Agim Veliu

Agim Veliu jeton i qetë, thotë se s’ka as zgjedhje para vitit 2018

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë të mos ketë asnjë telash në funksionimin e koalicionit qeverisës me PDK-në në qendër.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, ky koalicion i ka numrat dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare para vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.

“Koalicioni qeverisës është stabil. Koalicioni është duke punuar, i ka numrat, Qeveria është në punë, ka bërë shumë punë të mira edhe nuk e ka asnjë telash për sa i takon funksionimit të këtij koalicioni. Për ne kjo çështje nuk është temë e diskutimit në Lidhjen Demokratike, sepse nuk është hapur asnjë diskutim në forumet e këtij subjekti politik për zgjedhjet. Zgjedhjet nacionale janë në 2018, ndërsa ato lokale janë në vitin e ardhshëm”, ka theksuar Agim Veliu, kur është pyetur nëse e kanë përkrahjen e PDK-së për miratimin e buxhetit për vitin 2017.