Interi është një ‘prostitutë’ sipas ish-tranjerit të Ajax-it

Në një intervistë për portalin Volkskrant në Holandë, ish menaxheri i Ajaxit në vitet 1997-2013, David Endt, ka folur për largimin e Frank De Boer nga Interi.

Periskopi.com Sporti

Sipas tij Interi nuk është gjë tjetër veçse një prostitutë e veshur bukur.

“Interi është sikurse një divë e veshur bukur me një fustan zi dhe kaltër, por ne realitet nuk është gjë tjetër veçse një prostitutë”. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Unë kam pasur kontakt me Frankun dhe e kam paralajmëruar për çmendurinë e botës së Interit, ambicia është shumë e madhe te Interi”.

“Ky klub është emër i madh në botën e futbollit dhe normalisht që ai ishte i tunduar pasi kishe mundësinë të punonte për një kompani të tillë. Unë e kuptoj”

Endt ka thënë se në këtë gjë ka faj edhe Manicini që e ka bërë fazën përgatitore. /Periskopi.com

Suarez: Nëse largohem nga Barcelona, dua të kthehem te kjo skuadër

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka folur për një largim të mundshëm nga katalunasit.

Periskopi.com Sporti

Uruguaiani thotë se në rast largimi nga Camp Nou do të rikthehej te Ajax.

“Të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar në Barcelonë. Shpresoj të mbetem këtu për pjesën e mbetur të karrierës. Por, për ta bërë këtë duhet gjithmonë të luaj në nivelin më të lartë”, deklaroi Suarez. Lajmi vijon më poshtë ↓

“Sigurisht se do të më pëlqente të rikthehesha në Ajax. Së paku për t’iu falënderuar. Ai është një klub i madh ndaj të cilit jam mirënjohës sepse më ka bërë të famshëm në Europë”, shtoi ai. /Periskopi.com

Barca transferon Cillessen

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e portierit të Ajaxit, Jasper Cillessen.

Gjigandit katalan i ka kushtuar ky transferim rreth 14 milionë euro.

Ky transferim vjen si zëvendësim i Claudio Bravo, i cili është transferuar te Manchester City. /Periskopi.com