aida derguti

Dërguti: Shpejt mund të ketë takim liderësh, ku arrihet marrëveshja për demarkacion

Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se pret që çështja e demarkacionit të zgjidhet pas takimeve që po mbahen me opozitat.

Periskopi.com Lajme

“Gjithsesi do të duhej që kjo të përfundonte pas takimeve që po i mbajmë të udhëhequra nga Naim Rashiti”, ka thënë Dërguti, transmeton Koha.net.

Deklarata nga këto takime pothuajse ka qenë e përfunduar sipas Dërgutit, por ka ndryshuar diçka e vogël në fund që nuk kanë rënë të gjithë dakord dhe është shtyer.

“Jemi shumë afër finalizimit. Takimi i radhës mund të jetë mes liderëve dhe mund të arrihet marrëveshja”, ka përfunduar Dërguti.