Shpërthim afër parlamentit afgan, 21 të vrarë

Të paktën 21 persona janë vrarë nga një shpërthim i dyfishtë.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas zyrtarëve, besohet se cak i sulmit kanë qenë deputetet afganë, transmeton KosovaPress.

Ministria e Shëndetësisë afgane tha se të paktën 40 u plagosën në shpërthimet pranë zyrave të parlamentit afgan.

Turpi i fshehur i Afganistanit, homoseksualiteti (Foto)

Afganistani qe një kohë të gjatë njihet si një nga vendet më religjioze ku djemtë dhe vajzat ndjekin rregullat strikte të doktrinës islame, por prapa kësaj vendi po mbanë një sekret aq sa edhe Qeveria është munduar ta mbajë nën “ qilim” transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Bacha Bazi “ apo djemët që vallzojnë, janë të rinjë nga mosha 10 vjeçare që vishen si vajza të vogla dhe vallzojnë rreth një grupi me njerëz të moshave të mesme dhe që më tepër shfrytëzohen edhe si skllevër seksi për t’i kënaqur nevojat seksuale të tyre.
Shukur, është djaloshi i cili u vjedh nga familja e tij në moshën 12 vjeçare për ta bërë një “ bachaa bereesh “ , ai është një nga fatlumët e pakët sepse pas pesë vitesh arriti që të ikte, ndërsa tani gjërat që i ka mësuar atje i përdor për ta siguruar jetesën.

1

Varfëria në Afganistan ka qenë një nga faktorët kyç që ka quar në rritjen në masë të madhe të këtij fenomeni në 15 vitet e fundit, ata shpesh edhe mirren nga familjarët e tyre me premtimin se do t’u sigurohet një edukim dhe më vonë një punë , nderkohë që ata trajnohen si valltarë, shfrytëzohen për nevoja seksuale dhe detyrohen te bëjnë grim.
Ai e prekte djaloshin me rroba pambuku “ citohet të ketë thënë një muzikant në 2009 për dokumentarin e “ Djemtë valltarë të Afganistanit” Ai kishte vazhduar se pasi festa mbaron atëherë fillon një shfaqje “ horrori” , ata mirren nga njerëz të ndryshëm dhe dërgohen në dhoma hoteli ku abuzohen në mënyra të tmerrshme seksuale, këta nuk i ndajnë fitmmet me pronarët e tyre pasi që ata krijonë lidhje i udhqejnë dhe natyrisht i përdorin edhe për nevojat e tyre seksuale.

Në Afganistan madje ata edhe kanë një shprehje ku thonë “ Gratë janë për fëmijë, djemtë për kënaqësi”.

2

Sordid, i filmuar si pjesë e dokumentarit, ai vallzon ndërkohë që më vonë nga një grup njerëzish shfrytëzohet për nevoja seksuale

3

Varfëri, Shkur i cili shihet në fotografi nuk fitonte asgjë mirëpo “ mbahej “  nga pronari i tij

4

Dëshpërim, djemë që vijnë nga familje të varfëra me premtimin për edukim, derisa i gjen kjo dhe në shoqërinë afgane quhen “ gay”

Në çdo vend kjo që ju bëhet këtyre të rinjëve nga Afganistani do të quhej pedofili, derisa në këtë vend mbrohen nga policët sepse janë të detyrar nga njerëzit e pasur, dhe biznismenët” thotë, Dr  Soraya Sobhrang

Fakti qe homoseksualiteti është i ndaluar në islam bënë që kjo të mbahet shumë e fshehur nga njerëzit që marrin pjesë në këtë  “ biznes “ , madje edhe ushtarët amerikanë gjatë misionit të tyre ne Afganistan janë shfaqur shumë të habitur se si në një vend aq konservativ kanë parë homseksual duke ecur dorë për dorë në rrugë.

5

Njerëz që shikojnë rrugëve për t’i gjetur viktimat e tyre

6

Fëmijë teksa mashtrohen për t’u shfrytëzuar më vonë, raportohet se ekzistojnë më shumë se 65.000 në Kabul që jetojnë në varfëri.

Mirëpo përkunër kësaj  prap ka shpresë, raporti që eshtë bërë ka tërhequr vëmendjen e ministrit të drejtësisë dhe grupeve fetare, për herë të parë tani ka një ligj që i ndalon këto veprime dhe polcia më në fund ka filluar të bëjë arrestime. /Periskopi

Shkatërrohen 98 tonë drogë në Kabul

Në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, janë shkatërruar 98 ton drogë të konfiskuar gjatë një viti.

Periskopi.com Lajme

Në procesin e shkatërrimit të drogës në Deh Sabzu, ishte i pranishëm edhe zëvendës/ministri për luftë kundër narkotikëve, Muhammed Ahmedi. Ai me këtë rast theksoi se droga është burim financimi për terroristët në Afganistan dhe theksoi se ajo është kërcënim i madh për popullin e këtij vendi, raporton AA

Sipas tij, në Kabul gjatë periudhës së njëjtë 702 persona janë privuar nga liria për shkak të trafikimit të drogës.

Në Afganistan më shumë se një milion persona përdorin drogën, që është më së shumti në botë, duke marrë parasysh faktin se vendi ka rreth 35 milionë banorë.

Përveç kësaj, janë duke zgjatur punët për shkatërrimin e gjysmës së hashishit, që është burimi më i madh i financave të talebanëve.

Supozohet se talebanët nga viti 2005 deri në vitin 2008 nga hashishi kanë fituar 600 milionë dollarë.

Dy të vdekur pas sulmit me bombë në konsullatën gjermane në Afganistan

Një sulmues vetëvrasës me bombë është futur me kamion në konsultën gjermane në Afganistan në qytetin Mazar-e-Sharif, duke vrarë të paktën dy persona, shkruan BBC.

Periskopi.com Lajme

Sipas disa raportimeve është dëgjuar një shpërthim i madh, pasuar nga disa të shtëna.

Më shume se 80 persona janë lënduar pas sulmit në fjalë.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë talebanët, duke thënë që kjo është një kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore në fillim të këtij muaji në Kunduz, ku mbetën të vdekur edhe persona civil.

NATO është duke hetuar mbi këto sulme ajrore të lansuar pasi që trupat afgane kërkuan ndihmë ajrore ngaqë ishin të rrethuara nga talebanët. Gjatë operacionit mbetën të vdekur 30 civilë.

Përgjaket kryeqyteti afgan në prag të festës së Ashures

Kryeqyteti Kabul i Afganistanit është përgjakur në prag të festës së Ashures të festuar nga myslimanët shiitë, teksa një sulm ndaj një vendi të shenjtë ka lënë të paktën 14 persona të vdekur.

Periskopi.com Lajme

Turma e njerëzve ishin mbledhur në Karte Sakhi, vend i shenjtë në kryeqytetin afgan, për të kremtuar festën e Ashures, në përkujtim të martirizimit të Husseinit, nipit të Profetit Muhamed.

Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm si dhe të shtëna armësh.

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, pasi njoftoi se incidenti kishte marrë fund, bëri të ditur edhe numrin e viktimave: 14 të vdekur dhe 26 të plagosur.

Njëri prej tyre ishte një oficer policie, shtoi më tej ai.  Vdekja e Husseinit, që përkujtohet në këtë ditë të shënuar për bektashinjtë, ka qenë një organizim që çoi në ndarjen e Islamit në dy sekte kryesore: atë sunit dhe atë shiit.

Qeveria afgane ka paralajmëruar më herët për sulme të mundshme gjatë ditës së nesërme, por një i tillë ndodhi në një moment të paparashikuar.

Nga sulmi i fundit i kryer në Afganistan, i marrë përsipër nga Shteti Islamik, mbetën të vdekur 80 persona, por ndaj shiitëve kishte kohë që nuk ndodhnin të tilla ngjarje vdekjeprurëse, ndryshe nga ç’ndodh në Pakistanin fqinj.

Myslimanët shiitë përbëjnë rreth 15 për qind të popullsisë afgane, shumica e të cilëve janë pjesë e grupit etnik Hazara.