b_1479800701-3291878

Aksident në Austri, plagosen rëndë babë e bir nga Kosova

Të shtunën pasdite, zjarrfikësit e qarkut të Baden-it, nuk kishin qetësi. Brenda një ore në Tribuswinkel, (pak kilometra larg Vjenës) kanë ndodhur dy aksidente të rënda. Në të dy aksidentet kanë mbetur të lënduar persona të shumtë, ndër ta edhe fëmijë, shkruan “heute.at”.

Periskopi.com Lajme

Në anën tjetër,  albinfo.ch merr vesh se në aksidentin e dytë në të cilin janë përfshirë dy vetura, pasagjerët e veturës Jaguar, (model i vjetër), kanë qenë babë e bir nga Kosova ( të moshës rreth 45 dhe 15 vjeçarë), banues në Vjenë të Austrisë.

Të gjithë të lënduarit nga ky aksident janë transportuar me shpejtësi për në spitalet më të afërta.

Sipas informacioneve të fundit të “albinfo.ch”, gjendja e të lënduarve është ende e rëndë, ndërkohë fatbardhësisht thuhet se jeta e tyre është jashtë rrezikut./albinfo