ditëve të kulturës shqiptare ne diaspore, Ministria e diasporës ka përzgjedhur shfaqjen tone; ekspozitën personale te fotografit me përmasa botërore Fadil Berisha; koncerti i këngëtares Elina Duni dhe një projeksion filmik me filma shqiptare, nder ta edhe filmin Shok te nominuar për Oscar. Këto projekte do te prezantohen para audiencës në Gjermani, Suedi, Zvicër dhe Angli. Ne shumën totale te projektit do te paguhen biletat e ekipit, akomodimi për hotele, transportet rrugore ne vendet përkatëse, ushqimi dhe te gjitha kërkesat e tjera qe dalin nga kjo turne”, tha Ademi.

Ndërkaq, sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës, ky aktivitet i prokurimit ka validitet nga data 26  Nëntor deri 03 Dhjetor 2016, aq sa edhe do të zgjasin Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë.

tenderi1

Kurorëzimi ‘sekret’ i Ilir Bokshit dhe Albulena Kryeziut (Video)

Edhe pse dashuria ekziston qysh prej ekzistimit të botës dikur për këtë fakt kishte dyshuar aktorja Albulena Kryeziu.

Periskopi.com Showbiz

E ftuar në Prive aktorja e njohur foli për lidhjen e saj me regjisorin Ilir Bokshi të cilët në mars të këtij viti filluan lidhjen e tyre teksa në qershor e kurorëzuan dashurinë e tyre edhe me martesë.

Mes tjerash aktorja foli edhe për arsyen se pse kurorëzimi i saj nuk u bë në Kosovë por në Shqipëri.