Adriatik Kelmendi ka dy fjalë për Valdete Dakën

Periskopi.com Lajme

Gazetari Adriatik Kelmendi duke komentuar procesin e zgjedhjeve në Kosovë ka folur edhe për kryetaren e KQZ-së Valdete Daka.

Sipas Kelmendit, Daka pavarësisht telasheve ia arriti të organizon  zgjedhje të nivelit skandinavez në Kosovë.

Shënimi i plotë: Të mos i mbesim borxh:

Një meritë të madhe pse, përkundër telasheve, ia dolëm të kishim zgjedhje të nivelit ndoshta skandinavez në Kosovë edhe kësaj radhe e ka një grua – është Valdete Daka.

Reklamë
Reklamë

Albin Kurti – Adriatik Kelmendit: Mos u bëj fanatik

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti në një intervistë ne Adriatik Kelemendin patën disa polemika.

Teksa Kelmendi e pyeste vazhdimisht për flamurin dhe Kurti nuk dëshironte të fliste gjatë për atë temë, ky i fundit e quajti Kelmendin fanatik.

Madje e citoi Churchillin i cili shpjegon fanatikun saktësisht.

“Një fanatik është dikush që s’mund ta ndryshojë mendjen dhe nuk do të ndërrojë as temë”, citoi ai Winston Churchillin.

Dhe në fund i tha se flamurin nuk e ka këto ditë ngase shtabi zgjedhor i tij ka vendosur që këto ditë ta ketë llogon #mezemër

Reklamë
Reklamë

Adriatik Kelmendi ka dy fjalë për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Periskopi.com Lajme

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas rrahjes së mbrëmshme ndaj anëtares më të re të PDK-së, Arbana Xharra.

Ai thotë se lufta ka lënë shumë trauma në Kosovë, e quan sulm të ligë atë që i ndodhi Xharrës dhe thotë se është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjete sociale.

Postimi i plotë:

Si duket na kanë lënë bukur pasoja traumat e luftës!

Se vështirë të shpjegohet ndryshe nevoja e ethshme për gjetjen e individëve, të cilëve duhet në korr t’i bëjmë linç publik – me mllef, sharje e mallkime – vetëm se nuk pajtohemi me qëndrimet personale të tyre, orientimin jetësor të tyre.

Sulmi i ligë ndaj Arbana Xharrës është ndërsyer edhe nga gjuha e ndyrë e përdorur ndaj saj kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ngjashëm ndodhi edhe para pak kohësh ndaj shoqëruesit të Dardan Molliqajt.

Me këtë mendësi së shpejti do të shohim edhe viktima.

E viktimat do të jemi ne, shqiptarët, që kemi filluar të mos e durojmë njëri-tjetrin. Deri në linç, publik e fizik!

Reklamë
Reklamë

Adriatik Kelmendi zbulon qëllimin e Kadri Veselit

Periskopi.com Lajme

Analisti Adriatik Kelmendi thotë se PDK-ja ka treguar fuqinë e saj dhe sipas tij, ajo vendos kur ka zgjedhje në Kosovë, kur të formohet Qeveria e edhe kur të bie.

Kelmendi thotë se kjo legjislaturë dhe koalicioni LDK-PDK-Lista Serbe që nga fillimi i ka ngjarë atij njeriut i cili kur zgjohet në mëngjes e urren vetveten e deri në mbrëmje – gjithë botën.

Ai tregon përse e rrëzoi Kadri Veseli qeverinë, në të cilën ishte edhe vet, transmeton periskopi

Postimi i tij i plotë:

TASH RRI SHTREMTË e fol drejt – PDK-ja edhe një herë i tregoi të gjitha partive të tjera se vetëm kur ajo do dhe si ajo do mund të bëhet qeveria dhe të bie qeveria.

Të kujtojmë, të gjitha partitë opozitare u bënë bashkë në VLAN për ta lënë PDK-në në opozitë dhe nuk ia dolën.

LVV, AAK e NISMA hodhën gaz lotësjellës e mollotovë, bojkotuan kuvendin, organizuan protesta me dhjetra mijëra qytetarë, mblodhën 205 mijë nënshkrime, por nuk ia dolën që ta rrëzonin qeverinë.

Qeveria ra kur vendosi që ta rrëzojë atë PDK-ja.

Pa votat e PDK-së, opozita nuk do të mund ta kalonte mocionin e votëbesimit.

Rrjedhimisht i bie që opozita e ndihmoi PDK-në që ta rrëzojë qeverinë dhe jo anasjelltas.

Në qoftë se do të ishte ndryshe, atëherë LVV, AAK dhe NISMA do të mund të organizonin mocione mosbesimi për qeverinë që në ditën e parë të punës së saj.

Në të njëjtën kohë, nuk po pretendoj që nuk është dashur të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kjo legjislaturë dhe koalicioni LDK-PDK-Lista Serbe që nga fillimi i ka ngjarë atij njeriut i cili kur zgjohet në mëngjes e urren vetveten e deri në mbrëmje – gjithë botën.

Kjo, pra, s’diskutohet.

Por, ajo për të cilën duhet vrarë mendjen liderët e opozitës, është motivi i PDK-së që pikërisht tash të dalë “në anën e tyre”.

MOTIVI I PDK-së është sa i thjeshtë ashtu edhe legjitim për një parti politike. Kadri Veseli nuk ka vendosur që ta rrëzojë qeverinë ku është vetë, për t’ia dhënë pushtetin opozitës. Veseli e rrëzoi qeverinë ku është vetë, për ta hequr nga posti Isa Mustafën dhe për t’u bërë vetë kryeministër.

Reklamë
Reklamë

Bëhet trend botëror ‘forca e bën fuqinë, oooo Adriatik” (Video)

Humori që kishte shpërthyer në kohë të zgjedhjeve në Drenas në fund të vitit që kemi lënë pas, po vazhdon ende.

Periskopi.com Lajme

Tashmë kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci kishte thënë një fjali, mes shumë tjerash, me të cilën u tallën në rrjete sociale.

“Forca e bënë fuqinë, ooo Adriatik”, tashmë po merr përmasa botërore.

 

Reklamë
Reklamë

Kelmendi flet për vrasjet në Kosovë: 5 fish më shumë shqiptarë të vrarë

Adriatik Kelmendi thotë se në Kosovë deri në vitin 2014 për krime të ndërlidhura me luftën janë akuzuar 84 persona, nga ta 62 shqiptarë.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi që është avokues publik i nismës për KOMRA, tregon vrasjet që janë bërë deri në këtë vit dhe se të çfarë nacionaliteti kanë qenë viktimat.

Thotë se secila vrasje duhet të trajtohet sipas ligjit, pavarësisht nga cila anë është bërë.

“Mirëpo, deri në vitin 2014, për krime të ndërlidhura me luftën në Kosovë janë akuzuar 62 shqiptarë dhe vetëm 22 serbë – që i bie afro 3 herë më shumë. Nga gjithsej 13.146 persona viktima të luftës në Kosovë – 10.495 janë shqiptarë, 2.077 serbë dhe 574 joshqiptarë e joserbë dhe të papërcaktuar – që i bie afro 4 herë më shumë shqiptarë”, thotë ai.

“5 fish më shumë shqiptarë të vrarë; plus 3 fish më shumë shqiptarë të akuzuar për krime; plus vetëm në Kosovë po bëhet Gjykata Speciale; plus krimet janë kryer në territorin e Kosovës nga forca që në masë kanë ardhë jashtë këtij territori?!… Po, secila vrasje duhet të trajtohet sipas ligjit, pavarësisht nga cila anë është bërë… Qartë! Por kjo që po shohim ne në Kosovë mund të jetë gjithçka – mirëpo vetëm drejtësi e barabartë nuk mund të jetë!”, thotë Kelmendi.

KOMRA është komision rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor të vitit 2001, për themelimin e së cilës angazhohet Nisma për KOMRA.

KOMRA është një komision ndërqeveritar i përberë nga shtete e dala nga territori i ish-Jugosllavisë.

Ky trup jo-gjyqësor hulumton akuzuar për të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet tjera të të drejtave të njeriut në lidhje me luftën; regjistron të gjitha viktimat e luftës dhe viktimat e krimeve të lidhura me luftën; mbledhë informacione në lidhje me kampet dhe vende të tjera të përqendrimit të detyruar.

Reklamë
Reklamë

Përplasje mes Xharrës dhe Adriatik Kelmendit, harrojnë respektin për pak çaste

Publicisti Fahri Xharra së fundmi në rrjetet sociale u ka shpallur “luftë” figurave publike, siç thotë ai, për të gjithë ata që po e shëmtojnë gjuhën shqipe.

Periskopi.com Uncategorized

Këtë “luftë”, Xharra e ka nisur me publicistin dhe autorin e emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendin, ku ky i fundit i është kundërpërgjigjur menjëherë.

Kritikat gjuhësore që i ka bërë Xharra, Kelmendi i quan krejtësisht të pakuptimta dhe lapsuse.

“Për shkak të miqësisë me familjen tuaj do të dëshiroja shumë që ju të mos e bënit këtë lapsus, për mua me motiv krejtësisht të pakuptimtë. Njësoj, për shkak të miqësisë së njëjtë, nuk mundem të zgjedh vetëm të ju injoroj, meqë sinqerisht nuk dua të ju shoh duke sharruar më thellë. Kur them këtë, kam parasysh se konstatimi juaj bujëmadh “shëmtuesit e gjuhës shqipe” (sic!), i thënë nga dikush si ju, fatkeqësisht paraqet një oksimoron të dhimbshëm”, ka shkruar Kelmendi.

Ai nuk e ka lënë me kaq, duke ja kujtuar Xharrës se në një tekst prej vetëm pesë fjalish, ka bërë hiç më pak se dhjetëra gabime drejtshkrimore.

Reklamë
Reklamë