Tronditet Tetova: Vdes i riu që bëri aksident pak para Iftarit (Video)

Periskopi.com Lajme

Ka humbur jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot pasdite rreth orës 19, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor në dalje të Tetovës.

Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, Marjan Josifovski, tetovari 26 vjeçar me inicialet E.A nga shkaqe ende të panjohura ka humbur kontrollin e motorit, dhe goditi mbrojtësen metalike në afarësi të Monopolit, njofton TetovaSot.

Nga goditja ai mori lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij.

Policia ka siguruar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe së bashku me prokurorin publik kanë inspektuar shkaqet për të përcaktuar gjithçka që lidhet me aksidentin.

Reklamë
Reklamë

Tragjedi: Dy vetura e goditën për vdekje një fëmijë në Sibovc

Periskopi.com Lajme

Një fëmijë rreth 8 vjeç ka vdekur.

Ai ishte këmbësor ndërsa e goditi vetura, raporton Periskopi

Jo vetëm kaq. Kur vetura e parë e goditi e përplasi për një veture në anën tjetër.

Fëmija ka ndërruar jetë mëson periskopi, teksa e kanë dërguar rrugës për në emergjencë në Podujevë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sibovc në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Reklamë
Reklamë

Aksident i rëndë, dy të lënduar (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë – Pejë, në mes fshatit Gllarevë dhe të ashtuquajturës Kodra e Dollcit.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi-bus, ku dy presona kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit gjendeshin në veturë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

KosoavPerss mëson se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes me kushtet atmosferike.

Reklamë
Reklamë

Gjesti më i madh sportiv në Kosovë që keni parë, ia shpëtojnë jetën shoferit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Pjestarët e klubit futbollistik FC KEK-Veteranët janë treguar sot tepër njerëzor.

Ata ia shpëtuan jetën një shoferit të një kamioni i cili u aksidentuar në rrugën Prizren-Prishtinë në autostradë, raporton Periskopi

Siç mund ta shihni në fotografi, kamioni ishte rrokullisur dhe shoferi kishte ngecur brenda.

Ata të gjithë, pa asnjë hezitim i shpëtuan jetën dhe e nxorën nga aty.

Ata po udhëtonin drejt Durrësit ku nesër do të luajnë një lojë kundër ekipit të Teutës së Durrësit. Loja është e karakterit miqësor./ Periskopi

 

 

Reklamë
Reklamë

Aksident tragjik rrugë për Podujevë, vdes një fëmijë (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Ka ndërruar jetë një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës.

Sipas dëshmitarëve vetura ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar. Në momentin kur ndodhi aksidenti në veturë ishin 3 fëmijë, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia.

 

Reklamë
Reklamë

Vetura e kryetarit të Istogut shtyp këmbësorin

Kryetari Haki Rugova tha se ka qenë në veturë në momentin e aksidentit.

Periskopi.com Lajme

Vetura e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, “Passat Phaeton”, është përfshirë në një aksident, i cili është mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Për aksidentin, i cili ka ndodhur mëngjesin e 19 shkurtit 2017, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje përpos raportit 24 orësh, ku shkruhet se në këtë aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

KALLXO.com merr vesh se i përfshirë në aksident ishte shoferi i kryetarit të Komunës, i cili po voziste makinën zyrtare.

Vet kryetari Haki Rugova e ka pranuar këtë incident.

“Është e vërtetë. Unë kam qenë në makinë. Shoferi tash është në punë dhe unë jam në punë”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se i vjen keq për këmbësorin e lënduar, i cili po trajtohet në QKUK.

Në përgjigjen e saj, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për faktin se makina që e shkaktoi aksidentin ishte zyrtare dhe vozitej nga shoferi i kryetarit Rugova.

Katër vjet më parë, një këmbësor është goditur edhe nga vetura zyrtare e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Viktima e këtij aksidenti, një 80-vjeçar, për shkak të lëndimeve ishte dërguar nga QKUK.

Reklamë
Reklamë

Para një viti ia vranë babanë, dje gjet vdekjen edhe vet

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Ngasësi i veturës që la të vdekur një vajzë nuk është arrestuar

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar vdekjen e vajzës së në aksidentin e ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka deklaruar se e ndjera është 20-vjeçare, ndërsa ngasësi nuk është arrestuar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është përfshirë një veturë edhe një këmbësor. Këmbësori është femër rreth moshës 20 vjeçare dhe e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ngasësi i automjetit nuk është arrestuar”, deklaroi për Gazeta Shneta, Ahmeti.

Ndryshe, vetura që shkaktoi aksidentin është një Fiat, ngjyrë bardhë – fotografia më poshtë.

Reklamë
Reklamë
aksident treni / Foto: Kushtrim Ternava

S’ka sinjalizim, të vdekur dhe aksidente vazhdimisht në hekurudhat e Kosovës (Foto)

Një veturë është përplasur me trenin që udhëton nga Prishtina për në Pejë.

Periskopi.com Lajme

Aksidenti ka ndodhur të premten gjatë ditës në dalje të Prishtinës.

Kohëve të fundit përgjatë hekurudhave të Kosovës kanë ndodhur disa aksidente dhe ka pasur disa persona të vdekur si pasojë e tyre.

Udhëtarët dhe ngasësit e veturave bëjnë të ditur se mungon sinjalizimi e udhëheqësit e hekurudhave nuk kanë marrë përgjegjësi asnjëherë.

Fotografi Kushtrim Tërnava sjell përmes fotografive aksidentin e të premtes, ku fatmirësisht askush nuk ka humbur jetën./ Periskopi

 

 

Reklamë
Reklamë

Aksidentohet me makinë Kryeministrja e Polonisë

Kryeministrja polake Beata Szydlo është dërguar në spital pasi u plagos në një aksident automobilistik, njofton zëdhënësi i qeverisë polake.

Periskopi.com Lajme

Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Krakov.

Sipas informacioneve, Kryeministrja nuk ndodhet në gjendje të rëndë dhe po bën kontrollet rutinë mjekësore.

Reklamë
Reklamë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj sonte rreth orës 19.

Periskopi.com Lajme

Dy vetura janë aksidentuar rëndë, por lëndime kanë marrë edhe ngasësit dhe pasagjerët.

Nuk raportohet që ndonjë është në gjendje të rëndë./ Periskopi

16216107_1200225663366515_1303929637_n 16216216_1200225530033195_331465781_n 16176902_1200225283366553_658574391_n

Reklamë
Reklamë

Tre persona të lënduar nga një aksident trafiku në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në Pejë.

Periskopi.com Lajme

 

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar  tre pasagjerë të cilët  janë dërguar për trajtim mjekësor, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

 

Reklamë
Reklamë

Vdes 22 vjeçari në aksident trafiku

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Divjakë të Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

 

Aksidenti ndodhi në aksin Divjakë-Këmishtaj, në fshatin Mërtish, njofton Top Channel.

Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se automjeti me që drejtohej nga 22-vjeçari, Jovan Rredhi, është përplasur me dy shtylla ndriçimi dhe më pas me një mur të një banese.

Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën në vend.

Sipas policisë, shpejtësia e madhe ka qenë shkak i aksidentit.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Reklamë
Reklamë

22 të lënduar nga aksidentet në Nish, mes tyre edhe shqiptarë

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Aksident i rëndë në Ferizaj (Foto)

Një person ka marr lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para disa çastesh në Ferizaj.

Periskopi.com Lajme

Periskopi.com raporton se aksidenti ka ndodhur në rrugën e “Varoshit” në Ferizaj.

Mësohet se Xhipi ka rrëshqitur dhe ka goditur veturën tjetër./ Periskopi

15750300_1181431078579307_1942710585_n 15781910_1181431025245979_564319581_n 15749799_1181430955245986_322210718_n 15731485_1181429951912753_761765068_n

Reklamë
Reklamë

Aksident me fatalitet në magjistralen Mitrovicë – Skenderaj

Një person ka vdekur në vend në një aksident që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Skenderaj.

Periskopi.com Lajme

Në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Broboniq janë lënduar edhe tre persona tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe kanë marrë trajtimet mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy veturave.

Reklamë
Reklamë

Aksident në Lipjan: Një i vdekur e dy të lënduar

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Bujanë të Lipjanit.

Periskopi.com Lajme

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00  ku janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Ajo poashtu ka thënë se dy personat e tjerë që janë lënduar në këtë aksident janë duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Reklamë
Reklamë

Po kalonte “zebrën” me fëmijën e vogël, lëndohet rëndë kosovari në Zvicër

Aksidenti ka ndodhur në orën 18 e 15 ndërkohë që viktima ishte duke shëtitur me një karrocë për fëmijë, dhe sapo ishte duke e kaluar shiritin e këmbësorëve

Periskopi.com Lajme

Shoferja 40 vjeçare zvicerane ka goditur mbrëmjen e të hënës në afërsi të stacionit hekurudhor në Turgi, Kantoni Aargau një këmbësor kosovar i cili po kalonte në shiritin për këmbësorë (zebra). Me këtë rast kosovari 62 vjeçar ka pësuar lëndim të rëndë në kokë dhe ai është bartur urgjentisht me autoambulancë për në spital, njofton policia e Kantonit të Aargaut.

Aksidenti ka ndodhur në orën 18 e 15 ndërkohë që viktima ishte duke shëtitur me një karrocë për fëmijë, dhe sapo ishte duke e kaluar shiritin e këmbësorëve. Foshnja që ndodhej në karrocë, për fat nuk ka pësuar fare, përcjell albinfo.ch njoftimin e policisë.

Prokuroria kompetente ka iniciuar hetime për të ndriçuar rrjedhën e saktë të ngjarjes. Janë marrë po ashtu edhe mostrat e gjakut dhe të urinës të pjesëmarrësve në aksident. Policia e Kantoniot të Aargaut ndërkohë i ka marrë patentshoferin vozitëses që ka shkaktuar aksidentin.

Po kalonte “zebrën” me fëmijën e vogël, lëndohet rëndë kosovari

 

Reklamë
Reklamë

40 makina përfshihen në aksident në Michigan, tre persona të vdekur

Të paktën 40 makina janë përfshirë në një aksident zinxhiror në Fowlerville të Michigan-it.

Periskopi.com Lajme

Sipas raportimeve si pasojë e përplasjes së makinave, tre persona kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.

Bëhet e ditur që ekipet e urgjencës janë ende duke punuar për të ndihmuar njerëzit të cilët kanë mbetur të bllokuar brenda makinave si pasojë e aksidentit zinxhiror, raporton Fox, njofton Klan Kosova.

Shkalla e të lënduarve ende nuk është bërë e ditur në këtë kohë.

Për më shumë detaje qëndroni me klankosova.tv, lajmi pritet të përditësohet.

Reklamë
Reklamë

Vëllai i Hashim Thaçit bëri aksident, theu këmbën dhe dorën

Dy net më parë, në natën mes së martën dhe mërkurës, vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë aksident.

Periskopi.com Lajme

Periskopi mëson se ai është vetaksidentuar dhe edhe të enjten ka qenë në Klinikën Intensive, ngase kishte shumë lëndime madje edhe thyerje.

Policia të nesërmen e ka konfirmuar lajmin e aksidentit, duke thënë se në Llapnasellë, në orën 23:20, një një mashkull, shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, pëson aksident trafiku. Sipas policisë, i njëjti merr lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Ndërsa sipas burimeve të Periskopit, ai ka goditur rrethin e sapo ndërtuar në Llapnasellë, dhe në tentim për të shpëtuar, është përplasur në anësoret e djathta të asaj rruge.

Vetura ishte dëmtuar shumë, ndërsa Thaçi kishte marrë lëndime të rënda.

Ai edhe të enjten ka qëndruar në Klinikën Intensive në QKUK, ngase sipas burimeve brenda këtij institucioni, ai ka thyer këmbën e edhe njërën dorë, përveç lëndimeve të tjera./ Periskopi

Reklamë
Reklamë