prokuroria-speciale-ka-ngrit-aktakuz-euml-kund-euml-r-32-personave-p-euml-r-terroriz-euml-m_hd-780x439

Ngrihet aktakuzë kundër 21 personave për organizim të grupit kriminal

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 21 të pandehurve.

Periskopi.com Lajme

 

“Sipas aktakuzës 21 të pandehurit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhur me veprat penale kontrabandimi i mallrave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndaluar nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3. Të gjitha lidhur me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së”, ka njoftuar prokuroria.Rasti në fjalë është nga lëndët e shenjëstruara, ndërsa, aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Dhurata Hoxha

Ministria e Drejtësisë ngatërron hetimin me aktakuzë

Ministrja Dhurata Hoxha dhe kabineti i saj, të mërkurën, e kanë ngatërruar hetimin me aktakuzë.

Periskopi.com Lajme

Pasi që është njoftuar nga Prokuroria e Shtetit se dhjetëra zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë duke u hetuar për shkak se dyshohen që kanë bashkëpunuar për të ndihmuar “arratisjen e Sami Lushtakut”, Hoxha i ka shkarkuar ata nga pozitat.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë pezulluar nga puna me arsyetimin se “kanë aktakuzë”, por ata në këtë fazë janë duke u hetuar.

Hetimi i nisur nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it është në vazhdim e sipër, dhe ky institucion nuk ka dhënë sqarime se kur mund të përfundojë.

Besnik Berisha

Reagon avokati Berisha: S’ka aktakuzë kundër zyrtarëve të burgjeve

Besnik Berisha, avokat Shemsi Hajrizit, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka thënë se lajmi se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër 10 zyrtarëve të këtij Shërbimi "nuk është i saktë".

Periskopi.com Lajme

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besnik Berisha, avokat i zyrtarit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shemsi Hajrizi, ka thënë se lajmi se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër 10 zyrtarëve të këtij Shërbimi nuk është i saktë.

“Lajmi i publikuar sot se Prokuroria ka ngritur Aktakuze kunder 10 zyrtareve te Sherbimit Korrektues te Kosoves, perfshire dhe klientin tim z. Shemsi Hajrizi, NUK ESHTE I SAKTE dhe se kunder z. Hajrizi dhe as tjereve nuk ka akoma asnje Aktakuze. Ky rast eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Eulexit dhe hetimet akoma nuk kane përfunduar”, ka shkruar saktësisht në profilin e tij avokati Berisha.

Reagimi i avokatit ka ardhur pas një njoftimi të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit 10 zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë suspenduar përkohësisht nga puna pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.