Pacolli kandidati i 50-të, ja kujt i liroi numrin 2

Periskopi.com Lajme

Në ora 24 të natës së kaluar ka qenë afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Emrat nuk janë bërë të gjithë publik përderisa pritet që gjatë ditës së sotme të bëhen edhe ata të fundit.

Ndryshe Indeksonline mëson se është pikërisht lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili në renditjen e kandidatëve gjendet me numrin 50, përderisa parashihej që ai të ishte kandidati me numër dy.

Sipas të gjitha informacioneve Pacolli është renditur i 50-ti, vetëm e vetëm që t’i lirojë vendin kandidatit dhe nënkryetarit të partisë së tij, Korab Sejdiut.

Duhet përkujtuar që AKR ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Pacolli e ‘la në lloç’ ish-gazetarin që sapo mori në parti

Periskopi.com Lajme

Ibrahim Rexhepi, njëri nga gazetarët e njohur të Kosovës i cili ju bashkua Aleancës Kosova e Re, nuk është përfshirë në listë të kandidatëve për deputet të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë publik vet ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Aty, Rexhepi ka shkruar se rrugëtimi i filluar së bashku me Behgjet Pacollin para disa muajsh do të jetë i gjatë.

“Ndonëse nuk do te jem pjesë e listës kandiduese, vazhdon implementimi i planeve për një Kosovë tjetër- më të mirë dhe më të pasur.Gjithsesi se kjo arrihet vetëm me vizionin e presidentit Behgjet Pacolli dhe te AKR-se si pjesë e qeverisjes. Pa dyshim se vazhdoj te jem pjese e këtij projekti dhe e ekipit te presidentit, vetëm e vetëm që të arrihet qëllimi final – jo vetëm sigurimi i vendit në qeverisje, por i përgjegjësisë për ndryshime”, ka shkruar Rexhepi.

Dridhet AKR, largime masive në Pejë

Periskopi.com Lajme

Përmes një komunikate për media dega e AKR-së në Pejë ka njoftuar se nga AKR-ja në Pejë janë larguar disa kryetar të nëndegëve në Pejë. Në komunikate shpjegohen edhe arsyet e largimit të këtyre kryetarëve.

Më poshtë ua sjellim njoftimin e plotë:

 Sot me datë 19.05.2017 njoftojmë opinionin publik në lidhje me vendimin e arritur dje pas mbledhjes dhe diskutimeve te mbajtura me disa kryesi te nëndegëve te degës se AKR-së në Pejë.

Me kërkesën e kryesive te disa nëndegëve te degës se AKR-së te përfaqësuara nga kryetaret është mbajtur takim pune më datën 18.05.2017 për shqyrtimin e aktiviteteve te degës se AKR-së ne Pejë.

Ne kete takim te nëndegëve te Komunës se Pejës .1 Çëndra e përfaqesuar nga kryetari prof.Ramiz Cuka (Nenkryetar I Degës se AKR-së ne Pejë) 2.Nëndega e fsh-Nakull e përfaqesuar nga z.Ismet Buxhovi,4Nëndega Bashqe e Madhe e perfaqeuar nga kryetari z.Zeke Hajdaraj 4.Nëndega Nabergjan e perfaqesuar nga kryetari ing.Maxhun Nikqi.5.Nëndega e bashkesis teritoriale te fsh-Trestenikut e perfaqesuar nga kryetari jurist.Kastriot Berisha .

Duke analizuar gjendjën aktuale te zhvillimeve brënda partisë dhe perfaqesimit te degës se AKR-së dhe manipulimeve te ndryeshme te cilat kanë ndodhur brenda degës te pranishemit kanë arritur në nëe perfundim që këto nendege te ketije regjioni te nderprejne qdo aktivitet prane degës se AKR-së ne Pejë.

Keta kryetare më kryesit e tyre konstatuan së vazhdimi I mëtutjeshem I aktivitetit politik në ketë degë është I paarsyeshëm.

Këto konstatime u bënë pas disktutimeve në prani të nënkryetarit të degës prof .Ramiz Cukaj .

NISMA e dëmton AKR-në, ia merr një nënkryetar

Periskopi.com Uncategorized

Nënkryetari i Kuvendit Qendror, njëherit anëtari i kryesisë së AKR’së në Ferizaj, Besnik Berisha, i është bashkuar Nismës për Kosovën.

Gjatë takimit që Berisha ka zhvilluar me sekretarin organizativ të NISMA’s, Enver Hoti, tha se i bashkohet NISMA’s, sepse jam shumë i bindur se vetëm me vizionin e kryetarit Limaj vendi do të ecë përpara.

Sekretari organizativ i NISMA’s, Enver Hoti, i ka uruar mirëseardhje në shtëpinë e madhe të NISMA për Kosovën, me bindjen që së bashku të kalojmë sfida të rëndësishme për vendin.

Besnik Berisha, ka marr edhe pëlqimin e plotë të strukturave tona në Ferizaj, që nga tani e tutje të jetë koordinator i degës së NISMA për Kosovën në Ferizaj./ Periskopi

 

Behgjet Pacolli do t’i bëjë shumë dëme LDK-së, thotë analisti

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Xhemal Ahmeti thotë se veprimet e njëpasnjëshme të Behgjet Pacollit do t’i bëjnë shumë dëme LDK-së.

“Së pari tha se Kosova duhet të suspendojë rrugën evropiane për 10-vjet. Kjo bie ndesh me objektivin kryesor të partisë së ish-presidentit Rugova që tanimë e udhëheq Hoti që është për BE. Pastaj aderoj në partinë e tij figura të PD-së Labinot Demin dhe Amir Ahmetin, të cilët janë për desekularizimin e shtetit në favor të një religjioni të caktuar”, thotë Ahmeti.

Sipas tij, mediat ruse dhe serbe qëllimisht e favorizojnë si dorë amerikane për t’ia rritur shanset kundër Haradinajt.

“Kursi i AKR-së bie në mënyrë ekstreme kundër parimeve të LDK-së dhe do të ketë pasoja të rënda. Me Lutfi Hazirin si ashtu të shënjuar pro interesave turke plus Pacollin barra bëhet e tepërt”, thotë Ahmeti.

Zbulohen mesazhe të Behgjet Pacollit me filozofin Nazmi Sfishtën (Foto)

Periskopi.com Lajme

Nazmi Sfishta i grupit “Aurora”, në një bisedë me shkrim me kreun e AKR-së, Behxhet Pacolli, lidhur me transferimin e tij te partia e AKR-së, ku Sfishta për këtë në agjencinë e lajmeve Zhurnal ka dërguar edhe foto nga biseda mes tij dhe Pacollit.

Në këto biseda shihet qartë se si Pacolli sillet në mënyrë jo serioze me intelektualin Sfishta, ku ky i fundit i është ofruar AKR-së për bashkëpunim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Mes tjerash Pacolli e “ofendon” Sfishtën dhe i thotë në mënyrë kategorike se nuk është aspak i interesuar që ta inkuadruar atë në partinë e tij.

Nuk dihet nëse këto mesazhe janë vërteta.

Shkrimi i plotë ndodhet KËTU

 

Anëtari i kryesisë së LDK-së flet për marrëveshjen me AKR-në

Periskopi.com Lajme

Muharrem Svarqa, anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i tanishëm i Ferizajt ka thënë se janë duke vazhduar konsultimet intensive për konkretizimin e marrëveshjes me Aleancën Kosova e Re.

“Jemi në konsulta intensive, nëse kjo marrëveshje arrihet do të dalim me një listë të përbashkët”.

“Me AKR-në kemi shumë pika të përbashkëta të programeve tona për ekonomi dhe për proceset integruese në të ardhmen”.

“Besoj se shumë shpejt të gjitha këto do të konkretizohen”.“Ne bisedat që po bëjmë me bashkëpunëtorët tonë ekziston vendosmëria për t’i fituar zgjedhjet”.“Ne do të jemi alternativa e vetme për t’i luftuat ata që deri tash e kanë kapur shtetin”.Këto komente Svarqa i ka bërë në një lidhje direkte për Info Magazine të Klan Kosovës.

AKR preferon koalicion me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Burime të Telegrafit brenda Aleancës për Kosovë të Re (AKR), mësojnë se shumica e eksponentëve në këtë subjekt politik, janë që koalicioni parazgjedhor të lidhet me Vetëvendosjen.

Sipas këtij burimi, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe juristi Korab Sejdiu, janë ndër më të zëshmit që koalicioni AKR-VV të jetë opsion për votuesit kosovarë në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

AKR-ja thotë se kurrë nuk do bënë koalicion me PDK-në

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së në emisionin Politikë në Tribuna Channel është shprehur se subjekti që ai përfaqëson kurrë nuk do të bëjë koalicion as para zgjedhor e as paszgjedhor me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Me PDK AKR-ja asnjëherë nuk do të jetë në koalicion PDK-në” ka nënvizuar Bahtiri.

Ai ka shtuar se do të përpiqen të bëjnë një bashkim të partive para zgjedhjeve për ta dërguar në opozitë Partinë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka shprehur se subjekti i tij është tejet i rëndësishëm në këtv vend. Sipas tij, në rast se fitojnë zgjedhjet do të ketë rritje ekonomike dhe stimulimi i tyre ekonomik është joshës edhe për partitë e tjera.

AKR kërkon ta dërgojë në arbitrazh demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu është shprehur në emisionin Politikë në Tribuna Channel se subjekti politik që ai përfaqëson kërkon arbitrazhin si zgjidhje për demarkacionin pasi Mali i Zi është edhe shtet mik për Kosovën e mund të ketë zgjidhje të dyanshme.

Sejdiu thotë se për 3 muaj zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Në fakt nuk e di që ka një subjekt politik se pjesa dërrmese e politikës së jashtme ka qenë falë Pacollit. Shumë njohje janë falë tij. Ne dyert i kemi të hapura në Evropë. Gjatë takimeve me partinë evropiane patëm rast të të bindimim një politikan spanjoll që do të angazhohej në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën” ka shtuar Sejdiu.

Ndërsa Bahtiri është shprehur se për asociacionin do të bisedohet me të gjitha komunat.

Për zgjedhjet në Kosovë nesër merret vesh që në mëngjes

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë nesër takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Takimi do të mbahet në ora 08:45 në kabinetin e presidentit të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, sot Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.

Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër, ndërsa tre prej tyre abstenuan.

Analisti i njohur porosit AKR e Pacollit: Me çyçek s’kalohet pragu

Periskopi.com Uncategorized

Analisti Xhemal Ahmeti thotë se AKR nuk do të mund të kalojë pragun.

Sipas tij, partia nuk bëhet me tallava edhe nëse vesh rrobat e Nënë Terezës.

Ahmeti ka shkruar kështu dhe ia ka bashkangjitur edhe dy këngë të Labinot Tahirit.

Ky i fundit, është kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt./ Periskopi

Shkrimi i plotë i Ahmetit:

ME ÇYÇEK NUK BËHET SHTETI

Çike çike jasha jasha nare nare … hyni në politikë dhe ju më flitni për shtet. Tmerr. Kurrë pragun AKR ta kalojë jo, harrojeni. Nuk bëhet partia me çike çike jasha jasha dhe çyçek edhe po i veshe teshat e nënë terezes …

 

Mustafa thotë se partitë e tjera po i frikësohen rritjes së LDK-së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partitë e tjera po ia kanë frikën rritjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj edhe po i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri këto deklarime i ka bërë në Deçan, ku LDK-ja pati ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit të degës së saj në këtë komunë.

Mustafa pohoi edhe se përkundër që Deçani qeveriset nga një tjetër parti, investimet nga qendra nuk kanë munguar pasi LDK-ja është parti që mendon dhe punon vetëm për interesat e qytetarëve, transmeton Klani

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synim ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”.

LDK-ja shpresat te një koalicion me AKR-në, i përgjigjet Pacolli

Periskopi.com Video

Pacolli tregon formulën e suksesit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka filluar të merret me thënie.

Periskopi.com Lajme

Madje, po shkruan vetë.

Ai kësaj radhe ka treguar se si duhet të jemi të suksesshëm.

“Punoni shumë, qëndroni pozitiv, dhe zgjohuni herët. Kjo është këshilla ime për sukses”, shkroi ai./ Periskopi

Edhe AKR ka vija të kuqe për koalicion

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është i hapur për koalicion me AAK-në, mirëpo ai theksoi se ekzistojnë kushte.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se partia e tij është për një ekonomi liberale duke premtuar rritje ekonomike mbi 8%.

Pacolli, në një bisedë në Rubikon të KTV-së, foli për takimin që kishte me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, ku nënvizoi ristrukturimin e partisë, çka tha se do të ndodh në kongresin i cili do të mbahet në fillim të muajit shkurt.

“I kam thënë se tash nuk jam i autorizuar të bisedoj për çështje të koalicionit, sepse prej kongresit që do të mbahet do të vendosim për lidershipin e ri të AKR-së. Neve nuk na pengon partneriteti me një parti, mirëpo ekzistojnë kushtet. Jo vetëm ndaj Haradinajt, por ndaj secilit”, ka thënë ai, raporton Koha.net.

“Jemi për një ekonomi krejt liberale dhe e-tregut. Ne do të kursejmë shumë energji nga fushat tjera dhe do t’i zbatojmë te puna. AKR-ja do të garantojë rritje ekonomike mbi 8%. Kjo nuk do të bëhet nga Dogana por nga veprimtaritë ekonomike”, u shpreh ai.

Pacolli theksoi se ekzistojnë vijat e kuqe duke mos deklaruar se për cilin subjekt politik e ka fjalën.

Duke cituar thënien se nëse mashtrohesh për herën e dytë është mëkat, ai lë të kuptohet se fjala është për PDK-në.

“Kam vija të kuqe por nuk dua të prononcohem, nuk dua ta banalizoj. Por të besosh një herë dhe të mashtrohesh nuk është mëkat, por të mashtrohesh për dytën herë, je budalla”, ka thënë ai.

AAK dhe AKR ende pa marrëveshje për koalicion

Dje për herë të parë, Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka vizituar Behgjet Pacollin e AKR-së.

Periskopi.com Lajme

 

Pas këtij takimi u fol për një koalicion të mundshëm parazgjedhor në mes këtyre dy partive.

Në lidhje me këtë, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për Lajmi.net se ende nuk ka asgjë konkrete, mirëpo ekziston mundësia e bashkëpunimit.

“AAK tashmë ka lidhur marrëveshje me NISMA-në dhe jemi në diskutime nëse kjo do të jetë e mundur edhe me AKR-në. Deri më tash nuk ka ndonjë gjë konkrete por në AAK ka një klimë pozitive për një bashkëpunim të mundshëm”, ka thënë Nitaj.

Rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas ka qenë indikator i qartë që i shtyrë të bëhen bashkë  Haradinajn, Pacollin dhe kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Prishet koalicioni AKR-LDK në Mitrovicë

Në mbledhjen e degës së LDK-së, e cila përfundoi para pak çastesh, me unanimitet u vendos që të prishet koalicioni me partinë e kryetarit Agim Bahtiri.

Periskopi.com Lajme

 

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka vendosur që nesër t’i japë fund koalicionit me Aleancën Kosova e Re (AKR) në Mitrovicë.

Në mbledhjen e degës së LDK-së, e cila përfundoi para pak çastesh, me unanimitet u vendos që të prishet koalicioni me partinë e kryetarit Agim Bahtiri.

Lajmin për e ka konfirmuar Safet Kamberi, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë.

Sipas tij, detajet e prishjes së koalicionit do të bëhen publike nesër.

“Nesër në ora 11:00 në selinë qendrore në Prishtinë, në konferencën për media, do t’i bëjmë publike të gjitha detajet rreth largimit nga koalicioni”, tha Kamberi, i cili mban edhe postin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës.

LDK në Mitrovicë kishte hyrë në koalicion me Agim Bahtirin pas rundit të parë të zgjedhjeve në vitin 2013, kur ky i fundit ishte në balotazh me Avni Kastratin e PDK-së, shkruan Kallxo.com.

Përçahet AKR-ja, shkaktar Nisma për Kosovën

Kandidati nga radhët e AKR-së në Drenas Elmi Thaçi dhe kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj bashkë me liderin e Nismës Fatmir Limaj, dhe kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri kanë nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni për komunën e Drenasit.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline, shefi i Shtabit Zgjedhor të AKR-së, në Drenas, Durim Neziri ka theksuar se kjo marrëveshje është e njëanshme, dhe nuk është e vlefshme.

“Marrëveshja e nënshkruar është e njëanshme nga kryetari Bahtiri dhe kryetarët e degës Nehat Thaçi, marrëveshje kjo që është përgjegjësi vetëm e atyre dyve nuk ka të bëjë me kryesinë dhe strukturat e  AKR-së në Drenas”, ka thënë Neziri.

Sipas këtij të fundit qëndrimi i AKR-së në Drenas ende nuk është bërë i ditur në lidhje me balotazhin që do të zhvillohet me 28 dhjetor.

“Shumë shpejtë si degë, si kryesi dhe si strukturë do të dalim me një qëndrim përfundimtar dhe të ju tregojmë se si do të jetë pozicioni jonë gjatë këtij balotazhi”, ka shtuar Neziri.

Sipas këtij të fundit ky nënshkrim është i pavlefshëm dhe nënshkrimi është vetëm i kandidatit Thaçi dhe kryetarit të Mitrovicës, Bahtirit.

“Bahtiri nuk ka të drejtë me u përzi në punët dhe çështjen e zgjedhjeve në Drenas, Bahtiri është kryetar i Mitrovicës nuk ka asnjë pozicion të caktuar në Aleancën Kosova e Re edhe çdo gjë që është nënshkruar sot nuk përputhet me pozicionin e AKR-së në Drenas”, ka shtuar Neziri.

Sipas tij të drejtën për të bërë këtë nënshkrim Bahtirit, ia ka dhënë marrëveshja interne që kanë Bahtiri dhe Limaj në mes vete, e cila marrëveshje sipas tij mund të jetë vetëm për interesa personale dhe asgjë më shumë.

“Për asnjë moment asnjë person i caktuar nuk është konsultuar në lidhje me këtë marrëveshje, dhe kjo marrëveshje është ero për kryesinë e AKR-së në Drenas, dhe kjo marrëveshje është vetëm interne në mes Limajt dhe Bahtirit dhe vazhdon të mbetet vetëm interes i ngushtë i këtyre dy personave”, ka përfunduar Neziri.

Duhet përkujtuar që pak minuta më parë marrëveshja e koalicionit në Drenas në mes Nismës dhe AKR-së është nënshkruar në ambientet e Nismës për Kosovën në Prishtinë

Kjo është marrëveshja AKR-NISMA (Dokument)

Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjedhjet e balotazhit në Drenas qe do të mbahen më 18 dhjetor.

Periskopi.com Lajme

Në marrëveshje thuhet se 55% e qytetarëve të Drenasit votuan për ndryshime dhe kësisoj këto dy parti do të përpiqen qe vullnetin e qytetarëve ta çojnë në fund më  18 dhjetor, transmeton ‘Indeksonline’.

Tutje në marrëveshje thuhet se NISMA dhe AKR premtimet e dhëna gjatë fushatës do t’i shndërrojnë në projekte të cilat do të ndryshojnë jetën e qytetarëve të Drenasit.