Mbledhja e qeverive shqiptare

‘Shqipëria ka detyrim kushtetues ta mbrojë Kosovën dhe interesat kombëtare’

Politologu Afrim Krasniqi ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri, me ç'rast ka vlerësuar se ka mungesë të koordinimit dhe të konsultimeve serioze midis Tiranës dhe Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se politikanët tanë, në vend se të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet kanaleve zyrtare, komunikojnë nëpërmjet mediave.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, Krasniqi ka thënë se Shqipëria e ka detyrim kushtetues ta mbrojë e ta promovojë Republikën e Kosovës dhe interesat kombëtare.

Ish-këshilltari politik i ish – presidentëve, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, është shprehur i pakënaqur me bashkëpunimin aktual në mes të dy shteteve, duke thënë se bilanci real i nivelit të këtij bashkëpunimi duhet ta shqetësojë qeverinë e Tiranës dhe atë të Prishtinës.

Sipas Krasniqi, mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive më tepër kanë qenë takime formale për imazh, për media dhe për Cv patriotike.