femijet

Në Prishtinë hapet akademia e futbollit me trajnerë të Real Madridit dhe Atletico Madridit

Periskopi.com Sporti

Nga tash e tutje në Prishtinë është hapur Akademia e futbollit ‘Madrid Soccer Academy’.

Kjo akademi do të punojë sipas programit spanjoll dhe do të mbikëqyret nga trajnerët spanjoll me përvojë në akademitë e Real Madrid e Atletico Madrid.

Në këtë akademi do të bëhet zbulimi dhe krijimi i talenteve të rinj, puna sipas programit spanjoll dhe metodologjisë më moderne në Spanjë, mësimi i elementeve tekniko-taktike, përgatitja mentale dhe fizike, të ushqyerit, përgatitja e strategjisë për lojë dhe çdo vit grupmoshat e akademisë do të dërgohen në Madrid për të luajtur me akademitë më të mira të futbollit.

Tashmë regjistrimi ka filluar dhe interesimi është mjaft i madh.