Paniku në aeroplan, Vuçiq e sheh vetën si hero (Video)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për president të shtetit.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, disa ditë para zyrtarizimit, ai publikoi një  video-reklamë ku shihet në një aeroplan me mbishkrimin “Serbia 2017”.

Derisa krijohet paniku tek pasagjerët, Vuçiq për një moment tregohet “hero” i tyre, transmeton Indeksonline

 

 

Pse avionët nuk fluturojnë mbi Qabe?

Vendi i shenjtë i myslimanëve, Qabeja, është pjesë e zonës ajrore mbi të cilën fluturimi është i ndaluar.

Periskopi.com Lajme

Madje, edhe besimtarët myslimanë që shkojnë të vizitojnë vendin e shenjtë detyrohen që të ulen në një aeroport tjetër, dhe pastaj të marrin transportin rrugor deri në Mekë, Arabi Saudite. Arsyet pas kësaj dukurie duken mjaft interesant.

Mbi arsyet prapa këtij fakti nuk ka ndonjë fakt të saktë dhe të plotë. Përmendet prania e fushës magnetike mbi Qabe, dhe prania e boshllëqeve ajrore mbi këtë xhami, të cilat pengojnë fluturimet e avionëve mbi të.

Po ashtu, një nga arsyet thuhet të jetë fakti që Meka është e vendosur në një zonë malore e cila ka efekt negative në zërat e atyre që kryejnë haxhin, dhe arsyeja tjetër është mundësia e pranisë se jomyslimanëve në avionë, e kalimi mbi këtë vend të shenjtë nuk u lejohet atyre.

Defekt në aeroplanin ku ndodhet Kryeministri Edi Rama

Aeroplani me të cilin udhëtonte Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar nga Singapori në Frankfurt ka shfaqur probleme teknike.

Periskopi.com Lajme

Sipas televizionit pranë qeverisë, Report TV bën me dije se avaria në aeroplan ndodhi vetëm pak minuta para se të ngrihej në fluturim. Për shkak të këtij defekti, delegacioni shqiptar u nis 3 orë me vonesë.

Kryeministri Edi Rama dje ndodhej për vizitë zyrtare në Singapor bashkë me disa zyrtarë e biznesmenë shqiptarë.

Dramë në Pragë, arrestohet polaku që kërcënonte me bombë në aeroplan

Policia çeke ka mposhtur dhe më e pas e ka arrestuar udhëtarin për shkak të kërcënimit që ai bënte me bombë, në Pragë është ulur urgjentisht aeroplani i kompanisë polake “Enter Air” në fluturimin për në Varshavë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm çek, Milan Hovanec, transmeton lajmi.net.

“Udhëtari bërtiste se ka bombë dhe se do ta aktivizonte. Besojmë se më parë bëhet fjalë për një njëri të sëmurë, sesa për sulm terrorist. Dua ta falemndëroi policinë për angazhim profesional, dhe është mirë që gjithçka ka përfunduar kështu”, ka thënë Hovanec.

Ai për radion çeke ka thënë se udhëtari i arrestuar është polak, si dhe shumica nga 160 udhëtarët të cilët janë evakuuar nga aeroplani.

 

Rrëfimi tragjik: Pasi u rrëzua avioni hëngrëm shokët tanë për të mbijetuar (Foto)

Ndërsa shihnim nga dritarja e avionit, diçka nuk shkonte. Ishim të sigurt se ishim shumë poshtë.

Periskopi.com Lajme

Krahët e avionit ishin vetëm pak metra larg majave të mbuluara me borë të Andeve. Çfarë po i thoshte mendja pilotit? Atmosfera në bord ishte fantastike- miqtë e mi të skuadrës së regbisë dhe unë po udhëtonim drejt Kilit për një ndeshje. Po qeshnim, këndonim dhe bënim shaka, siç bëjnë të rinjtë.

Por gjërat morën një kthesë të tmerrshme. Ndjeva sikur avioni ra në një xhep turbulencash. Më pas në një tjetër xhep. Tentoi të ngrihej dhe fitoi lartësi. Por edhe pse po i sforconte motorët me sa mundej, ato nuk kishin fuqi. Një minutë më vonë dëgjuam një zhurmë të fortë. Avioni kishte humbur një krah. Më pas erdhi një shpërthim i fuqishëm. Po fluturonim vërdallë sikur të ishim brenda një uragani.

Menjëherë më pushtoi ideja se do të vdisja. U mbajta kaq fort të sedilja, aq sa e grisa me duart e mia. Ula kokën përpara dhe po prisja goditjen finale, atë që do më çonte në botën tjetër. Por nuk ndodhi. Trupi i avionit ndaloi me forcë. Sedilja ime fluturoi drejt vendeve të para. Por sërish merrja frymë. Isha gjallë!

Rreth e qark meje dëgjoja rënkime dhe të qara. Trupi i avionit ishte hapur, ndërsa bishti i mungonte. Rreth e qark nesh kishte vetëm male më dëborë. Një stuhi po largohej, ndërsa bishti i saj na fshikullonte me të ftohtë. Si hijet e një bote tjetër, nisën të shfaqen njerëzit e parë. Pas meje ishte Gustavo Zerbino, një miku im, njësoj si unë, student mjekësie. Më pa sikur donte të më thoshte: Qenke gjallë edhe ti. Pa folur, e pyetëm veten: Po tani, nga t’ia nisim?

Nisëm të ecim përmes rrënojave të avionit. Disa kishin humbur jetën. Të tjerët ishin plagosur rëndë. Nuk ishte koha për dyshime, i ftohti ishte i paimagjinueshëm. Hapëm një bagazh dhe nisëm të kërkojmë për bluza dhe xhaketa. Gustavo dhe unë nisëm të trajtojmë të plagosurit. Oh Zot sa i lodhur jam, mezi marr frymë. Ajri është kaq i rrallë këtu lart. Më pas pyesja veten: Si ka mundësi që një avion plot karburant goditi malin dhe nuk shpërtheu?

Ra errësira. Brenda pak minutash ishte bërë pus i zi. Ndezëm një çakmak me frikën se mund të shkaktonim një shpërthim. Duart i kisha me gjak. Në kohën e aksidentit fatal, e premte, 13 tetor 1972, isha në vitin e dytë për mjekësi në Montevideo, Uruguaj. Isha një fanatik i regbisë dhe i dashuri i vajzës së bukur të një doktoreshe, Lauri Surraco. Deri në atë moment, unë dhe miqtë e mi kishim jetuar në një univers të privilegjuar- po përgatiteshim të bëheshim mjekë, avokatë, inxhinierë, arkitektë.

Skuadra jonë e regbisë ishte nisur për një ndeshje në Kili. Ishim të rinj, të shëndetshëm dhe të lumtur. Por në një sekondë, të gjitha pritshmëritë tona u rrëzuan. Bota jonë ishte shembur. Nata e parë dukej sikur do zgjaste një përjetësi. Më pas u zgjova duke menduar se isha në mes të një makthi. Por ishte realitet. Pavarësisht shock-ut, ne nuk ramë në dëshpërim. Edhe pse nuk kishim as radio dhe as telefon, ne besonim se do na shpëtonin. Autoritetet kiliane e dinin se kishin humbur kontakt me ne 100 milje larg vendit ku u rrëzuam. Me ushqimin u sajuam me sa mundëm.

Edhe pse kishim pak, e ndamë në mënyrë të barabartë, ndërsa rrobat i ndamë me njëri-tjetrin. Të keqen e lamë pas, i thamë vetes. Nuk duhet të na kapë paniku, duhet të rezistojmë fort. Me valixhet e zbrazura formuam një kryq në dëborë, ndërsa me këmbë krijuam gërmat SOS, që mund të shiheshin nga ajri. Por për habinë tonë, asnjë avion nuk po kalonte. Mëngjesin tjetër dëgjuam një avion sipër nesh. Të gjithë betoheshin se avioni e kishte parë mesazhin tonë. Kërcyem dhe qamë nga gëzimi. Por ndihma nuk erdhi as atë ditë, as të nesërmen, as të pasnesërmen…

Sërish besonim se ishte një mision i vështirë shpëtimi, ndaj do vinin me helikopterë. Ishte vetëm çështje kohe. Lart në qiell, një avion tregtar po linte gjurmë- ishte pjesë e një bote që lëvizte pa ne. Nga 45 persona në bord, 12 kishin vdekur nga përplasja. 6 të tjerë vdiqën në ditët që pasuan. 27 të tjerët u strukëm në trupin e avionit. Por nuk ishim më pjesë e kësaj bote. Ishim krijesa të një planeti tjetër. Qëllimi ynë ishte të mbijetonim, por na mungonte ushqimi. Pas pak ditësh e ndjenim se trupat tanë po konsumoheshin nga brenda që të qëndronin gjallë. E dinim përgjigjen, por ajo ishte e tmerrshme. Trupat e miqve tanë ishin ruajtur mirë në akull e dëborë, përmbanin proteina vitale për ekzistencën tonë.

Por a do e bënim dot? Për një kohë të gjatë ishim në agoni. Dilnim në dëborë dhe i luteshim Zotit që të na drejtonte. Pa miratimin e tij, ndjenim sikur do u vidhnim shpirtin miqve tanë. Javier Methol, 35 vjeç, ishte më i madhi ndër ne. Ai tha se është lutur Zotit dhe ai i ka cituar Tesamentin e Ri.“Ai që ha nga mishi im dhe pi gjakun tim, do ketë jetë të përjetshme. Merreni dhe hajeni, ky është trupi im”. Fjalët që thashë atë ditë më përndjekin akoma: edhe nëse ne do vdisnim, të tjerët do hanin trupat tanë për të mbijetuar. Ne ishim të parët që po thyenim tabunë. Ngadalë, të gjithë e kishim pjekur mendjen.

Pasi ndodhi kjo, erdhi e pakthyeshmja: Lamtumira e fundit ndaj pafajësisë. Ne nuk ishim më kurrë si më parë. Katër nga ne morën disa brisqe dhe nisën të presin fillimisht rrobat e më pas copa mishi. Konsumuam copat tona. Një ditë më vonë, më 23 tetor, dëgjuam nga një radio e vogël me transistorë se pas 100 përpjekjesh për të na gjetur, kërkimi ishte ndërprerë.

Më 8 dhjetor dëgjuam në radio se kërkimi për ne kishte rinisur. Në fakt ishte një mision për të gjetur trupat tanë. Me motin më të mirë mund të kishin një shans për të na gjetur. Tre ditë më vonë, Gustavo erdhi dhe më tha privatisht: Numa vdiq. Edhe Roy është drejt asaj rruge. Shumë shpejt do vdesim të gjithë. Numa ishte më i zoti ndër ne. Atë natë nuk fjeta dot. Mendoja vetëm gjëra të tmerrshme. Çfarë muresh akulli qëndronin mes nesh dhe shpëtimit tonë?

Këto janë pjesë nga libri i Dr. Roberto Canessa “Duhej të mbijetoja”. Canessa ishte pasagjer në avionin çarter, të rrëzuar në vitin 1972. Në atë kohë ishte një student 19-vjeçar. Nga 45 persona në bord, vetëm 16 mbijetuan. Canessa dhe të tjerët u detyruan të hanë të vdekurit. Ky material është publikuar nga Daily Mail.

8-1-11482944237 7-2-11482944234 6-2-11482944232 5-2-11482944230 4-2-11482944228 3-2-11482944227 2-2-11482944225 1-2-11482944224

Nxirren 21 trupa të pajetë nga avioni i rrëzuar në Pakistan

Deri më tani janë nxjerrë 21 trupa të pajetë nga avioni i linjës ajrore ndërkombëtare të Pakistanit (PIA) i cili gjatë fluturimit Çitral-Islamabad u rrëzua në afërsi të rajonit Havelian.

Periskopi.com Lajme

Në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë pakestineze bëhet e ditur se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në mbetjet e avionit të rrëzuar dhe se deri më tani janë nxjerrë 21 kufoma në gjendje të djegur.

Ndërkohë, autoritetet qeveritare të rajonit Havelian kanë njoftuar përmes një deklarate për media se trupat e personave që ndodheshin në avion janë djegur deri në atë shkallë sa është i pamundur identifikimi i tyre dhe se avioni është copëtuar në masë të madhe.

Dëshmitarët okularë kanë theksuar për mediet e vendit se avioni ka marrë flakë para se të rrëzohej.

Nga ana tjetër, presidenti i Pakistanit Memnun Huseyin dhe kryeministri Navaz Sherif përmes një mesazhi të publikuar kanë shprehur dhimbjen dhe shqetësimin nga aksidenti tragjik.

Ndryshe, autoritetet paraprakisht njoftuan se avioni me 47 pasagjerë në bord ishte ngritur nga qyteti Çitral në veriperëndim të vendit në orën 15:30 sipas kohës lokale dhe pas një kohe i ka humbur lidhjet me kullën.

Avioni i vogël i pasagjerëve me numër udhëtimi PK-661 i PIA-s ra në afërsi të fshatit Karpal në rajon, me çka në vendngjarje u dërguan një numër i madh i ekipeve emergjente dhe njësite ushtarake.

Sipas pamjeve të transmetuara në media, u vërejt se avioni ka rënë në një hapësirë malore dhe është përfshirë nga flaka.

 

SHBA: Rrëzohet avioni, dyshohet se ka të vdekur! (VIDEO)

Një aeroplan i tipit “Piper PA 31” është rrëzuar në qytetin Elko në Nevada të SHBA. NBC raporton se ka pasur të paktën 4 persona në bord.

Periskopi.com Lajme

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit në Nevada, mirëpo banorët e zonës janë evakuuar.

Dëshmitarët thonë se aeroplani u rrëzua në një parking, ku automjetet e parkuara shpërthyen nga rrëzimi i tij.

Shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulanca tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Këto janë disa nga pamjet nga vendi i ngjarjes:

Merr flakë një aeroplan në aeroportin e Çikagos, evakuohen pasagjerët (Video)

Një aeroplan i kompanisë ajrore “American Airlines” ka marrë flakë teksa ndodhej në pistën e Aeroportit ndërkombëtar “O’Hare” të Çikagos.

Periskopi.com Lajme

Të paktën 6 ambulanca janë thirrur me urgjencë për në vendngjarje, ndërkohë që raportohet se aeroplan ka marrë flakë pas shpërthimit të njërës prej rrotave të tij teksa ai po ngrihej në ajër.

Pasagjerë të shumtë nga aeroporti në fjalë kanë nisur hedhjen e fotove dhe videove nëpër media sociale.

Zjarri ka rënë në një avion tregtar, ndërsa pamjet e shtëllungave të dendura të tymit janë regjistruar edhe nga një tjetër avion në lëvizje.

Raportimet e para flasin për evakuimin e të gjithë pasagjerëve në bordin e avionit.

Sipas asaj që thonë dëshmitarë nga vendngjarja, avioni ka marrë flakë menjëherë pasi ka tentuar të ngrihet nga pista, e më pas është rrëzuar, ngjarje e shënuar rreth orës 14:30 me atë lokale.

Ende nuk ka asnjë konfirmim sesa njerëz ndodheshin në avion në atë moment, apo nëse ky incident do të shkaktojë vonesa të fluturimeve të tjera nga “O’Hare”, një prej aeroporteve më të ngarkuara të botës.

Rrëzohet një aeroplan në det, në afërsi të Burma-s

​Një aeroplan është rrëzuar në det në brigjet perëndimore të Burma-s, ka thënë një zyrtar i Departamentit të Aviacionit Civil për Reuters

Periskopi.com Uncategorized

Autoritetet në Burma janë duke u përpjekur për ta gjetur, mirëpo aeroplani ende nuk është identifikuar.

“E vetmja gjë që dimë është që aeroplani nuk është i linjave tona ajrore në Burma”, ka thënë zyrtari i lartë i Depratamentit, Tin Maung.

Aeroplani ateron dhunshëm në Prishtinë, pasi shpendi ia djeg motorin

Një aeroplan është detyruar që të aterojë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari” vetëm pak minuta pasi është nisur nga aty.

Periskopi.com Lajme

Ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 dhe arsye është se një shpend është ka djegur njërin nga motorët e avionit pasi ka hyrë aty.

Rastin për Klanin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara që ka thënë se ekipet teknike janë duke u marrë me kontrollimin e motorëve.

Ajo ka shtuar ky aeroplan që po nisej nga Kosova në drejtim të Zvicrës, do të fluturojë sonte për në destinacionin e caktuar.