Adem Salihaj

Salihaj i gatshëm për të dëshmuar në Gjykatën Speciale

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se është i gatshëm të dëshmojë për gjërat që i di, madje edhe në Gjykatën Speciale.

Periskopi.com Lajme

“Jam i gatshëm me dëshmu. Kam qenë i rrezikuar gjithmonë dhe jam i vendosur me thanë të vërtetën. Kam informata të caktuara për vrasje të caktuara”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të shkojë në Prokurorinë e Kosovës sepse nuk ka besim tek ajo.

Ai ka komentuar edhe letrat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, drejtuar Prokurorisë për zbardhjen edhe të vrasjeve te pasluftës dhe atentatin ndaj presidentit Ibrahim Rugova.

“Janë lojë, asgjë serioze, asgjë e sinqertë aty”, shprehet ai. “Prokuroria nuk guxon me hetu pa i thanë Thaçi. Me këtë ai po dëshiron me shpëtu lëkurën e tij, nga Gjykata Speciale, duke u çuar njerëzit e tij nëpër burgje. Ai ka qenë në krye të strukturave që kanë kryer vrasje. Ai ka qenë shef mbi të gjithë shefat”.

Adem Salihaj​ dhe ‘zbulimi’ i tij i ilirëve diku në Pakistan apo as ai vet se di ku

Periskopi.com Video
Adem Salihaj

Adem Salihaj mësyu të thoshte diçka tjetër, e ndryshoi temën minutën e fundit

Ishte bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova që vazhdon të jetë në LDK, Adem Salihaj, e që kohëve të fundit ka dal kundër qëndrimit të partisë së tij për Demarkacionin, të premten habiti të gjithë.

Periskopi.com Lajme

Ftoi një konferencë për media, para Kuvendit të Kosovës, pranë bustit të Ibrahim Rugovës, për të rrëfyer një të ashtuquajtur ‘zbulim’.

Pretendon se ka zbuluar gjurmë të ilirëve, por Periskopi mëson se ai nuk doli aty për këtë çështje.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se ai ka disa ditë që planifikonte një temë tjetër ta thotë, por që në fund e ndryshoi mendjen. Nuk dihet se çfarë pretendoi të thoshte, por diçka ka që e ndaloi.

Po i pyetur nëse tentoi të fliste për vrasjen e pasluftës dhe u kërcënua nga dikush, ai mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë.

“Jo, nuk jam kërcënuar nga askush, sot isha në katër televizione të ndryshme dhe i thash të gjitha ato, që mendoj se duhet thënë lidhur me deklarimet e Thaçit dhe aktualitetin politik”, tha Salihaj.

Ngriti dyshime vendi ku kërkoi të shpaloste këtë ‘zbulim’, pranë bustit të Ibrahim Rugovës.

Pak ditë më parë, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Prokuroria që të fillojë hetime për atentatit ndaj Rugovës, e një natë më parë tha se atentati ndaj tij ndodh pak qaste para se ata të dy bashkë, Rugova dhe Thaçi të në nënshkruanin një koalicion për krijimin e Qeverisë së re. Kjo sipas Thaçit, ndodhi në vitin 2015.

Salihaj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, e shumëkush priti që pranë bustit të tij, të shpaloste ndonjë informatë për të.

Salihaj që publikisht ka ngritur zërin kundër Demarkacionit, kështu edhe kundër qëndrimit të partisë së tij, LDK-së, mundi që këtë zbulim të tijin ta bënte në shumë mënyra të tjera, por zgjodhi sikur dikur, Nazim Bllaca të ftonte mediat në mes të rrugës.

Ndryshe shumë media në botë, që shumë vite kanë raportuar për këtë popull, madje edhe gjenetikisht ka dalë se ADN-ja e popullit Kalash janë një përzierje gjaku nga Evropa që nga koha e pushtimeve të Aleksandrit. Ky popull thuhet se me shumë gjasa janë pasardhës të drejtpërdrejtë të ushtrive të lashta greko-maqedonase e që në Pakistan u zhvendosën rreth 2 mijë e 300 vite më parë.

Jo vetëm mediat nëpër botë, në Kosovë, publicisti Fahri Xharra që shumë vite thotë se ky popull janë me prejardhje shqiptare, pra ilirë.

E Salihaj kur e pyetën ditën pse zgjodhi tani këtë temë, kur dihet moti për këtë popull, tha se nuk e dinte që këto informata ekzistojnë moti./ Periskopi

salihaj-nuk-e-votoj-tha-ccedil-in-p-euml-r-president-ja-arsyet_hd

Adem Salihaj kërkoi vëmendje, thotë se Rugova asesi nuk e donte PDK-në

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Adem Salihaj, e ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili tha mbrëmë në Zona e Debatit në Klan Kosova se ish-Presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2005 – kur ndaj tij u bë atentat – ishte duke dashur të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Salihaj në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se Rugova asnjëherë nuk ka pasur ndërmend të bëjë koalicion me PDK-në, madje ka qenë kategorik kundër një delegacioni të tillë.

“Unë e them me bindje të plotë dhe me siguri të plotë se Rugova ka qenë duke ardhur në Presidencë për t’u takuar me Havier Solanën dhe unë kam qenë prezentë në atë takim, as një bisedë dhe as një fjalë nuk ka pasur nga presidenti që do të takohet me Thaçin”, ka thënë Salihaj.

“Pra Rugova është sulmuar me eksploziv dhe më pas nga aty ka ardhur në takim me Solanën. Ai ka qenë i shqetësuar, e ka ndezur një cigare dhe ka thënë ‘edhe një herë zoti më shpëtoj’”.

“Rugova ka qenë shumë i kënaqua që kishte mundur të bënte koalicion me AAK-në e jo me PDK-në, sepse ai në asnjë mënyrë nuk do të pranonte një koalicion me PDK-në”.

“Ai asnjëherë nuk e ka përmendur se mund të krijohet koalicioni me PDK-në, ishte i kënaqur që koalicionin e bëri me AAK e jo me PDK-në”.

Madje Salihaj ka akuzuar vet Thaçin se, është ai që qëndron parapa këtyre rasteve dhe mjegullës rreth tyre.

“Këto ditë e fundit është bërë një lojë politike, mendoj se ai qëndron pas të gjitha tentim-atentateve dhe intrigave që bëhen, por ia po mundohet ta paraqesë sikurse Rugoven tentonte ta vriste dikush nga LDK, apo AAK”.

“Nëse Hashim Thaçi flet fakte dhe të vërteta do ta shohim, por unë nuk e besoj këtë. Rugova ka qenë kategorik që të mos bëjë koalicion me PDK-në, ndërsa ka pasur edhe drojë se a do ta lënë ndërkombëtarët të bënte koalicion me AAK-në”.