Aksident / ARKIV

Ferizaj, aksidentohet me trenin

Pasi nuk është ndalur te barrierat e hekurudhës, shoferi është përplasur me veturë në trenin që ishte duke lëvizur. Aksidenti ka ndodhur në Ferizaj.

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje pasdite në rr. “Reçaku” në Ferizaj. Në këtë aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili është përplasur me një tren.

Sipas Policisë, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në ora 17:02.

Në raportin e përditshëm policor thuhet se shoferi, shtetas i Kosovës, teksa ishte duke drejtuar veturën e tij nuk ndalur në barrierat e hekurudhës dhe është përplasur në trenin i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë drejtuesi i veturës, i cili është dërguar në tretman mjekësor.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik pas përkeqësimit të motit.