screenshot-3_1480752198-7559279

Aksidente të shumta në Rrugën e Kombit, rrotullohen disa kamionë (Foto)

Nëse udhëtoni drejt Rrugës së Kombit, ju këshillojmë të jeni shumë të kujdesshëm pasi mund ta pësoni keq. Kështu, ngrica ka shkaktuar disa aksidente, duke bërë që automjetet të rrëshqasin dhe të përplasen me trafik-ndarëset.

Periskopi.com Lajme

Një nga anëtarët e ekuipazhit rrëfen si shpëtoi pas përplasjes së avionit (Foto)Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga JOQ, një kamion ka rrëshqitur për shkak të ngricës.Kështu, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe kamioni është rrotulluar duke u përplasur me trafik-ndarësen. Fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale, ndërsa një tjetër raportues shkruan se ka hasur disa raste të tilla aksidentesh për shkak të ngricës.“Kamioni u rrotullua nga ngrica sa kalon Rrëshenin. Shkaku ngrica veçanërisht nëpër ura. Kemi kaluar më shumë se 5 raste të tilla. Automjetet janë përplasur me trafik-ndarësen, ndërsa dy të tjera kishin përfunduar në kanalin kullues. Pothuajse të gjitha urat janë të ngrira”, -shprehet një prej udhëtarëve.

5-14_1480752035-1681014

4-12_1480752033-745656

2-16_1480752034-9235541

 

auto_unnamed_191480411362-620x330

Aksident trafiku dhe kolona të gjata te “Kodra e Trimave”

Periskopi.com Lajme

Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në rrugën “Vëllëzërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, janë krijuar kolona të gjata në dy koristë.

Po ashtu në të njejtin vend ka ndodhur edhe një aksident më dëme jo të mëdha materiale.

Në këtë rrugë as një kompani nuk shihet duke pastruar borën dhe akullin.

Aksident / ARKIV

Ferizaj, aksidentohet me trenin

Pasi nuk është ndalur te barrierat e hekurudhës, shoferi është përplasur me veturë në trenin që ishte duke lëvizur. Aksidenti ka ndodhur në Ferizaj.

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje pasdite në rr. “Reçaku” në Ferizaj. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është përplasur me një tren.

Sipas Policisë, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në ora 17:02.

Në raportin e përditshëm policor thuhet se shoferi, shtetas i Kosovës, teksa ishte duke drejtuar veturën e tij nuk ndalur në barrierat e hekurudhës dhe është përplasur në trenin i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë drejtuesi i veturës, i cili është dërguar në tretman mjekësor.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik pas përkeqësimit të motit.

Ndezën qirinj në qendër të Prishtinës, në nderim të viktimave në trafik

Në sheshin kryesor të Prishtinës, po ndezën qirinjtë në nderim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Periskopi.com Lajme

Në këtë aktivitet njëkohësisht janë lëshuar edhe video për vetëdijesim të pjesëmarrësve në trafik, me anë të cilave po tentohet të bëhet sensibilizimi i qytetarëve për të shtuar kujdesin gjatë ngasjes së automjeteve, moto e të cilit është “Mos e bjerë punën deri këtu”, transmeton kp.

Nga 1 janari i këtij viti deri më tani, kanë humbur jetën 96 persona, ndërsa në dy vitet e fundit kanë humbur jetën mbi 300 persona.

Akisdent/ ARKIV

Bien aksidentet me fatalitet, Policia paralajmëron për pajisjet dimërore

Në periudhën janar-tetor të këtij viti në Kosovë janë shënuar 81 aksidente fatale, nga të cilat kanë humbur jetën 91 persona.

Periskopi.com Lajme

Nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie të të dyjave, edhe aksidenteve m  fatalitet, edhe personave që kanë humbur jetën, raporton periskopi.

Në të dielën e tretë të muajit nëntor përkujtohen viktimat në trafikun rrugor, që pritet të ndodh edhe këtë vit në Kosovë.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha bënë të ditur për Periskopi se janë përkushtuar për të marrë masat e nevojshme për krijimin e një ambienti më të sigurt në komunikacionin rrugor.

Ai thotë se pas aprovimit te ligjit të ri janë në proces masa të vazhdueshme operacionale policore.

“Dhe në përgjithësi pas implementimit të ligjit të ri vërehet një vetëdijesim më i madh i vozitësve në komunikacionin rrugorë dhe në veçanti në respektimin e kufizimit të shpejtësisë, por edhe shmangien nga kundërvajtjet tjera. Megjithatë analiza relevante do te bëhen në vazhdimësi”, thotë ai.

Policia e Kosovës është në zbatim të Planit Operativ “Sezoni dimëror” që parasheh detyra konkrete, të shtuara te policisë gjatë kësaj sezone, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik dhe ngritjes së nivelit te sigurisë.

“Aksidentet e trafikut në dy muajt e fundit kane shënuar ulje, fatbardhësisht ulje të dukshme kanë shënuar aksidentet me fatalitet”, thotë Hoxha.

Ndërsa, neni 227 dhe 228 i ligjit të ri sqaron kushtet që duhet plotësohen nga ngasësit gjatë sezonit dimëror, po ashtu parashihen edhe gjobat për mos respektim të këtyre neneve (psh. 40 euro gjobë për mos posedim të pajisjeve dimërore nga ngasësi i automjetit si dhe gjoba më të larta për drejtues të automjeteve te kompanive ), këto rregulla kanë qenë edhe në ligjin e vjetër, gjoba ka pësuar ndryshim./ Periskopi