messi-ronaldo

‘Kam luajtur kundër Messit e Ronaldos, ky është më i miri’

Mbrojtësi i Sevillas, Adil Rami ka folur rreth krahasimit të zakonshëm në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Dy superyjet e futbollit botëror kanë qenë më të mirët në dekadën e fundit, ndërsa francezi thotë se argjentinasi është futbollist më i komplikuar.

“Kam luajtur kundër Ronaldos, Messit dhe Griezmannit dhe sinqerisht unë i respektoj që të tre. Është e vërtetë se këta janë lojtarët më të mirë në botë sot për mua”, deklaroi Rami.

“Por, prej kur kam ardhur në Spanjë, pyetja që unë dëgjoj është: Ronaldo apo Messi? Të dy janë lojtarët më të mirë në botë, por Messi është Messi”, shtoi ai.

“Messi është me të vërtetë shumë më i kompletuar sesa Ronaldo dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse unë e vë atë në krye”, përfundoi Rami. /Periskopi.com