prishtine

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit  thotë se është përmirësuar gjendja e ajrit në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

 

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka bërë të ditur se gjendja e ajrit në Prishtinë është përmirësuar, gjatë këtyre katër ditëve.

“Aktualisht vlerat e PM10, për të cilin ishin regjistruar tejkalime ne ditët e mëparshme janë brenda kufijve të lejuar të vlerave mesatare ditore (50ug/m3)”, thuhet në njoftimin nga AMM.

Sipas AMM matjet janë realizuara nga dy stacionet monitoruese të cilësisë së ajrit në Prishtinë, përkatësisht oborri i ndërtesës Rilindja dhe oborri i Institutit Hidrometerorologjik.

Në bazë të analizave të fituara nga monitorimi i cilësisë së ajrit gjatë këtyre ditëve ka qenë brenda kufijve të lejuar, përjashtuar datën 26.11.2016, ka bërë dëitur Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit

“Ky përmirësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, reshjet e shiut dhe reshjet e borës”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e AMM.

Ndërsa matjet nga Amabasada e Amerikës ishin bërë sot në ora 8 të mëngjesit e që kishin rezultuar të jenë në nivelin 59 ppm, ndërkaq dje ka qenë vetëm 49 ppm.