aksident-hekurudhor

Aksident i rëndë hekurudhor, 90 të vdekur dhe qindra të plagosur

Të paktën 91 persona janë vrarë pasi 14 vagonë të një treni ekspres indian kanë dalë nga shinat në shtetin verior të Uttar Pradeshit, njoftoi BBC.

Periskopi.com Lajme

Incidenti ndodhi pas orës 3 me orën lokale, të dielën (ose 21:30 GMT të shtunën) pranë qytetit Kanpur.

Ekipet e shpëtimit hynë përmes vagonëve të përdredhur për të tërhequr trupat dhe shpëtuar të plagosurit. Më shumë se 100 persona janë raportuar sit ë plagosur,transmeton Syri.net.

Nuk ështe e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat.

Shumica e viktimave ndodheshin në dy vagonët pranë lokomotivës, që ishte përmbysur dhe dëmtuar rëndë.

Shumë udhëtarë janë bllokuar brenda trenit.

Kryeministri Indian Narendra Modi shkroi në Twitter: “ Tejet I shqetësuar përtej fjalëve për humbjen e jetëve nga dalja nga shinat e trenit ekspres Patna –Indore. Mendimet e mia janë me familjet atyre që humbën jetën. Lutjet me ata që u plagosën në këtë aksident tragjik.

Momentet e 3 shoqeve që vdiqën në aksident tragjik (VIDEO)

Izabela Gega dhe Greta Sherifi, dy nga tre viktimat e aksidentit të tmerrshëm sot në Sukth, ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën por mesa duket kishin edhe një pasion të përbashkët atë për makinat dhe udhëtimet.

Periskopi.com Uncategorized

Ato kishin një lidhje të veçantë me njëra tjetrën e kjo kuptohet lehtë edhe në profilin e tyre në facebook ku shiheshin shpesh të postonin video nga momentet e tyre të udhëtimit.

Në një video që po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shoqet shihen në shoqërinë e tyre duke kënduar në makinë.

Jeta e vështirë e Izabelës:

Izabela kishte kaluar një fëmijëri të vështirë. Drama e parë ishte ajo e humbjes së motrës së saj 9 vjeçare në një aksident të tmerrshëm automobilistik. Në vitin 1989 një autobus me nxënës dhe mësues që kthehej nga Kampi i Pionerëve në Dajt rrëzohet në kthesën e zonës së quajtur Miniera e Boksideve, dhe ndër viktimat është edhe Manjola, motra e madhe e Izabelës, në atë kohë ishte në klasë të katërt. Pak vite më vonë Izabela përjetoi edhe një dramë tjetër; ndarjen e prindërve. Ku u rrit më së shumti nga tezja e saj.

Izabela më pas vazhdoi jetën e saj duke u martuar dhe për shumë kohë jetoi në Greqi, nga ku kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer. Deri në mëngjesin e sotëm ku një aksident fatal e ndau nga jeta bashkë me dy shoqet e saj Greta Sherifi që punonte në një atelie mode e cila kishte një vajzë 7 vjeçare dhe Elona Koçibaro nga Saranda, që thuhet se ishte e njohura e Gretës dhe studionte në Tiranë./ Opinion