Shtyhet seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, dhe Adea Batusha më 28 shkurt në ora 9:00 do të dalin para gjykatës.

Periskopi.com Lajme

IndeksOnline mëson se pasi ishte caktuar për 16 shkurt, kjo seancë është shtyrë për 28 me kërkesë të prokurorit të rastit, me arsyen se ka nevojë për mbledhje të disa dokumenteve.

Katër aktivistët do ballafaqohen me akuzat e prokurorit special, Abdurrahim Islami, për  sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

Seanca fillestare ndaj tyre do të vazhdoj pas refuzimit të kërkesës së mbrojtjes së aktivistëve të Vetëvendosjes,  për largimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami dhe gjithë Prokurorisë Speciale nga ky rast.

Seanca e parë ishte mbajtur me 25 janar, por ishte shtyrë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtim nga rasti të prokurorit Abdurrahim Islami.

Reklamë
Reklamë

Vetëvendosje këmbëngul se kanë dëshmi se ku ishin aktivistët e saj në natën e sulmit në Kuvend

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se videot me vendndodhjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në natën që ndodhi sulmi me zollë mbi Kuvendin e Kosovës, i kanë realizuar vetë aktivistët.

Periskopi.com Lajme

Ai në Klan Kosova, ka thënë se ato video dhe dëshmi, u punuan e u koleksionuan nga vetë aktivistët e lëvizjes për t’iu dhënë një pasqyrë të qartë qytetarëve se ku ndodheshin atë natë 6-të të dyshuarit e Vetëvendosjes për këtë sulm, përfshirë Astrit Deharin.

“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë hetimet dhe i kanë realizuar videot qe i prezantuam. Jemi dalë në terren dhe i kemi bërë fotografitë e më pas me “Google Earth”, e kemi paraqitur saktë atë që ka ndodhur në terren, si dëshmi vizuale të asaj që ka ndodhur”.

“Njerëzit duhet ta kishin sa më të qartë, që atë për të cilën po flitet, është e pamundshme të ndodhë”, ka thënë Molliqaj.

Reklamë
Reklamë