Shefit të AKI-së i kërkohet raportimi për ‘Syrin e Popullit’ dhe tentim-vrasjen ndaj Azem Vllasit

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi pritet që javën e ardhshme të raportojë para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së rreth tentim-vrasjes ndaj avokatit, Azem Vllasit dhe “Syrit të Popullit”, organizata e udhëhequr nga Murat Jashari.

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i këtij Komisioni, Rrustem Berisha ka thënë për “Indeksonline” se anëtarët e këtij komisioni do t’i kërkojnë kreut të Inteligjencës që tu jap informacione zyrtare rreth këtij rasti. Shqetësuese për deputetin e AAK-së është edhe deklarimi për listën e 26-personave për likuidim, e bërë nga organizata e personit që tentoi ta vriste avokatin Vllasi.

“Po, sigurisht se do ta ftojmë për mu informu javën që vjen dhe do të marrim iniciativën që të marrim më shumë informacione lidhur me rastin.  Sidoqoftë, askush kurrkujt s’ka të drejtë me ja marrë jetën apo me bo lista për me ja marrë jetën. Kjo është e tepruar, por mbetet t’i shohim informacionet zyrtare dhe kushdo që e ka bërë mendojë se është gabim”, ka thënë ai. Lajmi vijon më poshtë ↓

Edhe anëtarja tjetër e këtij komisioni, Melihate Tërmkolli ka konfirmuar se do t’i kërkohet shefit të Intelgjencës të raportojë rreth këtij rasti.

“Besojë se javën e ardhshme ne si Komision të ulemi të bisedojmë. Këto janë raste shumë të rënda pasi gjithsecili donë të dijë për sigurinë e vendit. Duhet të kemi njoftime rreth këtij rasti”, ka thënë shkurt ajo.

Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka apeluar institucionet përgjegjëse në vend që të merren me rastin në fjalë. “I kemi parë ato raportime por konsiderojmë se kjo është çështje për autoritetet e Kosovës”, ka thënë për “Indeksonline”, zëdhënësja e SHBA-ve në Prishtinë, J. Michelle Schohn.

Vlen të theksohet se Murat Jashari ishte personi që të hënën në mëngjes tentoi ta vriste Vllasin. Madje, ky person ka pranuar para Policisë së Kosovës se është udhëheqës i “Syrit të Popullit”, organizatë që në statutin e saj ka për qëllim eliminimin “tradhtarëve të popullit”.

Në këtë debat është përfshirë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.  Gjatë një emisioni televiziv, ai ka thënë se ka parë listën e personave të cilët kjo organizatë, sipas tij terroriste, ka lidhje me agjentura të ndryshme të cilat janë të lidhura direkt në Moskë.

“Në listë janë 26 njerëz të cilët, sipas kësaj organizate terroriste, duhet të ekzekutohen. Aty janë liderë të ndryshëm politikë të Kosovës, bartës të luftës së fundit, gazetarë, opinionistë e komandantë të ndryshëm të luftës”, ka deklaruar ai.

Shefit i AKI-së pasuri qindra mijëra euro dhe veturë 23.500 euro (Dokument)

Shefi i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi nuk e ka deklaruar pasurin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2016. Të paktën kjo nuk është publike në formularët e publikuar në ueb faqen e AKK-së edhe pse deklarimi i pasurisë është i obliguar me ligj për gjithë zyrtarët e shtetit.

Periskopi.com Lajme

Por një vit me herët, pra në vitin 2015, Gashi e ka deklaruar pasurin e tij, si dhe të familjes dhe të hyrat e tyre siç kërkohen me ligj.

Shefi i AKI-së, si duket ka një pasuri të mirë dhe të hyra ta mjaftueshme për një jetë mbi mesatare në kushtet e Kosovës. Në total pasuria e tij kalon shifrën mbi 300.000 euro por ka edhe një borxh, kredi prej 20.000 eurosh qe e ka marrë për blerje të veturës, raporton Infokusi.com Lajmi vijon më poshtë ↓

Paga e gruas së tij në KEDS me e madhe se e sekretarit të MPB-së

Në vitin 20015, Gashi ka deklaruar se kishte të ardhurat vjetore nga MPJ-ja në vlerë prej 13,200.00 eurosh.

Por pavarësisht pozitës së lartë në ministri, si sekretar i përhershëm, Gashi kishte siç e ka deklaruar në formularin e pasurisë ka marrë pagë më të vogel se gruaja e tij qe është e punësuar në KEDS. Paga vjetore e deklaruar e bashkëshortes është hiq me pak se 14,400.00 euro. Ndërsa të hyrat e printerëve ai i ka deklaruar se marrin, njeri pagë vjetore në vlerë 4,704.00 dhe pension 1,680.00 euro, raporton Infokusi.com

Kurse pasuri e paluajtshme e tani shefit të AKI-së kalon shifrën mbi 300.000 euro. Vetëm një banesë të prindit, 80 m2 ai e ka deklaruar se ka vlerë 160,000.00. Po ashtu ka një shtëpi 95 m2 në vlerë prej 95,000.00 eurosh dhe dy troje, një qe ka vlerë 28.000 euro dhe një tjetër 33.000 euro.

Shefi i AKI-së po ashtu e ka deklaruar edhe një kredi në vlerë prej 20.000 eurosh për ta blerë një veturë të cilën e ka deklaruar se kushton hiq me pak se 23.500 euro.

droton-gashi-akk-1 droton-gashi-akk-2 driton-gashi-akk-3

Kryetari i komisionit për AKI’në: Nëse drejtori i ri i AKI -së ka probleme me ligjin, të tërhiqet vendimi

Driton Gashi duhet të tërhiqet nga drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës në rast se ka akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare siç po raportohet nëpër medie. Kështu ka deklaruar për Gazetën Monitor Haxhi Shala, kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.

Periskopi.com Lajme

 

Shala ndonëse nuk është i informuar  për telashet e Gashit me ligjit, deklaron se në një rast të tillë Gashi nëse të vërteta janë pretendimet në medie, duhet ta liroj rrugën. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Besoj që ai  është i njoftuar për detyrën që ka marrë  dhe besoj që  do ta kryej mirë këtë detyrë të drejtorit të Agjencionit të Inteligjencës. Nëse ka aktakuza të ngritura për keqpërdorimi nuk është mirë të emërohet, dhe duhet të kthehet mbrapsht emërimi i tij”, ka theksuar Shala.

E nëse Gashi është i pastër ligjërisht atëherë Shala thekson se nga drejtori i ri pret të jetë në krye të detyrës pasi që siç ka thënë Shala “ nga ai pritet shumë”.

Ndryshe sot menjëherë pas publikimit se Gashi ka marrë këtë pozitë në medie ka qarkulluar një lajm se udhëheqësi i një prej divizioneve në MPB, Luan Ismajli, kishte bërë një kallëzim penal ndaj Driton Gashit, për keqpërdorim detyre, në maj të vitit 2016./Gazeta Monitor /

‘Shefi i AKI-së u shkarkua, nuk dha dorëheqje’

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, thotë se Agron Selimaj nuk është dorëhequr, por është shkarkuar.

Periskopi.com Lajme

Agron Selimaj ditë më parë njoftoi për dorëheqjen nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, por sipas Shalës atij i është kërkuar dorëheqja.

“Ai zyrtarisht është dorëhequr, por për mendimin tim është shkarkim. Atij i është kërkuar dorëheqja. Në situatën aktuale në Kosovë, largimi i tij është i dëmshëm për vendin. Nëse ai nuk ka qenë në krye të detyrës ai duhet të japë llogari”, ka thënë Shala në Interaktiv. Lajmi vijon më poshtë ↓

Shala ka deklaruar po ashtu se kërkesa për dorëheqjen e Selimajt kishte ardhur nga presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se di detaje për këtë, por nuk ka pranuar të tregojë më shumë. Ka thënë se pret që këtë ta bëjnë vetë Thaçi e Selimaj, në të kundërtën do të tregojë vetë në Interaktiv të KTV-së atë që di.

Ai ka komentuar edhe zërat se ish-presidentja Atifete Jahjaga është përmendur si kandidate për këtë post, duke thënë se “ajo ka aftësi dhe se e ka treguar veten aq sa ka pasur mundësi”.

‘Spiunët’ e AKI-së shpërblehen me dhurata për Vitin e Ri (DOKUMENT)

‘Babadimri’ shumë shpejt pritet t’i “vizitojë” spiunet në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Periskopi.com Uncategorized

Arsyeja e kësaj “vizite” pritet të jetë furnizimi i tyre me dhurata për Vitin e Ri.

AKI do t’i shpenzojë plotë 6 mijë e 896 euro për furnizim me dhurata për fëmijë. Lajmi vijon më poshtë ↓

Zyra e Prokurimit në AKI ka përzgjedhur kompaninë “Bendi Dona Plast” në tenderin “furnizim me dhurata për fëmijë”.

Në këtë tenderë kanë aplikuar 4 kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ka qenë për afër 800 euro më lartë se ajo fituesja.

Verifikimin e sigurisë nuk do ta bëjë më AKI-ja

Verifikimi i sigurisë do t’i hiqet nga dora Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Tashmë Qeveria ka iniciuar ndryshimet e nevojshme ligjore me qëllim që Departamentin e verifikimit ta shkëpusë nga AKI-ja, për t’ia bashkuar qoftë Zyrës së Kryeministrit, ose për ta bërë Agjenci të Pavarur në kuadër të Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Burime të gazetës brenda kabinetit qeveritar kanë theksuar të hënën se puna për ndryshime ligjore ka nisur tashmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë është në procedurë plotësim-ndryshimi dhe pjesa thelbësore që do të preket është ajo që ka të bëjë me verifikimin e sigurisë. Në shqyrtim janë disa opsione. Insistohet që Departamenti i verifikimit të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë ky burim. “Meqë Departamenti kryen një punë të ndjeshme, ka kërkesa edhe nga ndërkombëtarët e edhe nga shoqëria civile që atij t’i jepet statusi i agjencisë së pavarur, që do të jetë nën Kuvend” Lajmi vijon më poshtë ↓

AKI identifikon serben si spiunen kryesore të Rusisë (Video)

Strukturat e sigurisë në Kosovë e kanë identifikuar një serbe si spiune kryesore të Rusisë në rajon.

Periskopi.com Lajme

Madje, sipas AKI-së, ajo ka lidhje edhe me një deputet të Listës Serbe me të cilin ka qenë në trajnim në bazën ruse për spiunazh në Serbi.

  Lajmi vijon më poshtë ↓