Agim Bahtiri flet nëse do bëjnë koalicion me PAN’in

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja, Agim Bahtiri, nuk ka pranuar të përgjigjet në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm në mes PDK-AAK-NISMA dhe AKR.

Bahtiri është pyetur për mundësin e koalicionit me PAN-in, por ai është përgjigjur me pyetje duke ironizuar.

“Kush është ky PAN”,ka pyetur Bahtiri.Bahtiri, për koalicionin PAN-AKR ka sugjeruar të pyetet shefi i partisë Behgjet Pacolli.

“Vetne Pacollin, e jo mua”, ka thënë kryetari i Mitrovicës për lajmi.net

Sipas rezultateve të fundit nga KQZ-ja del se PAN ka rreth 34% të votave, duke e lënë prapa Vetëvendosjen me 27% dhe LAA me rreth 25%.

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri nuk rikandidon në Mitrovicë, nëse bëhet deputet

Periskopi.com Lajme

Kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve nacionale, kryetarit të Mitrovicës, i cili është kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, i ka ardhur një mbështetje e fuqishme nga familja e tij.

Djali i tij, Valoni, i cili menaxhon kompaninë e madhe MitroFresh në Holandë, ka publikuar një letër mbështetëse për babain e tij, edhe pse tregon se mungesën e tij e ka ndjerë shumë familja.

Por, në letrën e tij, bëhet e ditur se nëse Bahtiri fiton si deputet nuk do të rikandidoj më për kryetar të Mitrovicës.

Ja postimi i Valon Bahtirit në Facebook:

Po bëhen gati katër vite që babai është fizikisht larg neve, i cili ka lënë mungesë të madhe në familjen tonë. Prej vitit 2013 jemi përballur me sfida të ndryshme në Holandë, sidomos të punës, ku gjithmonë na ka udhëhequr prindi.

Me pa durim kemi pritur që të vjen fundi i vitit 2017 dhe ai të kthehet në mesin e familjes, nënës, fëmijëve dhe nipave e mbesave. Por pas ardhjes time këto ditë në Kosovë, edhe përkundër sfidave qe i kemi, dëshira ime dhe e mbarë familjes ka ndryshuar, sepse po e shohim se populli po dëshiron që ai të vazhdoj të jep kontributin e tij në politikë.

 

Pra, tash e tutje prindi do ta ketë përkrahjen e gjithë familjes që të fitoj në garën për deputet dhe të vazhdoj ta jap kontributin e tij, aty ku populli e vlerëson më së shumti. Në emër të familjes të uroj fitoren.

Reklamë
Reklamë

Agimi Bahtiri paralajmëron koalicionin e territ dhe ka një sugjerim për të

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Agimi Bahtiri, tregon se po has në mbështetje të madhe te qytetarët për zgjedhjet e 11 qershorit.

Bahtiri, i cili në këto zgjedhje garon me numër 50 në kuadër të listës së koalicionit AKR-LDK, ka kërkuar nga koalicioni PDK-AAK-NISMA të dorëzohen para 11 qershorit, sepse thotë që humbjen e kanë të garantuar.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Falënderoj qytetarët për mbështetjen e madhe që po e marrë anekënd Kosovës.

Për këto ditë të fushatës zgjedhore, qytetarët janë bindur se vetëm Koalicioni i Shpresës mund ta bëjë ndryshimin pozitiv. Pra, me 11 qershor qytetarët do t’i tregojnë koalicionit të territ se nuk është alternativë për Kosovën, pasi që ata mund t’i sjellin vetëm shkatërrim dhe degradim.

Kërkoj nga koalicioni i territ që të dorëzohet me nder para 11 qershorit, sepse koha e tyre ka marrë fund.

Pra, tashmë e qartë se koha e njerëzve të duhur për Kosovën po vjen, të cilët do të sjellin zhvillim ekonomik për Kosovën dhe të ardhme evropiane për gjithë qytetarët e saj.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri ia thotë Kadri Veselit në fytyrë: U trembe

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, njëkohësisht kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se koalicioni LDK-AKR e ka “trembur” kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, njofton Klan Kosova

Këto komente ai i bëri në takimin me kandidatin për kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Avdullah Hotin të organizuar nga Forumi i Rinor i LDK-së.

“Nëse kemi rrezik për luftë edhe ne do ta votojmë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por Kosova ka nevojë për akademik të paraluftës e jo të pasluftës”

“Ka kaluar koha e komandantëve”, ka shtuar ai.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri nuk e llogarit si asgjë PDK-në, përmend edhe Serbinë

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka thënë se nëse ai do të kandidonte edhe për një mandat të dytë në Mitrovicë, do të fitonte gjithsesi.

Periskopi.com Lajme

“Nëse unë kandidoj, jam fitues i bindshëm. Edhe sikur të kisha Kadri Veselin kandidat, e rrëzoj”.

Këto komente Bahtiri i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Kurrë nuk mund të kthehet PDK në Mitrovicë, aq sa kthehet Kosova në Serbi. Ne jemi duke biseduar, AKR nëse shkon me dikë në koalicion, atëherë është fitues”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri thotë se ka ndalur haraçin dhe korrupsionin në Mitrovicë

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës ka thënë se ai e ka ndalur haraçin dhe korrupsionin në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

“Haraçi dhe korrupsioni është ndalë, sepse në vendin ku unë menaxhoj nuk guxon të ndodhë një gjë e tillë”.

“Janë 20 fabrika që po ndërtohen në një komunë që ka qenë e pa perspektivë, një komunë që e kam gjetur me barrikada me tonelata, një komunë që edhe në pjesën diplomatike të investitorëve është parë si më e korruptuara në krejt Kosovën”.

Kështu ka thënë Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Mbesa e Kadri Veselit punësohet pa konkurs nga Agim Bahtiri

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte publikoi një hulumtim për disa punësime pa konkurse në komunën e Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

Në intervistën për “Drejtësia në Kosovë”,  ish drejtori i arsimit në Mitrovicë Pajazit Hajzeri ka theksuar së kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri ka emëruar Fitore Veselin pa konkurs në pozitën sekretare e shkollës në Shipol të Mitrovicës ndërsa ajo kishte marrë pagë “pa shkuar asnjë ditë në punë”.

“Emërimi i Fitore Veselit ka ardhur me vendimin e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, një vendim qe e mandaton Veslin me fillu punën për tre muaj në shkollën “Fazli Greiçevci” mirëpo e njëjta asnjëherë nuk ka qenë punëtore e arsimit”, tha Hajzeri.

Fitore Veseli nuk ka pranuar të flasë para kamerës, por përmes telefonit tha për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se punësimi i saj në këtë shkollë nuk është bërë pse ajo është mbesa e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është e vërtetë që unë jam punësuar pse jam mbesa e Kadri Veselit. Edhe unë kam kryer shkollë për të punuar diku, e jo për të mbetur në shtëpi. Kur jam punësuar në Shkollën ‘Fazli Greiçevci’ i kam pasur disa probleme shëndetësore dhe nuk kam mundur ta vijoj punën. Unë nuk kam bërë asgjë të jashtëligjshme, sepse shkolla ka pasur nevojë dhe jam punësuar unë. Paga që e kam marrë nuk është ndonjë pagë e madhe, e kam marrë sepse kam punuar edhe në komunë dhe në muze. Pse jam punësuar pa konkurs në Shkollën ‘Fazli Greiçevci’ i kam plotësuar kushtet”, kishte thënë Veseli.

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se nuk e ka ditur se është duke e punësuar mbesën e kryeparlamentarit Kardi Veseli dhe se këtë e kishte kuptuar vetëm pasi Fitore Veseli ishte pranuar në punë.

“Unë pasi e kam punësuar e kam kuptuar se Fitore Veseli është mbesa e Kadri Veselit… Rasti është mbret i botës”, thotë Bahtiri.

Naxhije Kurti, drejtoreshë e shkollës “Fazli Greiçevci” në Shipol të Mitrovicës, tha se Fitore Veseli në vendin e punës ka qëndruar vetëm 2 orë dhe është shokuar kur e ka parë në listën e pagave.

“Mua më ka brejtë pse mundet një njeri me ardhë me marrë të holla pa punuar asnjë ditë punë, kjo është e pa logjikshme për mua, e pafalshme”, tha drejtoresha Kurti.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri dënon rrahjen e shqiptarit nga dy serbët 

Incidentin ndëretnik në Kroi i Vitakut, ku dy serbë rrahën shqiptarin Sadat Rama, e ka dënuar kryetari i komunës së Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

 

Agim Bahtiri ka shprehur shqetësimin e tij për këtë incident ku sipas tij raste të tilla mund ta përkeqësojnë situatën e cila është qe një kohë të gjatë mjaftë stabile.

”Të gjithë duhet t’i dënojmë rastet e këtilla të incidenteve ndëretnike, sepse ato mund ta përkeqësojnë situatën e sigurisë, e cila ka një kohë të gjatë që ishte e qetë dhe mjaftë stabile”, thuhet në komunikatën e kryetarit të Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri ka kërkuar nga policia e Kosovës dhe organet e hetuesisë që rasti të zbardhet sa më shpejtë dhe që sulmuesit të kapen e të vendosen para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Sulmi ndaj Sadat Ramës ka ndodhur të martën, teksa bëhet e ditur se Rama u alivanos nga goditje e shumta me shkopinj që ju bënë.

Reklamë
Reklamë

Mustafa problemet në veri i lë duar të Agim Bahtirit

Rregullimi i pjesës së veriut të Mitrovicës është pjesë e ligjit të qeverisjes lokale dhe si e tillë mbetet kompetencë e tyre, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë dhënë në Rubikon të KTV-së.

Periskopi.com Lajme

Sipas kryeministrit, treni u ndalua bazuar në ligjin e Policisë së Kosovës dhe nuk kishte urdhër as nga ai e as nga presidenti i vendit.

Tutje Mustafa tha se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të bëhet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri ka folur edhe për shumë çështje të tjera, si mbetja vakante e pozitave të dy ministrive, ajo e Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri bie darkord me Apostolovan

  Kryetari i komunës së  Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pritur në Prishtinë nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorja Natalija Apostollova, me të cilën kanë biseduar për situatën e përgjithshme në Mitrovicë, me theks të posaçëm për projektin e BE-së për urën dhe për marrëveshjen e fundit mbi planet e rivitalizimit të mëtejshëm të  zonës përreth saj.

Periskopi.com Lajme

 

Ambasadorja Apostollova fillimisht e ka falënderuar kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për shtensionimin e situatës dhe ruajtjen e paqes pas ndërtimit të murit në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës së Veriut, si dhe për bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike, me kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Kryetari Bahtiri, pas takimit me ambasadoren Apostollova, tha se është njoftuar në detaje me projektin e BE-së për rivitalizimin e urës, i cili do të vazhdoj së realizuari në ditët në vijim pasi që koha po përmirësohet, paralelisht me projektin e shëtitores në pjesën veriore, pak metra më larg se ku ishte muri i ngritur në mënyrë joligjore.

Ai shtoi në vazhdim se realizimi i marrëveshjes  garantohet nga BE-ja dhe SHBA, ndërsa që punimet edhe në shëtitoren që do ta ndërtoj komuna në veri të Mitrovicës, do të mbikëqyren nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke bërë të ditur se me ambasadoren Apostollova janë dakorduar që të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet eventuale ët zgjidhen përmes dialogut, kryetari Bahtiri fton edhe me këtë rast qytetarët e komunës që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, sikur edhe deri tash, për ruajtjen e paqes dhe relaksimin e mëtutjeshëm të situatës së përgjithshme.

“Tani kur situata pas tensionimit për shkak të ngritjes së murit në mënyrë joligjore nga autoritetet e komunës në veri të Mitrovicës, sërish ka filluar të shtensionohet, mesazhi im është që të vazhdohet maturia, pjekuria  dhe qetësia e treguar deri tash dhe  që të  mos lejohen forcat e errëta që të destabilizojnë situatën. Për përkushtimin tonë në këtë drejtim, kemi edhe garanci të forta nga Beja dhe SHBA-ja se projekti i rivitalizimit të urës do të realizohet patjetër ashtu sikur është paraparë dhe sa më shpejt”, tha kryetari Bahtiri.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri fton qytetarët për qetësi e besim në institucione

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të matur e të kenë besim në institucionet e vendit.

Periskopi.com Lajme

“Pavarësisht situatës që mund të krijohet, i lus qytetarët e Mitrovicës që ta ruajnë gjakftohtësinë, të rrinë të qetë dhe t’i lënë institucionet e Kosovës të punojnë në mënyrë diplomatike”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

“Pra, qytetarët duhet të kenë besim në veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe për këtë duhet të jenë të qetë, pasi që ne nuk dëshirojmë tensione, por dëshirojmë një qytet të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, do t’ia dalim. Njëkohësisht, qytetarëve serbë ju bëjë apel që të mos ngrihen tensione, sepse institucionet e Kosovës do të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë më tej ai.

Portali “Veriu.info” ka njoftuar se një grup serbësh qenë mbledhur për të protestuar kundër rrënimit të murit.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri tregon kur do të rrënohet muri në Mitrovicë

Muri i ngritur në Mitrovicë të veriut, që për autoritetet zyrtare në Prishtinë, është ilegal dhe ndarës, pritet të rrënohet në muajin shkurt, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

Periskopi.com Lajme

Për këtë çështje, ai ka treguar se është duke biseduar me zyrtarë të Bashkimit Evropian, por edhe me autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Bahtiri ka thënë se me ndihmën e BE-së ky mur do të rrënohet në, siç është shprehur ai, “paqe”.

“Muri do të hiqet për arsye, se muret nuk kanë vend nëpër qytetet e Kosovës dhe Evropës, sepse unë mendoj se Kosova do të bëhet Evropë dhe muret e tilla nuk na dërgojnë askund. Ata që e kanë ndërtuar murin, ata duhet ta rrënojnë atë. Dhe, unë kam kërkuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që ta bëjë një gjë të tillë, për arsye se është në interesin e tyre, por edhe në interesin e përgjithshëm që një herë e përgjithmonë të lirohet qyteti, të lirohet qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mos të sinjalizojmë barrikada por të sinjalizojmë paqe”, ka deklaruar Bahtiri.

Ndërtimi i murit në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, kishte ndodhur në muajin dhjetor, nga autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut dhe është pasuar me kundërshtime të ashpra nga autoritetet e Kosovës. Për rrënimin e këtij muri, edhe Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, në bazë të së cilës muri duhet të shembet gjatë këtij muaji.

Se muri do të rrënohet, e ka thënë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke mos precizuar ndonjë datë të saktë, por siç ka thënë, “më datën 1 apo më 17 shkurt, nuk dihet por, ai do të rrënohet”.

Por, autoritetet lokale në Mitrovicë të veriut, por edhe Beogradi zyrtar, e kanë kundërshtuar rrënimin e murit.

Në anën tjetër, ministria për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, për Radion Evropa e Lirë, nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar për rrënimin e këtij muri.

Ajo ka thënë se tashmë është bërë e ditur se rrënimi i murit është kompetencë e instancave më të larta shtetërore të Kosovës, të cilat po punojnë intensivisht në këtë drejtim, në mënyrë që të sigurohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit për rivitalizimin e urës dhe rrugës kryesore të Mitrovicës veriore.

“E kemi bërë të qartë se institucionet e Kosovës e kanë obligim ta zgjidhin këtë çështje dhe për këtë është miratuar rezolutë në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo, kjo nuk është një çështje e nivelit teknik”, ka thënë Edita Tahiri.

Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut, si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.

Madje, ata e kanë cilësuar atë si provokim edhe më të rëndë se sa treni i ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb dhe me freskat ortodokse serbe, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë dhe për shkak të së cilit ka pasur përplasje verbale mjaft të ashpër ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë.(REL)

Reklamë
Reklamë

Bahtiri: Murin s’e bëra unë, qeveria përgjegjëse për rrënimin e tij

Me gjithë problemin e madh që solli në vend ndërtimi i murit mbi lumin Ibër të Mitrovicës, përgjegjësia për të ende mbetet një paqartësi për opinionin publik.

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përveç se deklaroi që ky mur do të rrëzohet sepse nuk ka qenë pjesë e dialogut, ai tha edhe se përgjegjësia për një gjë të tillë i takon autoriteteve lokale, duke aluduar te kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Mirëpo, kështu nuk mendon edhe i pari i Mitrovicës.

Agim Bahtiri, nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR) murin e ndërtuar së fundi mbi lumin Ibër të Mitrovicës nuk e sheh si përgjegjësi të komunës me të cilën ai udhëheq.

“Muri është përgjegjësi e komunës së Mitrovicës Veriore dhe organeve e autoriteteve të atjeshme”, u shpreh Bahtiri për gazetametro.net.

Tutje, sipas fjalëve të tij, përgjegjësinë e këtij rasti e mban mbi supe Qeveria dhe Ministritë përkatëse.

“Mitrovica e Jugut dhe unë nuk kemi asgjë të bëjmë me murin ilegal dhe joligjor që është ndërtuar në cepin verior të urës mbi Ibër”, tha Bahtiri.

“Qeveria dhe ministritë përkatëse janë përgjegjëse për ndërmarrjen e procedurave dhe masave të nevojshme ligjore për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha ai në bisedën për Gazeta Metro.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri e krahason rastin e Haradinajt me atë të  Avni Rrustemit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka regaur pas vendimit të gjykatës frabceze për lirimin me kusht të kryetrit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

 

Duke krahasuar rastin e Haradinajt me atë të Avni Rrustemit, Bahtiri ka shprehur besimin e tij se gjykata franceze do të dëshmoi se mbështet drejtësinë dhe veprimtarinë e njerëzve që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë, transmeton Periskopi.

Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Me vendimin e sotëm të gjykatës franceze, i hapet rrugë vendosjes së drejtësisë dhe shpresoj që brenda një kohë shumë të shkurtër do të merret edhe vendimi për lirimin e plotë të ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Sikurse vendimi i marrë para rreth një shekulli për rastin e Avni Rrustemit, edhe në rastin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, besoj se gjykata franceze do të dëshmoi se mbështet drejtësinë dhe veprimtarinë e njerëzve që sakrifikuan për lirinë e popullit tonë.

Institucionet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që të moszbatohen nga Interpol-i flet-arrestet e montuara politikisht nga Serbia.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri: Sa më shumë të shtyhen zgjedhjet e parakohshme më keq do të jetë për Kosovën

Zyrtari i lartë i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri është i mendimit se Kosova duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje.

Periskopi.com Lajme

Bahtiri në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’, tha se sa më shumë të shtyhen zgjedhjet e parakohshme më keq do të jetë për Kosovën.

Ai tha se kjo qeveri është duke e çuar vendin në humnerë.

“Tani është koha të pyetet populli se kënd e përkrah. Mendoj se zgjedhjet në Drenas kanë dhënë një sinjal pozitiv të demokracisë dhe ndryshimit të kësaj qeverie”, është shprehur Bahtiri.

Ai u shpreh i bindur në suksesin e AKR në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas tij, asnjëherë më parë AKR-ja nuk ka pasur përkrahje më të madhe te qytetarët.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri bashkëqeveris me Vetëvendosjen

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk do të mbetët asnjë ditë për të qeverisur vetëm me Mitrovicën. Vetëm dy ditë pasi LDK-ja ka shkëputur marrëveshjen për koalicion me AKR-në, në “ndihmë” Bahtirit i ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, raporton Zëri

Periskopi.com Lajme

Sipas një njoftimi të komunës së Mitrovicës, të premten në orët e pasdites, AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion që sipas nënshkruesve do të jetë i qëndrueshëm deri në fund të këtij mandati.

Gazeta ka mësuar, se AKR-ja është dakorduar që “Vetëvendosjes” t’ia jep pozitën e nënkryetarit dhe dy drejtori, tri drejtori më pak se që i kishte LDK-ja.

Mësohet gjithashtu, se Safet Kamberin në pozitën e nënkryetarit do ta zëvendësoj Faruk Mujka, koordinator i QLVV në Mitrovicë.

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri han fjalët, bën pazare me territorin e Mitrovicës (Audio)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte pasur një kërkesë të çuditshme muajin e kaluar para asambleistëve. Gazeta Blic e ka siguruar një audio- incizim, ku kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar autorizim nga ana e këshilltarëve komunal që të negocionte me serbët për shkëmbim territoresh.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas këtij incizimi, i cili është konfirmuar nga burime të Gazetës Blic, Agim Bahtiri ka kërkuar që nëse autorizohet nga Kuvendi Komunal, atëherë Suhadollin t’ua jap serbëve, në këmbim të lagjes “Kroi i Vitakut” dhe “Lagjes së Boshnjakëve”. E gjitha kjo ka të bëjë me përcaktimin e kufijve administrativ ndërmjet komunës së Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore.

“A jeni ju të gjithë këtu që une me hy në negocianta që me ja dhanë Suhadollin edhe me ja marrë Korin e Vitakut dhe Lagjen e Boshnjakeve”. Këto janë saktëisht fjalët që Agim Bahtiri ka thënë para disa javësh në një mbledhje të Kuvendit Komunal, që dëshmohen edhe në audi- incizimin e sigluara nga Gazeta Blic.

agim-bahtiri-848x478

Ndërkaq, i kontaktuar sot nga Gazeta Blic ai nuk ka dashur që të flas rreth kësaj teme.

“O të lutëm gazetar, të lutëm kam probleme tjera nuk kam kohë të merrem me punë të gazetarisë”, tha Bahtiri sot i kontaktuar nga Gazeta Blic.

Mirëpo, më herët ai kishte deklaruar për media se në asnjë formë nuk do të lejoj ndryshimin e kufijve.

“Ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të diskutohen kufijtë administrativ, pasi që ata janë të përcaktuar me Planin e Ahtisarit dhe nuk do të dilet prej tij. Për këtë ka edhe dakordim nga ndërkombëtarët. Pra, fshati Suhodoll dhe fshatrat përreth do të mbeten me Mitrovicën e jugut, ashtu siç është e paraparë me Planin e Ahtisarit”, kishte thënë Bahtiri para disa muajsh.

Në anën tjetër, para pak ditësh serbët kanë filluar që veriun e jugun e Mitrovicës ta ndajnë nëpërmjet një muri. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sot në një konferencë për media nuk e ka marrë edhe shumë seriozisht ndërtimin e këtij muri.

“Mendoj se relacionet e Kosovës, të arriturat e Kosovës nuk mund të dehen në një korrelacion me një mur i cili po tentohet të ndërtohet atje, sepse shumë më të rëndësishme janë relacionet për të cilat ne po flasim sot se sa çështja e një muri në veri”, ka thënë Mustafa.

Reklamë
Reklamë

Bahtiri: Unë kam koalicion me Ibrahim Rugovën, jo me Sadri Feratin

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur sonte për prishjen e koalicionit ndërmjet ARK-së dhe LDK-së në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

 

Në një lidhje telefonike për emisionin “Rrokum Roll”, Bahtiri ka thënë se koalicioni është prishur me Sadri Feratin dhe një pjesë të klanit të tij që i takojnë SHIK-ut.

“Unë zyrtarisht nuk kam kurgjo le ta kenë të qartë të gjithë qytetarët se Agim Bahtiri nuk e prish koalicionin në asnjë formë me Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës, kurse nëse është Lidhja Demokratike e Sadri Feratit dhe klaneve të tyre që janë me SHIK-un le të prishet”, ka thënë Bahtiri.

Sipas tij, ata që duan përfitime personale është më mirë të mos qëndrojnë në koalicion.

“Njerëzit që e kanë shkatërruar partinë e LDK-së janë këta dhe unë kam koalicion me njerëz të devotshëm të LDK-së që kanë pretendim për të ecur përpara të cilët janë në vijën e Ibrahim Rugovës ata i kam me vete dhe unë jam themelues i LDK-së në Mitrovicë kam qenë dhe tani nuk e kam atë problem kur dojë le të dalin. Njerëzit që duan përfitime personale le të shkojnë nuk e kam problem unë e dijë që puna jem është e ndershme punoj me nder deri në fund”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se disa drejtorë nga radhët e LDK-së kanë vendosur të qëndrojnë në pozitat e tyre.

“Absolut jam shumë i qetë dhe komodë në çdo aspekt kryetari i komunës së Mitrovicës ka qenë dhe është i angazhuar disa drejtorë të LDK-së nuk do të shkojnë ia kanë konfirmuar edhe degës së tyre. Ata të pretendimeve të Rugovës nuk lëvizin ndërsa këta të interesit këta për një rrogë s’është që munden me shku kah të donë…

 

Çdo njeri që lëviz nuk mundet me pas vend në qeverisjen time. Ata që dolën le të kalojnë mirë”, ka deklaruar Bahtiri.

Reklamë
Reklamë

PDK: Paralajmërimi për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, tregon mentalitetin rrënues të Agim Bahtirit

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka reaguar ndaj paralajmërimeve të drejtuesve komunalë për rrënimin e shtëpisë së Xhafer Devës, e cila paraqet një simbol për qytetin e Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

“Paralajmërimi për rrënim tregon mentalitetin rrënues të Agim Bahtirit dhe vartësve të tij. Shtëpia e Xhafer Devës duhet të konservohet dhe të ruhet, meqë paraqet një vlerë të rrallë historike në qendër të qytetit. Ndërsa, për banorët që janë aty komuna duhet të gjej zgjidhje për strehimin e tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka kërkuar nga Komuna e Mitrovicës që të mos lejoj varrosjen e asaj shtëpie monumentale, ku më pas komunarët dhe profiterët tjerë do të ndajnë fitimin nga ndonjë ndërtesë shumëkatëshe.

Sipas tyre, drejtuesit e komunës duhet të ndërhyjnë për ta ruajtur atë objekt, ndryshe do të mbeten në histori si rrënues të historisë së Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë është shprehur se mbështet reagimet e qytetarëve mitrovicas që kanë filluar për ruajtjen e shtëpisë së Xhafer Devës.

“Mitrovicasit nuk do të lejojnë assesi rrënimin e historisë së Mitrovicës edhe nëse Agim Bahtiri provon ta bëj një gjë të tillë”, përfundon ky reagim

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri padit Avni Kastratin për vuajtje psikike (Video)

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paditur për shpifje, kryetarin e degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, për të cilin thotë se “me qëllim të denigrimit, revanshizmit dhe xhelozisë, ka deklaruar të dhëna joreale dhe të paqëndrueshme”.

Periskopi.com Lajme

Si bazë e padisë të siguruar nga Veriu.info, është përdorur një video e publikuar në media më datë 22.09.2016, për të cilën Bahtiri thotë se përmban shpifje me qëllim “të përbaltjes së emrit të tij”.

“Për më tepër, i padituri abuzimin e paditësit e ndërlidh me veprimet e Sami Bilallit, duke bërë shpifje drakonike dhe të marrëzishme për gjoja se në zyrën e paditësit është biseduar vlera mbi 300 mijë euro, të përvetësuara në mënyrë mashtruese, nga personi siç thotë i paditur këshilltar i kryetarit dhe vet paditësi, e që në realitet të gjitha këto veprime të Sami Bilallit me sirianin e ashtuquajtur ‘Arnaut’ kanë ndodhur në kohën kur paditësi fare nuk ka qenë në Kosovë por ka jetuar dhe vepruar në shtetet e Evropës perëndimore, ashtu edhe siç dihet se si kryetar i komunës paditësi mandatin e ka marrë duke filluar nga data 24.12.2013” (sic.), thuhet në padinë e bërë nga kryetari Bahtiri.

Bahtiri thotë se me anë të këtyre shpifjeve, siç thotë ai, i janë shkaktuar trysni, vuajtje psikike dhe shpirtërore me ndikim në reputacionin e tij në sferën e aktivitetit shoqëror dhe biznesor.

“Për këto arsye, paditësi në kuptim të nenit 5, paragrafi 5.4, të ligjit civil kundër shpifjes dhe fyerjes parashtron këtë padi për faktin se i padituri me veprimet e veta në mënyrë të rëndë dhe kualifikuese ka cenuar nderin, dinjitetin, prestigjin dhe reputacionin e paditësit, duke i shkaktuar kështu shqetësim psiqik dhe dhembje shpirtërore …” (sic.), thuhet ndër të tjera në padinë e siguruar ng portali Veriu.info.

Bahtiri ka kërkuar që Gjykata Themelore në Mitrovicës ta detyrojë Kastratin që në emër të kompensimit moral t’i paguajë 50 mijë euro dëmshpërblim.

Reklamë
Reklamë