Aeroporti i gjakoves

Rrezikohet e ardhmja e aeroportit të Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës vazhdon të mos e ketë të përcaktuar të ardhmen e tij. Me probleme të shumta financiare, i njëjti, edhe pse u mor nën menaxhim nga qeveria, nuk do të gëzojë mbështetje as në vitin e ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

I njëjti nuk do të mund të funksionalizohet si aeroport për shërbime të udhëtarëve, pasi kontrata e dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ia pamundëson një gjë të tillë.

KTV-ja merr vesh se në kohën kur është marrë vendimi për transferimin e këtij aeroporti, qeveria nuk ka qenë fare e përgatitur për ta marrë nën menaxhim, madje të njëjtit kishin kërkuar ndihmën e USAID-it për të përgatitur planin e kalimit.

Ekspertë të USAID-it iu kishin thënë zyrtarëve të qeverisë që nëse brenda një viti nuk futet në funksion, e ardhmja e aeroportit rrezikohet së tepërmi.

Aeroporti

Nga qershori fluturime direkte Helsinki – Prishtinë – Helsinki

Pas Parisit, listës së destinacioneve të ofruara në/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do t’i shtohet edhe një metropol europian. Duke filluar nga 22 Qershori i vitit të ardhshëm, kompania ajrore “Norëegian Air” do të lansoj fluturime direkte nga Aeroporti i Prishtinës për në Aeroportin Helsinki-Vantaa dhe anasjelltas, duke lidhur kështu Prishtinën me kryeqytetin finlandez.

Periskopi.com Lajme

Fluturimet janë planifikuar që të fillojnë gjatë sezonës së lartë verore të vitit të ardhshëm dhe do të realizohen me aeroplanë të tipit Boeing 737-800, me kapacitet prej 186 ulësesh.

“Ne si Limak Kosovo International Airport, i mirëpresim dhe mbështesim të gjitha linjat direkte që lidhin Prishtinën me destinacione të reja. Shërbimet ajrore nga Helsinku për në Prishtinë të ofruara nga partneri ynë “Norëegian Air”, do t’u mundësojnë udhëtarëve tanë më shumë zgjedhje për të udhëtuar.”

Kompania ajrore “Norëegian Air” fluturon në më shumë se 140 destinacione në botë dhe ka qenë e pranishme në Prishtinë për shumë vite me shërbime ajrore në disa destinacione.

 

Detajet e fluturimeve direkte për Helsinki:

Fluturimet D8 8452/8453 janë planifikuar për ditën e Enjte duke filluar me 22 Qershor 2017.

Nisja nga Helsinki bëhet në orën 16:00

Arritja në Prishtinë: 18:25

Nisja nga Prishtina për në Helsinki në orën: 19:05

Arritja në Helsinki: 23:25