Reuters raporton për vdekshmërinë në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit

Me përjetimin e dimrit më të ashpër në dekada në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit në Prishtinë e shkaktuar nga termocentralet u ngrit në nivele të pashëndetshme që ndonjëherë ishin më të këqija sesa ato të gjetura në Pekin.

Periskopi.com Lajme

Indeksi i cilësisë së ajrit, i matur nga ambasada amerikane në Prishtinë, tejkaloi shifrat prej 300 për disa ditë me radhë gjatë muajit dhjetor, nivel ky i identifikuar si i rrezikshëm për shëndetin. Smogu i zi mbi Prishtinë shkaktohet nga termocentralet me qymyr në dalje të qytetit dhe nga përdorimi në masë i qymyrit për ngrohje.

Indeksi i cilësisë së ajrit i matur nga ambasada edhe të hënën në mëngjes ishte në nivelin e kuq, në 152.

“Kur i lajmë rrobat tona të bardha dhe i vendosim jashtë për t’i tharë, shpesh na duhet t’i lajmë sërish për shkak të pluhurit”, thotë për Reuters Besim Sllamniku, i cili jeton afër termocentraleve, transmeton Koha.net.

Kosova, e cila është e pesta në botë për kah rezervat i linjitit, bazohet në qymyr për prodhim të energjisë elektrike dhe shumë shtëpi e përdorin atë për ngrohje sepse është mënyra më e lirë në treg. Por përdorimi i tepruar i qymyrit është duke i dhënë efektet e tija negative.

“Kemi rritje të numrit të pacientëve”, ka thënë për Reuters Skender Baca, pulmolog në spitalin shtetëror.

Një studim i vitit 2013 nga Banka Botërore ka treguar se ndotja e ajrit në Kosovë është vlerësuar se shkakton 852 vdekje të parakohshme dhe 318 raste të reja të bronkitit kronik çdo vit.

Gjendja nuk është më e mirë as në shtetet tjera të Ballkanit. Sipas shifrave zyrtare, cilësia e dobët e ajrit në kryeqytetin maqedonas, Shkup, është shkaktare për vdekjen e parakohshme të 1,300 personave çdo vit.

Bosnja është në vendin e pestë në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë si vendi me vdekshmërinë më të lartë nga ndotja e ajrit, me 92 vdekje për çdo 100,000 banorë. Ajo vjen pas Ukrainës, Bullgarisë, Bjellorusisë dhe Rusisë.

Anes Podic, një aktivist i organizatës “Eko akcija” në Sarajevë, ka thënë se termocentralet me qymyr dhe përdorimi i qymyrit për ngrohje ishin shkaktarët kryesorë të ndotjes në Bosnje.

“Shporetet me dru janë të një cilësie të dobët dhe kanë lirim të madh të gazrave”, ka thënë ai, duke shtuar se qeveria duhet të ndalojë përdorimin e qymyrit për ngrohje dhe të reduktojë ndotjen, transmeton Koha.net.

Aleanca për Shëndet dhe Ambient me bazë në Bruksel (HEAL) ka treguar përmes një hulumtimi të vitit të kaluar se rreth 60 për qind të emetimeve në Ballkanin Perëndimor mbërrijnë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Nëse BE dëshiron të përmirësojë cilësinë e ajrit, i duhet ta luftojë Ballkanin. Është e vështirë të kesh ajër të pastër nëse një vend tjetër të ndot”, ka thënë Vlatka Matkovic Puljic, oficere për shëndet e energji e HEAL-it për rajonin e Ballkanit.

Për herë të parë “Alarm i kuq kombëtar” ndotja e ajrit në Kinë

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë alarmin kombëtar të kuq për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu

Periskopi.com Lajme

Në rajonet e veriut dhe lindjes së Kinës është dhënë për herë të parë “alarmi i kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ka deklaruar se ka dhënë “alarmin e kuq kombëtar” për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Pekin, Tienxhin, Hibej, Hënan, Shandong, Anhui dhe Xhiangsu.

Qendra Meteorologjike ka njoftuar se dukshmëria ka rënë nga 500 deri në 50 metra. Ajo ka kërkuar gjithashtu që të merren masa në aeroporte, rrugë dhe porte, si dhe iu ka kërkuar shoferëve që të ecin me shpejtësinë e duhur për shkak të ndotjes.

Javën e shkuar në Kinë u dha alarmi i ndotjes për 23 qytete, ndërkohë që u anuluan shumë fluturime në Pekin dhe Tienxhin. Në disa zona autoritetet urdhëruan ndalimin e ndërtimeve dhe mbylljen e shkollave.

Ndotja e ajrit në Kinë, anulohen qindra fluturime

Ndotja e ajrit e cila është efektive në pjesën e mesme dhe veriore të Kinës ka shkaktuar anulimin e 217 fluturimeve në kryeqytetin e vendit Pekin dhe 227 në Tianjin.

Periskopi.com Lajme

Sipas lajmit të “South China Morning Post” theksohet se në rajonet në fjalë norma e grimcave të dëmshme të matur në ajër është 12 deri në 20 herë më shumë se kufiri që pranohet nga Organizata Botërore Shëndetësore, raporton AA

Ndër të tjera theksohet se shikueshmëria në Pekin ka rënë deri në 50 metra, dhe si pasojë janë anuluar 217 fluturime në kryeqytet dhe 227 në Tianjin, duke lënë shumë udhëtarë në pritje nëpër aeroporte.

I rrezikshëm aktualisht ajri në Prishtinë

Cilësia i ajrit në Prishtinë tash e sa kohë del të jetë e pashëndetshme, e as mbrëmja e sotme nuk është përjashtim.

Periskopi.com Lajme

Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti sot është zgjuar me cilësi relativisht të mirë të ajrit, por që kjo gjendje është përkeqësuar në orët e mbrëmjes.

Por tani, në matjet që janë bërë në orën 21:00, del se niveli i cilësisë së ajrit ka arritur në shkallën 317 ppm e që cilësohet si “i rrezikshëm”.

ajrii

Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë.

Në sajtin e Ambasadës Amerikane sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.

Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë.

Protestë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë (Foto)

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot për të protestuar kundër ndotjes se ajrit në Prishtinë e cila ditëve të fundit ka arritur deri në nivelet e rrezikshmërisë.

Periskopi.com Lajme

Protesta e cila është paraparë të fillojë nga ora 16 e deri në orën 18 ka bërë që qytetarët të vendosin maska në fytyrë kundër siç e quajnë ata vrasësit të padukshëm.

Rritet numri i të sëmurëve nga ajri i ndotur, KEK-u thotë se nuk është fajtor për ndotjen

Numri I të sëmurëve nga mjedisi i ndotur është shtuar, në veçanti në muajin e fundit, thonë ekspertët e shëndetësisë në Kosovë, duke nënvizuar problemet e shtuara me mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore.

Periskopi.com Lajme

Punëtorët shëndetësorë thonë se edhe numri i pacientëve në spitale është rritur, ndërkohë që përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë bërë të ditur se nga ndotja e ajrit llogaritet se shkaktohen mbi 800 vdekje të parakohshme në vit.

Rukije Mehmeti, pulmologe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se numri i të sëmurëve, sidomos muajin e fundit, është rritur shumë. Sipas saj kapacitetet e shtretërve në Klinikën e Pulmologjisë janë përmbushur 100 për qind me pacientë të shtrirë.

‘’Është e papërshkrushme sa është rritur numri i pacientëve. Dhe normalisht që ka ndikuar ajri i papastër, sidomos tek sëmundjet me bronkit, astma tek të moshuarit, edhe gjendja gripoze që është lidhur në këtë periudhë, është përkeqësu gjendja. Janë rritur pranimet, është shtuar numri i hospitalizimeve. Në spital nuk kemi vende të lira dhe nevojat janë më të mëdha se kapacitetet,’’ ka thënë Mehmeti.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një komunikate, ka theksuar se kohët e fundit qyteti i Prishtinës është zhytur në smog, që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

Vlerësohet se ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë janë makinat e vjetra dhe kompanitë e mëdha të industrisë së rëndë.

Kosova është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtarë në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka thënë se gjatë ditëve të fundit, sipas matjeve që i ka bërë kjo agjenci, ka rezultuar se janë dy periudha kohore brenda 24 orëve që ajri është më i ndotur. Ai flet edhe për termocentralet, të cilat i sheh si ‘kancer’ të ambientit në të ardhmen.

‘’Të dhënat tregojnë që ka dy periudha kohore gjatë 24 orëve kur ka tejkalime enorme. Ato janë mbrëmja, deri në orën 2 pas mesnate dhe mëngjesi, rreth orës 6. Ne duhet të marrim masa për termocentrale të reja, ose largimin e termocentraleve të vjetra, pasi do të jenë kancer i së ardhmes për mjedisin’’, ka thënë Morina.

Por, Skender Bucolli, zyrtar për informim në Korporatën Energjetike të Kosovës, nuk e sheh këtë institucion si ndotës, pasi, siç thotë, vetëm dy vitet e fundit janë investuar mbi 50 milionë euro për mbrojtjen e ambientit dhe cilësinë e ajrit.

‘’Sa i përket KEK-ut, sidomos termocentralit Kosova A, pas investimeve të fundit që janë bërë vitet e fundit, asnjëherë nuk i ka tejkaluar parametrat e lejuar. KEK-u në vitet e fundit ka investuar më shumë se 50 milionë euro. Është mbuluar një kodër e tërë me 250 hektarë hi, e që ka qenë e trashëguar qysh prej viteve të paraluftës dhe tashmë ajo është mbuluar mbi 85 për qind. Nuk mund të themi se jemi të kënaqur, po kemi bërë shumë investime dhe do të vazhdojmë të punojmë për përmirësim të mëtutjeshëm’’, ka thënë Bucolli.

Ndërkohë, udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skender Syla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ajri i pastër, i paraparë me standardet e OBSH-së, paraqet një parakusht për zhvillim normal të shëndetit të individit, derisa shton se Kosova nuk i përmbush këto standarde.

‘’Ne në Kosovë kemi një mjedis të degraduar dhe ndotja e ajrit është e shprehur në nivelet më të larta, sidomos javët e fundit. Qeveria e Kosovës do të duhej në aspektin afatgjatë të krijonte resurse të reja energjetike, të cilat do të prodhonin energji të pastër dhe alternative. Gjithashtu, të rregullohet ngrohja, e sidomos djegia e thëngjillit, e që dihet që shumë amvisëri e përdorin thëngjillin për ngrohje’’, ka thënë Syla. /REL/.

Fakte të reja për ajrin e ndotur në Prishtinë, ka pjesë ku nuk guxojnë as të kalojnë fëmijët

Përafërsisht 9,500 qytetarë vdesin çdo vit në Londër për shkak të ekspozimit afat-gjatë në ajër të ndotur. Vdekjet e parakohshme vijnë si pasojë e dy ndotësve kryesorë: grimcave të imta të njohura si PM2.5 dhe gazit toksik, i njohur si dioksidi i azotit (NO2).

Periskopi.com Lajme

Ndotja e ajrit vazhdon edhe më tej të mbetet problem alarmant në Kosovë, e organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim pas matjeve të kualitetit të ajrit kanë ardhur në përfundim:

1) Ndotja e ajrit në Prishtinë me NO2 është një problem i vazhdueshëm, që shpesh kalon disa herë vlerat e EU-së dhe OBSH-së.

2) Gjatë periudhës së dimrit gjendja bëhet edhe më alarmante, duke regjistruar vlera deri në 3-herë më të larta nga ato të EU-së dhe OBSH-së;

3) Nivelet më të ulta të ndotjes së ajrit me NO2 mbesin gjatë periudhës së verës dhe vjeshtës së hershme;

4) Të dhënat tona tregojnë se përafërsisht zona më alarmante me ndotje të lartë me NO2 është trekëndëshi ndërmjet Stacionit të Autobusëve, Hotelit Grand dhe Bregut të Diellit;

5) Çdokush – sidomos grupet më të ndjeshme sikurse fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë me sëmundje respiratore – që kalon kohë në zonën e përmendur në pikën 4-ër, i ekspozohet një ndotje të lartë dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre;

6) Shpeshherë, gazi toksik NO2 akumulohet edhe brenda ndërtesave, prandaj një hulumtim më i thellë duhet bërë;

7) Matjet të cilat i kemi bërë, janë matje jo-digjitale, por përmes tubave difuziv, të cilët japin vlerën mesatare, rezultatet e të cilave janë çertifikuar në Londër;

8) Burimi i ndotjes me NO2 është kombinimi i trafikut të dendur dhe emetimeve nga Termocentralet A dhe B;

9) Të dhënat tona tregojnë se nivelet e larta me gazin toksik NO2 kanë një ndikim të madh në shëndetin e qytetarëve dhe që kërkon masa të mënjehershme për të përmirësuar situatën;

10) Në fund, ajo që vlen të theksohet është se matjet e ndotjes së ajrit, të bëra nga PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, janë matje lokale dhe të lëvizshme, për dallim nga matjet që bëhen nga institucionet shtetërore që janë matje të përgjithshme dhe statike.

Matjet e PEN dhe Lëvizjes Shkenca për Ndryshim, kanë avantazh ndaj atyre të institucioneve shtetërore, sepse ndotja mund të ndryshojë nga rruga në rruge, nga lagja në lagje, dhe si pasojë të neglizhohet nga matësit statikë dhe të zbulohet më lehtë nga matësit e levizshëm në nivel lokal.

KAMPANJA DHE AKSIONE KUNDËR NDOTJES SË AJRIT

PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, në kuadër të projektit “Making Sense EU”, që nga Gushti i vitit 2016 kanë filluar të bëjnë matje edhe të mikro-grimcave PM2.5 (mikro-grimca të cilat kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometër). Këto grimca janë ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë kancerin e mushkërive dhe sëmundje tjera respiratore. Matjet e para janë testuar gjatë Festivalit Dokufest në Prizren, ku me ç’rast është publikuar edhe një analizë e shkurtër që theksonte faktin se rezultatet nga Prizreni tregonin nivele të larta të ndotjes me PM2.5, madje katër herë më i lartë sesa limiti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që niveli mesatar i mikrogrimcave PM2.5, gjatë 24-orëve, të mos jetë më i lartë se 25ug/m3.).

Së bashku me një interpretim të rezultateve nga matjet e ndotjes me PM2.5 gjatë periudhës Shtator-Tetor 2016, PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim do të fillojnë së shpejti një kampanjë përmes së cilës do të ndërmarrin aksione direkte që kanë të bëjnë me ngritjen e çështjes së ndotjes së ajrit në diskursin publik dhe të kërkojë më shumë transparencë në informimin e drejtë dhe të shpejtë të qytetarëve mbi ndotjen e ajrit nga institucionet relevante./ Periksopi

 

 

 

Marsh i gjelbërt në Mitrovicë

Sot në Mitrovicë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh me karakter mjedisor, të cilat synonin të rrisin vetëdijen qytetare dhe institucionale për rëndësinë e trajtimit të çështjes së mbeturinave, dukuri kjo shqetësuese për të rinjtë dhe qytetarët e kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Përmes një marshi simbolik i organizuar prej nxënësve të klubeve të gjelbërta, të themeluara prej GAC në shkollat e qytetit dhe ndihmës së kompanisë publike “Uniteti” është bërë thirrje që të ruhet mjedisi dhe të zvogëlohet ndotja mjedisore që po i bëhet lumit në qytet prej anës së qytetarëve.

Sipas një komunikate të GAC, janë dhënë shembujt më të mirë të kujdesit ndaj mjedisit dhe promovimit të koncepteve mjedisore duke potencuar nisjen e sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në shkolla dhe amvisëri.

“Nisja dhe zgjerimi i ndarjes së mbetjeve të riciklueshme do të ndikojë në zvogëlimin e sasisë totale të mbeturinave që shkojnë në deponim dhe njëherësh do të kontribojë për përfitim ekonomik për sektorin e margjinalizuar që jetojnë përmes grumbullimit të mbetjeve të riciklueshme”, thuhet në komunikatë.

Aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të projektit “Ecofriend- Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes zhvillimit të programit për edukim mjedisor në institucionet arsimore“, i cili përkrahet prej komunës së Mitrovicës dhe GIZ gjerman-SMS project, implementuar prej Green Art Center-Prishtina(GAC).

 

 

Ndotje alarmante e ajrit në Kinë, rekomandohet shmangja e ambienteve të hapura

Ndotja e ajrit në veri të Kinës në masë të madhe ka vështirësuar jetën në këtë pjesë të shtetit, ndërkohë që autoritetet e vendit kanë shpallur alarmin e shkallës së verdhë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më pak kohë të kalojnë në ambient të hapur.

Periskopi.com Lajme

Enti Meteorologjik i Kinës njoftoi se shkalla e ndotjes së ajrit është rritur në masë të madhe dhe se alarmi i verdhë vlen për Pekinin dhe për provincat Tianjin, Hebei, Henan, Shanxi dhe Shandong, raporton AA

Sinoptikët paralajmërojnë se ndotja e ajrit dhe retë e dendura të smogut do të mbizotërojnë edhe të dielën, ndërkohë që një përmirësim i vogël i cilësisë së ajrit pritet të bëhet të hënën.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar qytetarët që sa më pak kohë të kalojë në ambiente të hapura, ndërsa gjatë daljes jashtë të mbajnë maska në fytyrë.

Ndotja e ajrit në vendin më të populluar në botë është një problem i përhershëm nga shkaku i zhvillimit industrial, megjithatë problemi është intensifikuar sidomos në dy vitet e fundit.

Pekini dhe Shangai kryesojnë listën e metropoleve më të ndotura të botës, dhe duket se ky është çmimi që paguajnë për zhvillimin e shpejtë industrial dhe urbanizimin galopant.