Përfundimtare: Adem Grabovci jashtë listës së PDK-së

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës është në përfundim e sipër të listës me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës.

Njëherësh kjo listë si duket do të ketë ndryshime rrënjësore. Është pikërisht deputeti njëherësh ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci i cili ka konfirmuar për Indeksonline se tërhiqet nga kandidimi për deputetë.

Grabovci ka bërë të ditur se edhe pse ishte në listë, vullnetarisht ka zgjedhur që të mos kandidojë

“Unë vullnetarisht edhe pse jam në listën kandiduese do të bëjë përpjekje për t’u tërhjekur nga lista kandiduese për t’i lehtësuar punën të tjerëve që të jenë pjesë e kandidimit. Vetëm nga vullneti për t’iu dhënë shansin njerëzve të ri, frymës s re për të qenë në Partinë Demokratike të Kosovës. Do të jap kontributin tim maksimal aty ku ka nevojë partia, aty ku po përcaktohem”, ka thënë Grabovci.

Gjithashtu Grabovci ka theksuar se e gjithë kjo po bëhet që PDK t’i japë mundësinë të rinjve që të inkuadrohen në parti.

“Po bëjmë përpjekje për të futur një frymë të re në Partinë Demokratike të Kosovës dhe jam ithtar i kësaj frymë që t’i lëshohet rrugë gjeneratës së re. Partia ka Legjislativin është edhe ekzekutivin dhe partia që kanë nevojë për njerëz dhe unë do të përcaktohem që të jem në shërbim të partisë”, ka shtuar Grabovci.

Ka mbetur edhe pak orë deri në përfundim të kësaj liste dhe dorëzimit të saj në KQZ. Po ashtu duhet përkujtuar që PDK kësaj radhe në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit do të shkojë në koalicion me AAK-në dhe Nismën për Kosovën.

Reklamë
Reklamë

Adem Grabovci tregon se a do të jetë në listën për deputet të PDK’s

Periskopi.com Lajme

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci flet për listën zgjedhore të partisë së tij.

Pas raportimeve se ai nuk do të jetë në listën e PDK-së, ai flet për Periskopi.com

Thotë se janë spekulime të gjithë, ngase sipas tij, është herët të flitet për lista.

I pyetur se a do të jetë në listën për deputet nga PDK’ja, Grabovci ka thënë se përzgjedhja e listës mbetet çështje e strukturave të partisë./ Periskopi

 

Adem Grabovci përjashtohet nga lista zgjedhore e PDK-së?

Reklamë
Reklamë

Adem Grabovci përjashtohet nga lista zgjedhore e PDK-së?

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës mund të befasoj për zgjedhjet e 11 qershorit.

Të paktën bazuar në ato fjalë që ka thënë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri në këtë parti nuk do të ketë listë më me njerëz që kanë problem me ligjin.

Ai në një lidhje direkte në emisionin Imazh ka paralajmëruar figura të reja në listën zgjedhore të PDK-së, raporton Gazeta Blic.

I pyetur se a do te jetë në listë Adem Grabovci, i cili po hetohet për shkak të aferës ” Pronto”, ai tha se nuk do të ketë listë me njerëz që kanë probleme me ligjin, duke mos dhënë përgjigje direkte.

Në anën tjetër, analistët politik, Betim Musliu e Adrian Çollaku vlerësojnë se edhe në këto zgjedhje në listat partiake do të ketë njerëz që kanë probleme me ligjin.

Reklamë
Reklamë

Rishfaqet Adem Grabovci, godet koalicionin PDK-LDK

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Grabovci ka dy fjalë për ish-shefin e tij Hashim Thaçin

Deputeti i Partisë Demokratike, Adem Grabovci e quan guximtar ish- shefin e tij Hashim Thaçin që tani si president inicioi projektligjin për Ushtrinë e Kosovës. Madje sipas tij vendimi i presidentit për formimin e ushtrisë nuk është veprim krye në vete e as i ngutshëm, por vendim në kohën e duhur.

Periskopi.com Lajme

“Presidenti nuk ka vepruar krye në vete, por në përputhje me kompetencat kushtetuese. E përgëzoj për guximin dhe vendosmërinë që ka e që edhe kësaj radhe ka dëshmuar se ka guxim dhe dije të mjaftueshme  për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur”, ka thënë Grabovci në një prononcim për Kosova Post.

Duke folur për vendimin e presidentit, Grabovci është shprehur se  vendi ka nevojë imediate për ushtri dhe se Kosova sipas tij nuk guxon të mbetet peng i tekeve të Serbisë.

“Formimi i Ushtrisë duhet  të ndodh dhe ky proces si i tillë do të ndodh. Neve nuk na falet të mbetemi peng i disa deputetëve të dirigjuar nga pushteti serb i cili fatkeqësisht është trashëgimtar i të kaluarës së pushtetit të Millosheviqit. Nëse deputetët serb duan jetën dhe familjet e tyre ata duhet ta japin kontributin e tyre që sa ma parë ky proces të ndodh, dhe FSK edhe formalisht të shndërrohet në ushtri duke marrë përgjegjësitë  që i takojnë, duke kontribuar në siguri jo vetëm në vend, por edhe në  sigurinë në rajon”, theksoi Grabovci, duke shtuar se formaliteti i bërjes së ushtrisë  është i vonuar, sepse themelet e ushtrisë ekzistojnë qysh moti. “Unë them se formimi i ushtrisë si proces formal është i vonuar, sepse ushtria e Kosovës tashmë veç ekziston, kurse formalitetet do të kryhen shumë shpejtë. Sa më parë që ndodh formimi i ushtrisë, do të jetë një sukses i madh dhe pasojat do të jenë shumë më të vogla”, tha ai për Kosova Post.

 

 

Reklamë
Reklamë

Rishfaqet Adem Grabovci dhe tregon qëndrimin e tij për demarkacionin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ende nuk e kanë në duar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se këtë javë do të shqyrtohet raporti në qeveri e më pas do të procedohet edhe në legjislativ. Në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se votimi do të jetë mbi bazën e bindjeve dhe mendimeve të lira pasi deputetet janë përfaqësues të vullnetit të popullit.

Periskopi.com Lajme

Në një prononcim për Indeksonline, ish-Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, njëherësh deputet nga radha e kësaj partie, Adem Grabovci ka theksuar se çështja e demarkacionit duhet të diskutohet, pas shikimit të dokumentit dhe më pas të votohet ashtu siç secili deputet e sheh të arsyeshme.

“Ne ende se kemi parë dokumentin e demarkacionit ai duhet të vijë së pari, ta marrin deputetët ta shqyrtojnë dhe nuk besoj që askush mund të detyrojë ndokënd të votojë në mënyrë të dhunshme. Votimi do të jetë mbi bazën e bindjeve të mendimeve të lira, deputetët janë përfaqësues të vullnetit të popullit, janë të obliguar t’i mbrojnë interesat e qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, dhe nuk lejohet që me votën e tyre të dëmtojë ato interesa, por t’i mbrojë. Do ta respektojmë votën e qytetarëve”, ka thënë Grabovci.

Grabovci gjithashtu ka bërë të ditur se kriteri që i është vënë Kosovës lidhur me liberalizimin e vizave është padrejtësi e radhës nga BE-ja.

“Mund të them që së pari kriteri që i është vënë Kosovës nga Bashkimi Evropian, është padrejtësia e radhës dhe ajo që është edhe më e rëndë padrejtësisht Bashkimi Evropian e ka izoluar Kosovën pasi nuk është Kosova që nuk e meriton liberalizimin e vizave sepse të gjithë jemi angazhuar që të ketë lëvizje të lirë dhe kjo është një element shumë i thjeshtë për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra Kosova dhe gjithë qytetarët nuk paraqesin kurrfarë rreziku për Bashkimin Evropian që të mbeten të vetmit të izoluar pa e pas të drejtën e lëvizjes së lirë dhe përkundrazi liberalizmi i vizave, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës nuk ndikon në rrezikim por ndikon pozitivisht në rritjen e shkallës së sigurisë për stabilitetin e regjionit dhe më gjerë”, ka shtuar Grabovci, shkruan Indeksonline.

Kurse i pyetur lidhur me deklaratën e deputetes së PDK-së, Safete Hadërgjonaj lidhur me kërcënimet që i janë bërë ky i fundit ka bërë të ditur se kjo gjë nuk ndikon në reputacionin e PDK-së pasi nuk ka mundësi që një kërcënim i tillë të jetë bërë nga PDK-ja.

“Safete Hadërgjonaj nuk e besoj se ka thënë se ka pasur kërcënime nga partia por mund të ketë pas kërcënim prej dikujt tjetër. Ndërsa unë them më shumë përgjegjësi që ende nuk është diskutuar në Partinë Demokratike për çështjen e demarkacionit”, ka thënë Grabovci.

Deputeti Grabovci gjithashtu ka theksuar se viti 2017 do të jetë vit i zgjedhjeve.

“Unë mund të them se ne e dimë që ky vit është vit zgjedhor, kaq mund të them dhe një institucion që nuk mund të merr vendimet e duhura për qytetarët për zhvillimet e procesit atëherë duhet të gjendet një formë që të ecin këto procese përpara”, ka përfunduar Grabovci.

Reklamë
Reklamë

‘Shefi i shefave’ në nëntor dëshmon për ish-shefin e tij

Adem Grabovci do të jetë dëshmitar në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve.

Periskopi.com Lajme

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së dhe njëri nga njerëzit më të përfolur në Kosovë pas publikimit të aferës së përgjimeve në Insjaderi, do të jetë dëshmitar i prokurorisë në rastin ku Fatmir Limaj po akuzohet për krim të organizuar.

Dëshminë e Grabovcit gjatë muajit nëntor e përmendi prokurori i rastit Limaj, Charles Hardaëay kur u pyet nga kryetarja e trupit gjykues, Maria Tuma për dëshmitarët që do të ftojë.

Grabovci ishte zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit në kohën kur kjo ministri udhëhiqej nga Fatmir Limaj.

Çështja e Grabovcit ishte diskutuar edhe më parë në këtë proces kur prokurori Hardaëay kishte kërkuar përjashtimin e avokatit të Nexhat Krasniqit, Florent Latifaj, pasi që ky avokat në një proces tjetër mbron Adem Grabovcin.

Kërkesa e prokurorit Hardaëay ishte refuzuar.

Para njoftimit të prokurorit Hardaëay për dëshmitarët e radhës në këtë proces, dëshminë e tij e përfundoi Bekim Shkodra, djali i të ndjerit Mehmet Shkodra që kishte denoncuar rastin në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Dëshmitari Shkodra dje gjatë marrjes në pyetje nga prokurori kishte deklaruar se ishte takuar me Limajn në korridorin e Ministrisë së atëhershme të Transportit, ndërsa pikërisht lidhur me këtë deklarim u koncentrua edhe marrja në pyetje e avokatit Kharim Kan.

I pyetur se a kishte njohur dëshmitari për Limajn para se ta takonte dhe se a ishte takimi i planifikuar, dëshmitari u përgjigj se në Prishtinë kishte shkuar për një çështje tjetër.

“Unë në Prishtinë kam shkuar për një kontroll shëndetësor të një të afërmi tim dhe babai im më ka kërkuar që pasi që jam në atë rrugë ta marr dosjen e tenderit”, tha Shkodra.

Shkodra, mohoi që takimi të ishte i planifikuar, apo që ndonjëherë para atij rasti ishte takuar me Limajn në katër sy.

Shkodra gjithashtu para trupit gjykues  mohoi të ketë komunikuar ndonjëherë me Limajn në telefon me SMS apo në çfarëdo mënyre qoftë.

I pyetur nga avokati Kan lidhur me një SMS ku thuhej “Do të shkoj të ministri për të parë se çfarë ka për të thënë”, a ka mundësi që referimi ndaj ministrit të ishte për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministri kjo në të cilën dëshmitari kishte kërkuar disa herë asistencë për shërimin e të afërmit të tij, dëshmitari u përgjigj se ashtu duhet të jetë.

“Nuk po më kujtohet ky SMS, po me siguri ka qenë për çështjen e të afërmit tim dhe assesi për Limajn,” tha dëshmitari.

Në këtë gjykim bashkë me  Limajn akuzohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

KALLXO.com raportoi dje për mbylljen e pjesshme të seancës ku dëshmoi Bekim Shkodra,  për shkak se dëshmitari nuk ndihej mirë para kamerave.

Reklamë
Reklamë