agk-780x439

AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediat, veprim i papranueshëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj kërcënimit që prokuroria e shtetit iu ka bërë mediave, sot kur po zhvillohet procesi zgjedhor në Drenas.

Periskopi.com Lajme

 

“Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët. Kërcënimi se “do të merren masa konkrete nërastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale” është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë që i bëjmë thirrje këtij instiucioni që të angazhohet më shumë në ritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

Ndyshe AGK-ja mbështetë në punën e tyre kolegët gazetarë të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

gazetaret te kuvendi

AGK: Mbani gjykatat të hapura #drejtesitransparente

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar jashtëzakonisht shumë me mbylljen e dy seancave gjyqësore gjatë ditës së sotme, rasti 'Mekaj, si dhe rasti 'Stenta".

Periskopi.com Lajme

Shprehim kundërshtimin tonë me veprimet e papranueshme të sistemit të drejtësisë.

AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj.

Porse sot është dëshmuar se ky insitucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë.

Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije  Gërguri.

Arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend.

AGK iu bënë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparenë në drejtësi.

Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata.

Për më tepër, këto vendime do të inkurajojnë të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore.

Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë.

AGK është poashtu thellësisht e zhgënjyer me prokuroret të cilët në vend se të kërkojnë gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë janë pajtuar me interesat e palës së të akuzuarve.

AGK ARKIV

AGK e deklaratën e Durmishit e cilëson kërcënim serioz për gazetarët!

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një kumtese shprehet se e ka pritur me shqetësim të thellë kërcënimin e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, se “kur partia e tij të vije ë pushtet do t’i ngrehë zvarrë mediet”.

Periskopi.com Lajme

“Kjo deklaratë është e papranueshme dhe përbënë kërcënim serioz për komunitetin tonë .

Një deklaratë e tillë nuk do të duhej të vinte në asnjë rast nga një anëtar i një subjekti politik opozitar, si dhe nga një njeri që mban post të lartë publik.

Njëherësh konsiderojmë se përderisa mediet janë ne shërbim të publikut, përkundër dhimbjes dhe dilemave morale që shpërfaq publikimi i materialeve te tilla sensitive, transmetimi ka qenë në interes të publikut. Si rrjedhojë, mediet kanë kryer punën e tyre duke i shërbyer këtij interesi.

Në këtë kohë të rëndë për familjen, kërkojmë nga të gjithë përfaqësuesit politik që të kenë kujdes në përdorimin e gjuhës pasi në asnjë formë përmes deklaratave të tilla nuk do të mund ta përmirësojnë situatën”, thuhet në njoftim.

AGK ARKIV

AGK e shqetësuar me gjetjet e Raportit të Progresit në fushën e medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e tyre me gjetjet e Raportit të Progresit në fushën e medieve në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Liria e shprehjes dhe liria e medieve, sipas AGK-së, janë të drejta të garantuara në vendin tonë. “Por fatkeqësisht ne si shoqëri jemi duke u ballafaquar me shkelje të kësaj të drejte të garantuar edhe me Kushtetutë. Ndonëse gjatë gjithë vitit kemi kërkuar respektim të lirisë së shprehjes, situata nuk ka ndryshuar për të mirë. Sërish Raporti i Progresit, veçon ngecjet e Kosovës në këtë fushë”, thuhet nga AGK.

Ata janë të shqetësuar jo vetëm për lirinë e shprehjes, por edhe për ambientin në të cilin punojnë gazetarët.

“Ne jemi të shqetësuar me të gjeturat e raportit të progresit sa i përket lirisë së shprehjes dhe ambientit në të cilin punojnë gazetarët në vendin tonë”, vazhdon më tej AGK.

Raporti veçon sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve për të cilat Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngritur zërin kundërshtues në vazhdimësi.

“Te gjeturat e Raportit të Progresit janë vetëm disa prej shqetësimeve tona që i kemi si komunitet. Por me e rëndësishmja është mungesa e trajtimit dinjitoz të gazetarëve nga mediat. Ashtu siç theksohet edhe në Raportin e Progresit, një numër i caktuar i kolegëve gazetarë vazhdojnë të punojnë pa kontrata dhe shpesh herë janë pre e censurës në vendet e tyre të punës. Duke parë nevojën e përmirësimit të situatës kërkojmë angazhim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”, përfundon AGK.

Ilustrim

Të mos tolerohet krimi ndaj gazetarëve, dënim për autorët!

Në dekadën e fundit mbi 800 gazetarë nëpër botë janë vrarë si pasojë e ushtrimit të profesionit të tyre. Ata janë vrarë pikërisht për shkak të raportimit, pra shpërndarjes së informacioneve tek publiku; mesatarisht një vrasje në javë.

Periskopi.com Lajme

Në një nga dhjetë rastet e vrasjes, autori nuk është dënuar asnjëherë.

Pandëshkueshmëria ka pasur ndikim direkt duke rritur numrin e vrasjes së kolegëve gazetarë nëpër botë.

Autorët nuk janë dënuar sepse sistemet juridike janë karakterizuar me dobësi të shumta, e shpesh herë kur kanë qenë në pikëpyetje këto raste ka pasur edhe neglizhencë.

Në reagimin e UNESCO-s, sot kur shënohet “Dita Ndërkombëtare për Ndaljen e Pandëshkueshmërisë së Krimeve Kundër Gazetarëve”, thuhet se ky institucion është i shqetësuar se mosndëshkimi po shkakton dëme në shoqëri duke mbuluar abuzime të rënda të të drejtave të njeriut.

Andaj u bëhet thirrje qeverive, shoqërisë civile, mediave dhe të gjitha grupeve të tjera që ta mbështesin sundimin e ligjit duke u bashkuar në një përpjekje globale që do të mund ta ndryshonte këtë situatë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kishte miratuar rezolutën e Sesionit të 68-të në vitin 2013, e cila përcakton 2 nëntorin si “Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve”.

Data ishte zgjedhur në kujtim të vrasjes së dy gazetarëve francez në Mali më 2 nëntor, 2013.

Hashim Thaçi

Gazetarët i reagojnë Thaçit: Mos fto konferencë, lexo me vete

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshëm veprimin e presidentit Hashim Thaçi i cili gjatë konferencës së sotme nuk pranoi pyetjet e gazetarëve.

Periskopi.com Lajme

Përmes një reagimi ata ia rikujtojnë presidentit Thaçi, se ai e ka për obligim që t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve.

“Veprimi i sotëm i presidencës paraqet mosrespektim të gazetarëve dhe injorim të punës sonë. Njëherësh kërkojmë nga presidenca që t’iu kërkojë falje të gjithë gazetarëve për ngjarjen e sotme. Presidenti duhet ta ketë parasysh që në daljet e tij të ardhshme përpara gazetarëve të pranoj pyetje dhe të përgjigjet në to, pasi që presidenca si institucion duhet të jetë pikë reference e transparencës”, thuhet në reagim, raporton Periskopi

Përmes këtij reagimi, ata iu bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të jenë më të hapur për mediet. Statuset e “Facebook-ut” nuk janë mjet i mirë i komunikimit, andaj të gjithë personat që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në Kosovë duhet ta mendojnë seriozisht përmirësimin e komunikimit me gazetarët./ Periskopi