Administrata e Kosoves

Administrata e Kosovës e mbingarkuar dhe e politizuar

Kosova vazhdon të jetë me administratë publike të mbingarkuar e të politizuar, pavarësisht që ky është një nga kushtet e BE-së për integrimin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Megjithëkëtë, zyrtarë të institucioneve thonë se po punojnë intensivisht për një administratë publike efikase e profesionale, raporton KTV

Në takimin e radhës të Këshillit të Ministrave për Reformë në Administratën Publike është vënë në pah mos-zbatueshmëria e ligjit për Shërbimin Civil dhe Ligjit për Pagat. Ministri Mahir Yakcilar që është edhe kryesues i Këshillit ka thënë se ky është një kriter i BE-së për integrimin e Kosovës prandaj po punojnë për përmirësimin e legjislacionit primar.

Bartës të institucioneve të larta të shtetit vazhdimisht kanë premtuar depolitizim e reformim të administratës, ndërsa në adresë të tyre vazhdimisht janë përcjellë akuza se pikërisht administratën publike e kanë mbushur me militantë partiakë.