AAK lëshon pe, nuk e do kryeministrinë me patjetër

Periskopi.com Lajme

Ahmet Isufi nga AAK ka folur për koalicionet e mundshme që do të ndodhin pas zgjedhje në Kosovë.

Ai tha se preferojnë nj koalicion sa më të gjerë, por kur u pyet a më mirë me PDK-në apo me LDK-në tha se preferojnë t’i dërgojnë në opozitë të dyja.

Ajo që ka habitur më së shumti është se Isufi tha se AAK-ja nuk e ka me patjetër të mbajë postin e kryeministrit.

“Do të ishte mirë të vazhdonte atë 100 ditshin, por nuk është patjetër që Haradinaj të jetë kryeministër, për të mirën e vendit duam të punojmë”, tha Isufi në Klan./Periskopi

Reklamë
Reklamë

Isufi tregon çfarë duhet bërë për Ushtrinë nëse nuk pajtohet NATO

Ahmet Isufi nga radhët e AAK-së ka deklaruar se shteti e ka për detyrë që të garantojë të gjithë qytetarët e vendit, sidomos minoritetet, se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës nuk kërcënon sigurinë e askujt.

Periskopi.com Lajme

Isufi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se mospajtimi i Listës Serbe dhe shtetit serb për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk duhet të jetë pengesë për këtë ndryshim.

“Nuk janë pajtuar as me pavarësinë e Kosovës. Nuk janë pajtuar, por Kosova ka ec. Nuk mund të pritet pajtimi i gjithkujt në Kosovë”, ka thënë ai.

Duke komentuar reagimet e SHBA-së dhe të NATO-s se transformimi i FSK-së në Ushtri duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe jo vetëm me ligj, Ahmeti ka thënë se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen pasi që qytetarët të binden se Ushtria nuk cenon sigurinë e askujt.

“Forma e angazhimit për të ndryshuar misionin mund të jetë komplikuar për shkak të ndryshimeve kushtetuese që po shihet si pengesë edhe pse nuk shoh se duhet të ketë. Kushtetutat ndryshohen në gjithë botën, nuk është as bibël as kuran. Nuk ka shtet pa Ushtri. Ajo nuk është ushtri vetëm e shqiptarëve, por e gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të garantojmë që asnjë qytetar nuk do të rrezikohet pavarësisht nga nacionaliteti dhe çdo dallim që mund të ketë në shtetin e Kosovës. E dimë që pakica serbe gëzon më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në rajon e Evropë. Nuk po e dëgjojmë popullin tonë e po dëgjojmë çfarë thonë të tjerët”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë se FSK ka dëshmuar disa herë se është e trajnuar sa duhet për t’u transformuar në Ushtri dhe e meriton të jetë Ushtri.

“Kemi thënë edhe më herët se Kosova ka plotësuar kushtet që të ketë Ushtrinë e saj duke llogaritur në kapacitetet që i ka krijuar FSK-ja dhe mund të themi që angazhimet e FSK-së kanë kaluar në rutinë duke pritur që të ndodhë transformimi në Forcën e Armatosur të Kosovës”, ka thënë ai.

Reklamë
Reklamë

AAK -ja kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Nënkryetarët e AAK-së, Ahmet Isufi dhe Ardian Gjini kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas arrestimit të liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

 

Nënkryetari Ardian Gjini ka thënë se AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe po ashtu moslejimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë deri në tërheqjen e aktakuzave të tyre ndaj zyrtarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës t’i ndërpres bisedimet me Qeverinë serbe dhe të mos i vazhdoj ato deri sa të tërhiqen aktakuzat ndaj zyrtarëve të Kosovës. Po ashtu në mënyrë reciprokle, të mos lejohen zyrtarët serb të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Gjini.

Ai ka kërkuar nga autoritetet franceze të drejtësisë dhe politike që ta kuptojnë se ky fletëarrest nga Serbia nuk ka fare të bëjë me Serbinë por siç ka thënë,  është një fletëarrest i lëshuar për dëmtimin e imazhit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Gjini i pyetur nga gazetarët se kur do të kthehet Haradinaj në Prishtinë, ka thënë se njëherë për njëherë nuk kanë informata të sakta në lidhje me këtë.

Reklamë
Reklamë

Isufi: Luftëtarët e UҪK-së s’po dihet se për çka po dënohen

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka deklaruar se komandantët e UҪK-së nuk po dihet nëse po dënohen që kanë bërë krime apo që nuk kanë bërë krime.

Periskopi.com Lajme

Mënyra se si po trajtohen ata nga sistemi i drejtësisë, është e paparë në drejtësinë ndërkombëtare, raporton Tribuna Channel

Si ish- pjesëtar i UҪK-së ai ka pyetur se si është e mundur që për veprën e njëjtë, i njëjti person të gjykohet tri herë.

Pastaj, ka shtruar edhe pyetjen se si  mundet që për rastet e njëjta të ngritet edhe një gjykatë e veçantë, pas  Tribunalit të Hagës.

Isufi ka insistuar se lufta e UҪK-së ka qenë e pastër si loti.

“Përkundër dhunës dhe gjenocidit që ka bërë Serbia, UҪK është përmbajtur në raport me popullatën civile”, ka thënë Isufi.

Pikërisht për këtë fakt, sipas tij, UҪK-ja  ka gjetur edhe mbështetje nga forcat ndërkombëtare.

Tek më vonë, sipas tij, kanë dal dëshmi të fabrikuara për ushtarët e UҪK-së.

Ai ka shprehur bindjen se Gjykatë më speciale se Tribunali i Hagës për trajtimin e krimeve të luftës nuk mund të ketë.

“Specialja do ta ketë fatin e njëjtë. Edhe prej saj, të akuzuarit do të dalin të pafajshëm”, ka thënë Isufi.

Ai ka potencuar se për shkak të ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, ka ardhur deri te Gjykata Speciale.

Isufi nuk është pajtuar që kjo gjykatë të mos e ketë selinë në Kosovë, por jashtë saj.

“Sikur të ishte krijuar Gjykata në Kosovë, kishim dhënë prova edhe para bashkësisë ndërkombëtare se jemi të gatshëm ta luftojmë krimin e korrupsionin. Por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Isufi.

Reklamë
Reklamë