Festivali i RTSH-së rikthen Adelina Ismailin

Edhe Adelina Ismajli pjesë e jurisë së Festivalit të Këngës së RTSH-së.

Periskopi.com Showbiz

Sonte po mbahet nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH, festival ky në të cilin do të vendoset për këngën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

E pjesë e jurisë e cila do ta zgjedhë këtë këngë, është edhe këngëtarja nga Kosova, Adelina Ismajli.

Megjithëse ajo do të votojë vetëm përmes telefonit, ky është një rikthim i vogël i Adelinës në skenën tonë muzikore, për të dhënë kontributin me votën e saj.

Adelina jeton në Zvicër dhe ajo është në pritje të fëmijës së parë.

Reklamë
Reklamë

Adelina feston ditëlindjen, ky është urimi i Valit (Foto)

Adelina Ismaili po feston sot ditëlindjen e 37-të.

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Adelina Ismajli është bërë 37 vjeçe.

E me rastin e ditëlindjes së saj, i dashuri Vali Krasniqi ka shkruar një mesazh të bukur në fotografinë e postuar, shkruan lajmi.net.

Ai ka shkruar për nënën e fëmijës së tij: ‘Gëzuar ditëlindjen e bukura ime’, ndërsa kujtojmë që Adelina po pret fëmijën e parë.

Reklamë
Reklamë

Ndërron jetë babai i Fisnik Ismailit, xhaxhai i këngëtares Adelina

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisniki Ismaili njofton se i ka vdekur babai.

Periskopi.com Lajme

Muharrem Ismaili ndërroi jetë në moshën 73 vjeçare.

Varrimi bëhet në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 14:00, të shtunën, 19 nëntor 2016.

Kortezhi funeral niset në orën 12:30 nga Prishtina, te restorant Druri, afër Fakultetit Teknik.

E pamja (e përbashkët) bëhet te banesa e Fisnikut, mbi restorant Trattoria, afër Fakultetit Teknik, të dielën, hanën edhe marten.

“Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece”, ka shkruar Fisniku.

Ndryshe, ai ëhstë edhe xhaxhai i këngëtares së njohur Adelina Ismaili./ Periksopi

Reklamë
Reklamë