Jan Braathu

Shefin e OSBE-së e gëzojnë akuzat e ngritura dhe dënimet në Kosovë

Drejtuesi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu që është pjesë e panelit të diskutimeve për integrimet evropiane në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Prishtinë, tha se po e gëzojnë aktakuzat e ngritura dhe dënimet.

Periskopi.com Lajme

“Jemi të lumtur kur shohim jo vetëm aktakuza të shumta, por edhe dënime”, tha Braathu.

Por ai tërhoqi vëmendjen se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk bëhet shpejt.

“Institucionet e Kosovës janë të reja, ndërtimi i tyre merr kohë. E ndërtimi i institucioneve të Kosovës është thelbi i mandatit të OSBE-së. Tani jemi angazhuar në përmirësimin e punës së institucioneve”, tha Braathu.

Kreu i OSBE-së tregoi se kë përkrah misioni i drejtuar prej tij.

“OSBE-ja ka ndihmuar edhe Kuvendin. Tash po punojmë në fuqizimin e grupeve parlamentare joshumicë, por edhe me gratë deputete dhe rolin e tyre. OSBE-ja ka përkrahur edhe ndërtimin e institucioneve të drejtësisë. Jemi të angazhuar edhe për institucionet gjyqësore në veri. Por mbeten edhe sfida”, tha Braathu.

Ai foli edhe për gazetarët dhe lirinë e shprehjes.

“Kemi liri të zhvilluar mirë të mediave dhe liri të shprehjes. Por kemi mundësi edhe për më shumë gazetari hulumtuese. Siguria e gazetarëve është fushë ku ne punojmë. Misioni ynë ka bashkëpunuar me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Gazetarëve Serbë të regjistruar në Kosovë”, tha Braathu.

Ai lavdëroi edhe Policinë e Kosovës. “Policia e Kosovës është storje suksesi,” tha Braathu.

Ambasadori foli edhe për reformën në institucione.

Po punojmë edhe në harmonizimin e akteve ligjore mes institucioneve lokale e qendrore. Por, kemi edhe sfida, por gjerat po lëvizin. Në vend që të importohen praktika nga vende tjera, gjëja më e mirë është që të gjejmë forma që do t’i përshtateshin më së miri Kosovës”, tha Braathu.

Para se të drejtojë OSBE-në në Kosovë, Braathu ishte ambasador i Norvegjisë në vendin tonë.

KEK-u

Kushëriri i Hashim Thaçit në aktakuzën për tenderin e KEK-ut

Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) më 7 korrik të këtij viti ka ngritur aktakuzë të re ndaj Hysni Hoxhës, ish kryetar i Organit Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). Po ashtu përveç këtij në aktakuzë janë të përfshirë edhe 6 zyrtarë të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Aktakuza ka ardhura pas hetimeve rreth një tenderi të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku  në atë kohë pala që pretendon se është  dëmtuar ka kërkuar nga Organet e Hetuesisë që hetojë rastin.

Në aktakuzën e siguruar nga portali Infokusi, shihet se përveç Hoxhës, aty është përfshirë edhe Emin Tmava, Hanefi Hajdini, Driton Pruthi, Muhamet Selmani, Nijazi Thaçi si dhe Azem Duraku, ky i fundit më herët ka qenë ekspertë shqyrtues në OSHP, ndërkaq tash është drejtor i Prokurimit në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Driton Pruthi, aktualisht është  zyrtar i Prokurimit në KEK, po ashtu zyrtarë i lartë në këtë kompani është edhe Nijazi Thaçi, ndërkaq Muhamet Selmani, po ashtu ka qenë zyrtarë për prokurim në KEK, ndërkaq aktualisht është deputet i PDK-së në asamblenë komunale të Prishtinës.

Portali ka kontaktuar edhe avokatet mbrojtës të akuzuarve  në këtë rast, por ata vetëm kanë konfirmuar aktakuzën. Sipas tyre, EULEX-it në këtë rast ka ngritur aktakuzën pa bazë ligjore për shkak sa janë tejkaluar të gjitha afatet e parapara ligjore.

Po ashtu sipas tyre në këtë rast nuk ka asnjë fakt të vetëm për shkeljet për të cilat pretendon pala ankuese, kompania “SMH Kosovo”, e cila ishte garë për këtë tender, por nga zyra e Prokurimit të KEK-ut është shpallur si ofertues i pasuksesshëm për shkak të çmimit më të lartë se sa operatori i rekomanduar dhe më pas përfitues i kontratës për  furnizim me pjesë për makina të rënda të KEK-ut.

Rasti për të cilin është ngritur aktakuza ka ndodhur në mars të vitit 2011 rreth një tenderi për furnizim me pjesë rezerve të makinerisë së rëndë.

Fatmir Limaj ne Gjykate

I akuzuari Fatmir Limaj i bëri pyetje dëshmitarit

Ekrem Demolli, zyrtar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e ka përfunduar dëshminë e tij në rastin e MTPT ndaj ish- ministrit Fatmir Limaj dhe katër zyrtarëve të tjerë.

Periskopi.com Lajme

Demolli në seancën e sotme, që ishte e dyta e tij në këtë rast, u mor në pyetje nga i akuzuari Fatmir Limaj dhe avokati i tij Tahir Rrecaj.

Edhe prokurori Charles Hardaëay ka parashtruar disa pyetje për dëshmitarin.

Rrecaj e pyeti dëshmitarin se a ka qenë i pranishëm në sallën e gjykimit në këtë rast para se të thirret si dëshmitar.

Demolli tha se ka qenë kur për këtë rast ka dhënë dëshminë ish- drejtori i AKK-së Hasan Preteni.

Rrecaj gjithashtu e pyeti se si është përzgjedhur si dëshmitar i këtij rasti pasi që nuk ka qenë i paraparë në aktakuzë.

Demolli u përgjigj duke thënë së ftesa ka ardhur për institucionin që ai punon.

“Ftesa njëherë ka ardhur për institucionin që unë punoj, prandaj unë jam dëshmitar sepse kjo ka qenë lënda ime njësoj si çdo zyrtar në AKK-së që i ka lëndët e veta”, u përgjigj Demolli.

Kodi i Procedurës Penale të Kosovës përcakton se kur një dëshmitar jep dëshminë e tij, dëshmitarët e tjerë nuk duhet të jenë të pranishëm.

Dëshmitari Demolli nuk ka qenë prej fillimit i paraparë në aktakuzë, por është ftuar vetëm pas dëshmisë së Hasan Pretenit.

Ish Ministri Limaj e ka pyetur Demollin për takimin në Gjilan në mes të zyrtarëve të EULEX-it, denoncuesit të këtij rasti Mehmet Shkodra, dhe nëse është mbajtur ndonjë procesverbal nga dikush.

Demolli u përgjigj duke thënë së ai aty ka qenë vetëm në cilësinë e vëzhguesit.

“Aty kemi qenë katër persona, Mehmet Shkodra, unë, një zyrtar i EULEX-it dhe përkthyesi. Ftesa për takim ka ardhur nga Mehmeti dhe unë nuk e di zyrtarët e EULEX-it a kanë mbajtur procesverbal apo jo pasi që kanë kaluar disa vite”, u përgjigj dëshmitari.

Limaj e ka pyetur dëshmitarin lidhur me vërtetësinë që AKK-ja ja ka bërë pretendimeve të Shkodrës.

“Nga kjo që dëgjuam nga ju dëshmitar në këto dy seanca a mund të themi së AKK-ja nuk ka mundur t’i vërtetojë pretendimet e Mehmet Shkodrës po vetëm i ka dërguar te EULEX-i”, pyeti Limaj.

“Vërtetësia i takon gjykatës, ne nuk kemi bërë hetim të dokumenteve të prokurimit. Vetëm i kemi marrë konstatimet e Mehmet Shkodrës”, u përgjigj dëshmitari.

Seanca e radhës ndaj këtij grupi do mbahet nesër më dëshmitarin e radhës të prokurorisë, Bekim Shkodra.