Shqipe Jashari

A i quajti vajza e Adem Jasharit tradhtarë ata që familja Jashari nuk i pret më në konak?

Vajza e Adem Jasharit, Shqipja, ka publikuar në një prej rrjeteve të saj sociale një thënie të Sami Frashërit.

Periskopi.com Lajme

“Tradhtaret të mos kalojnë pranë varrave të dëshmorëve, sepse dheu i tyre nuk duron të qenmën e tyre mbi faqen e tokës”, është thënia e Sami Frashërit, që Shqipja ka vendosur ta postojë pikërisht dy ditë pas 28 Nëntorit, kur memoriali i familjes Jashari u vizitua më shumë se kurrë.

Për të vizituar familjen Jashari shkuan të gjithë krerët institucional, ndërsa dihet se në konakun e Jasharajve më nuk priten disa prej politikanëve kryesorë në vend.

E gjithë kjo lë të nënkuptohet se Shqipe Jashari mund t’ia ketë dedikuar të njëjtëve këtë thënie të shkrimtarit të madh shqiptar. /Periskopi/

tumblr_nkqywmiaws1tvtq7io1_500

Sot 61 vjet më parë lindi komandanti legjendar i Kosovës

Adem Jashari, sot, po të ishte gjallë do t’i bënte 61 vjet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit  1955 në Prekaz të Skenderajt.  Ishte djali i tretë i Shaban Jasharit dhe Zahide Jasharit.

Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.  Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht.

Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.  Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.  Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore.

Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani. Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.

Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit. Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme. Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

auto_shtepia_e_pamposhtur_-_kompleksi_memorial_prekaz1425713237

Mbi 11 milionë vizitorë në Prekaz

Prekazi mbetet vendi më i vizituar nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Kalimi i viteve, që nga përfundimi i luftës, nuk e ka zbehur dëshirën për ta vizituar vendin prej ku ka nisur liria e Kosovës. Kompleksin memorial “Adem Jashari” vetëm këtë vit e kanë vizituar 400 mijë veta, përderisa numri i vizitorëve që nga paslufta kalon shifrën prej 11 milionësh

Periskopi.com Lajme

 

Shkojnë me dhjetëra herë, por emocionet asnjëherë nuk u zvogëlohen. Kjo për faktin se qytetarët shprehin ndjenjat e njëjta kur vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, vend ky i shndërruar tanimë në Mekën dhe Jerusalemin e shqiptarëve.

Kompleksin memorial “Adem Jashari” nuk kalon asnjë ditë pa u vizituar nga qytetarë të shumtë që e bëjnë vendin me të vizituar në Kosovë. “Vetëm këtë vit kemi pasur mbi 400 mijë vizitorë”, thotë për “Zërin” ciceroni Ilaz Halimi, teksa kujton se të gjithë vizitorët shprehin emocionet sikurse të ishin për herë të parë në Prekaz, edhe pse mund të jetë e disata herë që shkojnë për t’u përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e bërë për liri.

“Vizitorë kemi mjaft, të gjithë vijnë me emocione të veçanta edhe nëse ka qenë me dhjetëra herë. Sa herë që vijnë, sipas mendimeve të vizitorëve, ata e kanë ndjenjën e veçantë”, kujton ciceroni Halimi.

thumbs_b_c_2f9a3103149fc9c796b99b727b43cc43-730x440

Parqet në Turqi që mbajnë emrin e Adem Jasharit

Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, me luftën dhe sakrificën e tij dhe të familjes për lirinë e vendit, dha jehonë ndërkombëtare.

Periskopi.com Lajme

 

Por, për të mos e harruar kurrë atë, në Kosovë ka plot rrugë e shtatore me emrin e tij.

Emri i tij tashmë ka nisur të gdhendet edhe nëpër vendet tjera. Për ta kujtuar jetën dhe veprën e tij, disa parqe në Turqi janë mbajnë emrin e Adem Jasharit.

Në parqet e zonave Bayrampaşa-s dhe Pendik-ut në Stamboll, kanë këtë emër të madh, Anadolu Agency.

Parku tjetër “Dëshmori Kosovar, Adem Jashari” në lagjen Çamlık të Pendik-ut është padyshim një nga vendet më të frekuentuar nga banorët e zonës.

Ndërsa në zonën Bayrampaşa ku jetojnë edhe njerëz me prejardhje nga Ballkani, emir i Adem Jasharit përkujtohet në parkun që gjendet në qendër të lagjes Ortamahalle. Parku mban emrin “Dëshmori Jashari”.

Megjithatë, jo të gjithë banorët e njohin jetën dhe veprën e Adem Jasharit.

Mustafa Harun Yılmaz, një banor i kësaj zone, thotë se pasi ka parë emrin e parkut ka bërë një kërkim për Adem Jasharin.

“Kur e dëgjova emrin për herë të parë nuk e dija se kush ishte. Lexova që ka bërë histori si dëshmor për vendin e tij. Tek ne dëshmorët nuk harrohen kurrë. Shpresoj që kujtimi i tij të mos fshihet kurrë nga mendjet e njerëzve”, thotë Yılmaz.

Ndërsa edhe një tjetër banore e kësaj zone, Gülsüm Parlak, thotë se emrin e Adem Jasharit më parë nuk e kishte dëgjuar.

“Kur pashë emrin e tij në tabelë, menjëherë bëra një kërkim të shkurtër nga celulari. Ishte një ushtar nga Kosova. Kishte luftuar kundër serbëve dhe bashkë me familjen e tij kishte rënë dëshmor. Vendi i tij qoftë xhenneti”, thotë ajo.