9 persona të famshëm që janë prekur nga HIV/AIDS

Ne po ju sjellim rastet tyre. Freddie Mercury, vokalisti i rok grupit Queen, ishte 45 vjeç kur ndërroi jetë nga SIDA, në vitin 1991.

Periskopi.com Limonada

Aktori Rock Hudson ishte në mesin e personave të parë të famshëm që ka vdekur nga kjo sëmunde. Vdekja e tij në moshën 59 vjeçare e ka bërë shoqen dhe kolegen e tij Elizabeth Taylor ta kalojë pjesën tjetër të jetës së saj duke mbledhur fonde për studimet rreth kësaj sëmundjeje. Aktorja Amanda Blake, ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare. Aktori dhe regjisori britanik Tony Richardson, ka vdekur nga AIDS në vitin 1991.

Ish lojtari i NBA, Earvin “Magic” Jophnson, në vitin 1991 njoftoi publikun se ishte diagnostikuar me HIV. Ai krijoi fondacionin “Magic Johnson”, që ta luftojë këtë virus dhe të rrisë vetëdijesimin rreth tij. Legjenda e baletit Rudolf Nureyev, ka vuajtur nga një rast i avancuar i Sidës dhe vdiq në vitin 1993 në moshën 54 vjeçare.

Chuck Panozzo nga grupi Styx, njoftoi në vitin 2001 se është homoseksual dhe se ishte duke jetuar me HIV. Charlie Sheen njoftoi me 17 nëntor të vitit 2015 se ishte HIV pozitiv. Danny Pintauro ka deklaruar në shtator të 2015 se ka jetuar me HIV për 12 vjet. Ai është i martuar me partnerin e tij Wil Tabares dhe tani është i përkushtuar në luftimin e HIV/AIDS.

SIDA

10 raste të reja me HIV/AIDS këtë vit në Kosovë

Përdorimi i shiringës së personit i cili është i infektuar me HIV edhe nga një person tjetër është mënyra më e shpejtë e infektimit me këtë virus.

Periskopi.com Lajme

Kështu u shpreh Edona Deva nga CDF, menaxhere e GF HIV programit në Kosovë në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.

“Numri i personave që jetojnë me HIV është në rritje falënderuar terapisë shumë efikase ndërsa numri i personave të infektuar me HIV është në ulje. Uljen e ka shkaktuar terapia. Në botë ka paletë të gjerë të intervenimeve apo shërbimeve parandaluese për HIV”, u tha nga ajo.

E sipas zëvendësministrit të Shëndetësisë, Izet Sadiku në Kosovë ka rritje të të infektuarve më HIV. Ai theksoi se këtë vit në Kosovë janë raportuar 10 raste.

“Këtë vit kemi dhjetë raste të infektuar me HIV, numër ky që tregon rritje. Rajoni ka shuam raste të reja, vetëm Shqipëria që në 93-ën ka shënuar rastin e parë mirëpo ka rreth 1000 raste të raportuara”, ka thënë Sadiku.

Ndërsa përfaqësuesi i IKSHPK-së, Ilir Begolli theksoi se instituti po e bën të pamundurën për vetëdijesimin e qytetarëve.

“Instituti e përcjell tërë kohën situatën sa i përket infektimit. Atë parandalues dhe mbajtjen e trajnimeve, mirëpo e ka edhe atë komponentët e diagnostifikimit përfundimtar. Një kompleks i tërë mund të thuhet se është duke u aranzhuar për parandalimin dhe diagnostifikimin”, ka thënë Begolli.

SIDA

Seks, drogë dhe tatuazhe, shtohen rastet me HIV/AIDS në burgjet shqiptare

Personat e burgosur janë në risk të lartë për t’u infektuar nga HIV/AIDS. Në një studim të bërë për herë të parë në burgje u identifikuan raste të reja me HIV/AIDS, ndërkohë që të burgosurit pranojnë se kryejnë marrëdhënie homoseksuale të pambrojtura.

Periskopi.com Lajme

“Prevalenca e përgjithshme e HIV/AIDS në sistemin e burgjeve është nën 1 përqind. Janë tërësisht raste të reja. Sistemi i burgjeve është një minë me sahat për sa i përket shpërthimeve epidemike sidomos të HIV/AIDS. U konstatua se të burgosurit përfshihen shpesh në marrëdhënie heteroseksuale apo edhe në marrëdhënie homoseksuale”, u shpreh Arjan Boçi, Stop AIDS, shkruan Top Channel.

Studimi është bërë në shtatë burgje të vendit dhe në shifra më të larta kanë rezultuar të prekurit me hepatit B dhe C të cilët nuk e dinin më parë.

“Ne pamë nivele të larta të hepatitit B dhe të hepatit C në nivele 9 përqind të hepatiti B dhe 11 përqind për hepatitin C, ndërsa 2 përqind me sifiliz. Por, u pa se të burgosurit përfshiheshin në sjellje të shumta me rrezik, të cilat i vënë ata në rrezik për marrjen e këtyre infeksioneve. Dua të përmend marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ku më shumë se 2 të tretat e të burgosurve që kryenin marrëdhënie seksuale në burg nuk përdornin prezervativin”, tha Boçi.

Të burgosurit përdorin droga me injektim çka përbën një tjetër mënyrë të rrezikshme të transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive.

“Shkëmbime të shumta praktikash të injektimit. 13 përqind e tyre treguan se përdornin drogë në burgje. Shqetësues është edhe fenomeni i tatuazheve”, shtoi Boçi.

Shqetësues janë dhe tatuazhet që të burgosurit bëjnë gjatë kohës se vuajtjes së dënimit nga jo profesionistë dhe me mjetet jo të duhura duke  shtuar një tjetër rrugë të transmetimit pasi 2/3 e të burgosurve të përfshirë në studim kanë pranuar se kanë bërë të paketën një tatuazh në burg.