januzaj1

Adnan Januzaj shprehë ngushllimet e tij për futbollistët e Chapoecoense (Foto)

Futbollisti i Manchester United i huazuar në Sunderland, Adnan Januzaj, ka shprehur ngushllimet e tij për jeten e humbur të futbollistëve brazilian.

Periskopi.com Sporti

Skuadra Chapecoense sot ka përjetuar ditën më të errët në histori të saj, aeroplani që po udhëtonin është rrëzuar, ku si pasojë kanë vdekur 77 persona, ku të gjithë ishin pjesë e skuadrës braziliane.

Januzaj këtë e ka bërë përmes rrjtetit të tij social Instagram. /Periskopi/

januzaj

januzaj

Adnan Januzaj me fanelën e gjigandit italian (Foto)

Adnan Januzaj është futbollist i njohur, i cili është pjesë e Manchester United, por që aktualisht është i huazuar te Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Por, vite më parë, kur ai ishte në shkollë mbante të veshur fanelën e një skuadre tjetër, pra jo të Manchester United.

Në këtë foto, 21-vjeçari shihet me fanelën e skuadrës së Romës, në një ndeshje të luajtur me shoqërinë e tij në shkollë.

januzaj2

shaqa

Januzaj dhe Shaqiri nga më të mirët në Premier Ligë

Mediumi i njohur britanik “TalkSport” ka përfshirë dy shqiptarë në 20 futbollistët më të mirë të Premier Ligës në pozitën e mesfushorit ofensiv apo organizativ.

Periskopi.com Sporti

Në 20 më të mirët që luajnë në pozitën që njihet në futboll si pozita me numrin 10 janë përfshirë Adnan Januzaj i Sunderlandit dhe Xherdan Shaqiri i Stoke Cityt.

Januzaj është i fundit në këtë listë.

“Januzaj shkëlqeu nën urdhrat e David Moyesit te Manchester Unitedi tre vjet më parë, andaj tifozët e Sunderlandit janë të lumtur me huazimin e tij. Por ka qenë një start zhgënjyes për reprezentuesin belg, që vështirë se do të tërheqë vëmendjen e Jose Mourinhos”, thuhet në përshkrimin e “TalkSport” për Januzajn, përcjell koha.net.

Januzaj duke festuar golin
Adnan Januzaj, Sunderland

Ndërsa për Shaqirin, që është i 13-i në këtë listë “TalkSport” shkruan se “Ai shkëlqen në ditën e tij, por që nuk është vazhdimësi. Ndeshja e shkëlqyer ndaj Hull Cityt, ku ai realizoi dy golat në fitoren 2 me 0, tregoi se sa i mirë mund të jetë. Mark Hughes ka nevojë për më shumë nga reprezentuesi i Zvicrës”.

Shaqiri duke e udhëhequr topin
Xherdan Shaqiri, Stoke City

Listës i prinë Philippe Coutinho i Liverpoolit, i ndjekur nga Kevin De Bruyne i Cityt dhe Mesut Ozil i Arsenalit.

 

januzaj

Januzaj vendosë, Kosova apo Belgjika?

Kosova apo Belgjika, për herë të parë, Adnan Januzaj, flet për vendimin e tij, dhe këtë e bënë për mediat belge.

Periskopi.com Sporti

Ai shpreh synimin e tij që ka për t’u kthyer sërish tek Belgjika, derisa Kosovën nuk e përmend fare, përkundër pyetjes së gazetarit belg, përcjell Gazeta Olle.

Grumbullimi i fundit i Adnan Januzajt me Belgjikën ishte në shtator 2015, përderisa këtë vit nisën thashethemet se ai ka vendosur të zgjedhë Kosovën, por cili është komenti i tij për këtë?

“A e kam zgjedhur përgjithmonë Belgjikën? Nuk mund ta mohoj se synimet e mia janë të luaj sërish me Belgjikën në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’”, përgjigjet Januzaj për “Het Laatste Nieuws”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai komenton edhe kritikat e njerëze për formën e tij. Januzaj u huazua në verë nga Manchester United tek Sunderland, por edhe këtu nuk është se po shkëlqen.

“E di se ka shumë dyshime për mua, por unë jam duke bërë çmos për t’i demantuar të gjithë ata që nuk besojnë në mua. Jam gati për këtë sfidë. Njerëzit po harrojnë se unë jam vetëm 21-vjeçar”, shtoi ai.

Januzaj, me prejardhje nga Istogu, asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje për Kosovën.

januzaj1

Januzaj ‘çmendet’ pas bukuroshes nga Kosova (Foto)

Adnan Januzaj më në fund ka gjetur diçka që mund t’ia kthejë vëmendjen në Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Adnan Januzaj ka refuzuar t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së përfaqësueses së Kosovës.

Por, kur bëhet fjalë për femrat kosovare, Januzaj nuk heziton të kontaktojë me to. Djaloshi me prejardhje nga Istogu ka shprehur haptazi simpatinë për Yllka Rexhën.

Mësohet se Januzaj ka shoqëri të mirë me Rexhën dhe se simpatia ndaj saj tani çdo ditë e më shumë po forcohet.

yllka

yllka1

Adnan_Januzaj

Januzaj mungon në listën e Belgjikës, a është ky lajm i mirë për Kosovën?

Përzgjedhësi i Kombëtares belge, Roberto Martinez ka zbuluar listën prej 25 futbollistëve, të cilët i ka ftuar për dy ndeshjet e radhës ndaj Bosnës dhe Hercegovinës dhe ndaj Gjibraltarit.

Periskopi.com Sporti

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.

As kësaj radhe nuk është grumbulluar në skuadër talenti nga Kosova, Adnan Januzaj.

Ky i fundit nuk është përfshirë në këtë skuadër prej kohësh.

Tani mbetet të shihet nëse ai do të pranojë të luajë për Kosovën, mirëpo vështirë se mund të ndodhë një gjë e tillë.

belgjika /Periskopi.com

januzaj

Lëndohet Januzaj, ja sa pritet të mungojë

Anësori i Sunderland, Adnan Januzaj ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën gjashtë javë.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari me prejardhje nga Kosova u dëmtua në ndeshjen ndaj Crystal Palace të shtunën, ndeshje të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 3:2.

BBC raporton se të martën është mësuar që Januzaj ka pësuar një dëmtim ligamenti në kyçin e këmbës.

Vlen të përsëritet se futbollisti në fjalë është i huazuar te skuadra e Sunderland nga Manchester United. /Periskopi.com

ibra-januzaj

Ibrahimovic dhe Januzaj në formacionin e dështakëve

Periskopi.com Sporti

Tabloidi ‘Goal’ ka vlerësuar formacionin e dështakëve në javën e pestë të Premier Ligës.

Në mesin e të përzgjedhurve është edhe Adnan Januzaj, i cili edhe u ndëshkua dje me karton të kuq në ndeshjen kundër Tottenham.

United përfaqësohet me pesë futbollistë në këtë formacion.

deshtaket

 

 

Adnan-Januzaj-Belgium

Januzaj ka të drejtë të zgjedhë Kosovën

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar i cili ka luajtur për Belgjikën, Adnan Januzaj ka të drejtë të luajë për Kosovën.

Kjo, pasi FIFA sqaroi sot se futbollistët të cilët kanë luajtur për shtetet tjera pas datës së pranimit të Kosovës në FIFA më 13 maj të këtij viti, nuk kanë të drejtë të luajnë për shtetin më të ri në Evropë.

Mirëpo, Januzaj në këtë rast bën përjashtim, pasi ai nuk është paraqitur për Belgjikën pas datës 13 maj, pra ditës kur Kosova u pranua në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror. /Periskopi.com

bunjaku2

Januzaj na mbylli derën

Periskopi.com Sporti

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka zbuluar se mesfushori i Manchester United, Adnan Januzaj nuk ka pranuar të kontaktojë rreth mundësisë për të luajtur për Kosovën.

“Kemi tentuar në çdo mënyrë të kontaktojmë me Januzajn, por ai na ka mbyllur derën. Ai nuk e deshi Kosovën dhe më mirë që nuk erdhi”, ka deklaruar Bunjaku në një konferencë të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. /Periskopi.com

Adnan-Januzaj-Belgium

Belgjika s’e fton Januzajn

Periskopi.com Sporti

Belgjika nuk e ka ftuar sërish Adnan Januzajn për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Russia 2018’.

Mbetet të shihet nëse kosovari i huazuar te Sunderland do të zgjedhë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

BELGJIKA - PA JANUZAJN/Periskopi.com