Në Kosovë prodhohen “Adidas” dhe “Nike” të falsifikuara

Periskopi.com Lajme

Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive. Pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës kanë ushtruar kontroll tek subjekti. Kontrolli ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

  1. Makinat për qepje
  2. Makinat për shtypjen e etiketave
  3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve
  4. Nike
  5. Adidas
  6. Puma
  7. Reebok
  8. Moster etj.

Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Zyrtare: Chelsea nënshkruan marrëveshjen më të madhe në histori

Chelsea ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje afatgjatë me kompaninë Nike, e cila merret me prodhimin e pajisjeve sportive.

Periskopi.com Sporti

Londinezët janë furnizuar deri më tani nga kompania tjetër e njohur Adidas, mirëpo marrëveshja me Nike duket të jetë shumë më e mirë për ta.

Marrëveshja e re mes Chelseat dhe Nike’s kap shifrën e 60 milionë funteve në vit.

Drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia e quajti këtë marrëveshje si tepër emocionuese dhe shumë të rëndësishme për klubin.

“Kjo është një marrëveshje tepër emocionuese dhe e rëndësishme për klubin”, deklaroi ajo.

“Ashtu si Chelsea, Nike është e njohur në mbarë botën për përsosmërinë e saj dhe ne do të shkojmë përpara për të punuar së bashku drejt të qënit partnerë të suksesshëm”, shtoi ajo. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë