Agim Çeku

Çeku tregon kush e ftoi të bëhet komandant i UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, ka folur për ardhjen e tij në luftën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se kishte komunikim me organizatorë të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin e shumë të tjerë, dhe priste kërkesën e tyre për të hyrë në Kosovë.

Çeku ka treguar se për bisedimet në Rambuje ka pasur rolin e këshilltarit të delegacionit të UÇK’së, së bashku me Kadri Veselin, ka thënë ai ne TV Dukagjini.

“Në fillim të marsit, pas bisedimeve në Rambuje, Grabovci më ka telefonuar, duke më thënë se duhet të vish në Tiranë. Kam shkuar atje dhe jam takuar me Thaçin e Ramë Bujën, dhe nga aty jam nisur për në Kosovë, pa kaluar asnjë natë në Shqipëri”, ka thënë Çeku.