SUSO

Suso: Do mposhtim Juventusin, fitoren ia dedikojmë Berlusconit

Mesfushori spanjoll, Suso,është deklaruar para ndeshjes me Juventusin në Superkupën e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Ai ka folur për gazetën La Gazzeta dello Sport ku ka treguar se si ata mund të mposhtin skuadrën e Allegrit.

“Si mund të ndryshojë sezonin tonë? Edhe nëse humbasin, siç ka ndodhur me Romë, kemi arsye prapë të jemi të kënaqur dhe të vazhdojnë të rritemi”.

“Nëse fitojmë do të jetë një dhuratë e bukur për presidentin më të madh të botë. E vetmja recetë që të mundim bardhezinjtë është të qëndrojmë të përqendruar për 90 minuta, përndryshe është e pamundur”.

“Montella perfekt për mua, do të më pëlqente të rinovoja kontratën”, ka thënë Suso.

milan

Spartak Moska dëshiron yllin e Milanit

Trajneri i Spartak Moskës, Massimo Carrera, është interesuar për sulmuesin e Milanit, Luiz Adriano.

Periskopi.com Sporti

Skuadra ruse është lider në Premier Ligën ruse, pesë pikë para Zenitit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Spartaku kanë filluar të kërkojnë sulmues që në janar dhe Luiz Adriano është në ‘radarin’ e klubit.

Rossonerët janë duke kërkuar të shesin lojtarin dhe braziliani mund të largohet.

Carlos Bacca konsiderohet i pashitshëm dhe braziliani mund të kthehet në Rusi.

 

er

Berlusconi thumbon Juventusin dhe tregon se si ndalohet

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka folur me sarkazëm për garën e titullit në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Berlusconi është shprehur se për të ndalur Juventusin duhet të ndërrojnë të gjithë gjyqtarët në Serie A.

“Duhet t’i ndryshojmë të gjithë gjyqtarët në Serie A:, ka thënë në shaka Berlusconi.

“Buxheti i Milanit? Vitin e shkuar ne futëm 150 milionë euro”.

Juventues e Milan do të përballen të premten në Doha të Abu Dhabi, për të zhvilluar finalen e superkupës italiane. /Periskopi/

bacca

Bacca i lumtur në San Siro

Agjenti i Carlos Baccas ka thënë se lojtari i tij është shumë i lumtur në klubin e Milanit.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi kolumbian është lidhur kohëve të fundit me një largim nga San Siro.

Bacca besohet se ka humbur besimin e trajnerit italian Vicenzo Montella dhe është duke kërkuar skuadër të re.

Ëest Ham United dhe Paris Saint-Germain janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

“Bacca është shumë i lumtur te Milani”.

“Edhe trajneri edhe klubi janë shumë të kënaqur me të”, ka thënë agjenti. /Periskopi/

donnaruma

Lajm i keq për klubet europiane, Donnaruma nuk largohet nga Milan

Drejtori ekzukutiv i Ac Milan, Adriano Galliani beson se portieri Gianluigi Donnaruma shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re.

Periskopi.com Sporti

Donnaruma është duke u shëndërruar në një nga poriterët më të mirë në botë, edhe pse është në moshë të re dhe ka vetëm një sezon e gjysëm që luan për rosonerët.

17-vjecari është portier më i ri që ka debutuar në Serie A, ai debutoi në sezonin e kaluar në moshën 16 vjeçare e 8 muaj.

“Shpresojë që kontrata të nënshkruhet kur ai të mbushë 18 vjet”, tha Galliani për Milan Neës.

“Unë mendoj dhe shpresoj se ai do të qëndroj me ne. Agjenti i tij, Mino Raiola dëshiron të di ambicjet e klubit dhe pronarët e ri të Milanit, ne kemi marrëdhënie shumë të mira me Gianluigin dhe Raiolan, jemi duke pritur vetëm që të përfundojë procesi i blerjes”, përfundoi Galliani. /Periskopi/

 

 

milqn

Inter e Milan? Nuk transferohem te asnjëra

Mbrojtësi i Hoffenheim, Nicolas Sule, ka deklarura se nuk transferohet tek klubet e Milanos.

Periskopi.com Sporti

Sule ka deklaruar se të dy klubet e kishin dëshiruar të transferonin në afatin kalimtar të verës që shkoi, por vendosa të mos pranojë ofertat e tyre për shkak se nuk janë më skuadra të mëdha.

“Milan e Inter? Agjenti im më tregoi se më kanë kërkuar por unë vendosa t’i reguzojë për shkak se këto klube kanë humbur magjinë që kishin dikur dhe një lëvizje në Serie A do të ishte një hap mbrapa” tha Sule për Football Italia.

sule
Nicolas Sule, Hoffenheim

 

“Qyteti është fantastik poashtu dhe fansat, por unë preferojë më shumë Premier Ligën angleze”, përfundoi mbrojtësi.

21-vjeçari poashtu besohet se ka refuzuar një ofertë prej Chelsea në vlerë prej 30 milionë euro. /Periskopi/

 

 

roma-4-780x439

Roma 1-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto)

Roma ka mposhtur Milanin në derbin e javës në Serie A me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është treguar e fortë ndaj Milanit, duke takimin e drejtëpërdrejtë në luftën për pozitat e para të tabelës.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Radja Nainggolan (62’), teksa vlen të theksohet që Milani humbi një penallti me M’baye Niang (27’).

Futbollistët me notën më të lartë ishin mbrojtësit e Romës, Federico Fazio dhe Kostas Manolas, të notuar me 8.2, ndërsa notën më të ulët e ka M’Baye Niang, i cili u notua me 5.4.

notat-milan-e1481580246950

notat-milan-1-e1481580337759

roma-4-780x439

Roma mposht Milan në derbin e Serie A (Video)

Roma ka mposhtur Milanin në derbin e zhvilluar të javës së 16-të në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Ishte një ndeshje e balancuar me raste nga të dy skuadrat.

‘Gjallërosët’ patën një rastë të mirë në pjesën e parë përmes sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 20’.

Vetëm pas shtatë minutash ‘rosonerët’ fituan një penalti të shkaktuar nga portieri Szcezny por sulmuesi Niang nuk arriti të konvertoi në gol.

niang
Penaltia e mbrojtur nga Szczesny

 

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të pastër 0 me 0.

Në 45 minutëshin e dytë ishte pothuajse  i njëjti skenar, ku në disa momente ishte më e mirë skuadra vendase e disa momente skuadra msyafire.

Ishte minuta e 62’ kur u zhbllokua rezultati nga mesfushori belg, Radja Nainggolan me një perlë të bukur nga distanca për rezultatin 1 me 0.

radj
Momenti i goditjes që përfundoi në rrjetë

 

Milani tentoi të barazojë rezultatin por nuk ia arriti edhe pse kishte raste të mira për të barazuar përmes Adrianos e Locatelli.

Me këtë fitore Roma mbetet në pozitën e dytë me 35 pikë ndërsa Milan në të tretën me 32 pikë. /Periskopi/

ac-milan-vs-roma

Formacionet zyrtare: As Roma-Ac Milan

Sonte zhvillohet kryendeshja e javës së 16-të në Serie A.

Periskopi.com Sporti

‘Gjallërosët’ janë mikëpritës së ‘rosenerëve’ në stadiumin Olimpiku për të zhvilluar derbin e kësaj jave.

Milan dhe Roma kanë pikë të barabarta nga 32 pikë secila por që në gol dallim më e mirë është skuadra nga kryeqyteti italian, Roma që rënditet e dyta ndërsa Milan e treta në tabelë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

As Roma: Szczesny; Rüdiger, Manolas, Fazio, Emerson; De Rossi, Strootman; Peres, Nainggolan, Perotti; Džeko.

Ac Milan: Donnarumma; Abate, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Pasalic, Locatelli, Bertolacci; Suso, Lapadula, Niang. /Periskopi/

 

 

milan

Sonte vendoset për fatin e Milanit?

Përveç ndeshjes që Milan sonte e zhvillon kundër Romës, në shtëpinë e Milanit vëmendja është drejtuar në tjetër drejtim.

Periskopi.com Sporti

Milani është duke pritur nga konsorciumi kinez, për depoziminin e dytë të 100 milionë eurove.

Ky depozitim duhet të ndodh më së largu në mesnatën e sontme, por që nuk dihet se si është llogaritur koha, me mesnatën e Italisë, apo atë të Kinës.

Tashmë siç raportojnë mediat italiane për këtë çështje pritet të ketë një takim në orët e vona.

lapadula

Milan përmbys rezultatin dhe fiton ndaj Crotones (Video)

Milan ka arritur të mposht skuadrën modeste Crotone me mjaft mund edhe pse ishin në San Siro.

Periskopi.com Sporti

Gjithçka filloi keq për rosonerët pasi pësuan gol në minutën e 26’ pas një kundërsulmi të mysafirëve që e përfundoi në gol sulmuesi argjentinas Diego Falcinelli për rezultatin 0-1.

Milan arriti të barazojë rezultatin krejt në fund të pjesës së parë me anë të Pasalic në minutën e 41’.

Pjesën e dytë skuadra e Montellas shpërdoruan një penalti, pasi Niang nuk arriti të shënoi nga pika e bardh në minutën e 54′.

Milan shtoi sulmet në drejtim të Crotones por nuk arriti të shënoi deri në minutën e 86’ ku shënoi sulmuesi kryesor Lapadula i cili u gjind më së miri në zonë.

Milan me këtë fitore do të ketë 32 pikë pas 15 xhirosh të zhvilluara ndërsa Crotone mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me gjashtë pikë. /Periskopi/

 

lapadula

Milan përmbys rezultatin ndaj Crotones (Video)

Milan ka kaluar në epërsi për herë të parë sot ndaj Crotones.

Periskopi.com Sporti

Pas një rrëmuje në zonë të Crotones, ishte sulmuesi Lapadula i cili u gjind më së miri duke realizuar për 2 me 1 në minutën e 86’.

Takimi ende është duke u zhvilluar, minuta e 89’. /Periskopi/

 

ACMilanvUSSassuoloSerieAUGNltqPETT3x-780x439

Milan barazon rezultatin ndaj Crotones (Video)

Milan ka arritur të barazoj rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori Pasalic, i cili pas harkimit nga rivënia fundore u gjend më së miri për të shënuar golin në minutën e 41-të të takimit.

download-1-780x439

Shokohet Milan, Crotone në epërsi (Video)

Crotone ka kaluar në epërsi ndaj Milanit.

Periskopi.com Sporti

Crotone ka arritur të shënojë pas një kundër zbritje të shpejt, ku shënuan përmes Falcinelli. /Periskopi/

antonio-grieco-fb-meazza

Emocionuse: Ja çfarë kanë bërë Milan dhe Crotone për Chapecoense (Foto&Video)

Milan dhe Crotone përballen sot në kuadër të Seria A.

Periskopi.com Sporti

Ato para fillimit të ndeshjes kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë braziliane që ndodhi në javën e kaluar, ku në rrëzimin e aeroplanit humben jetën 77 persona dhe mbetën të lënduar gjashtë persona.

Skuadra braziliane Chapecoense e përjetoi më së keqi pasi lojtarët e saj humben jetën në atë tragjedi.

milan-fanella-1-780x439

milan-fanella-4

Milan sot në fanela e ka të shkruar ‘Forca Chape’. /Periskopi/

ACMilanvUSSassuoloSerieAUGNltqPETT3x-780x439

Formacionet zyrtare: Milan-Crotone

Milan e pret sot Crotone në San Siro për të zhvilluar takimin e radhës në kuadër të Seria A.

Periskopi.com Sporti

Takimi fillon nga ora 12:30.

Këto janë formacionet zyrtare:

Ac Milan: Donnarumma; Abate, Romagnoli, Paletta, De Sciglio, Locatelli, Pašalić, Sosa; Niang, Suso, Lapadula.

Crotone: Cordaz; Rosi, Ceccherini, Ferrari, Martella; Rohden, Crisetig, Capezzi; Trotta, Falcinelli, Stoian

milan-fanella-1-780x439

Ja çfarë gjesti emocional ka bërë Milan për Chapecoense

Skuadra e Milanit do të bartë fanella të veçanta në nderë të klubit brazilian Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Klubi brazilian e pa skuadrën e parë të shuar në një tragjedi ajrore që ndodhi në Medellin të Kolumbisë, përcjell Telegrafi.

Tash, Milani ka vendosur që të realizojë dhe të vë në përdorim fanella speciale për ndeshjen ndaj Crotones në nderim të viktimave.

Në krah gjendet logo e klubit brazilian, teksa në fund të fanellës nën numër shkruan “Força Chape”, motoja përkrahëse për klubin fatkeq.

Ndeshja fillon nga ora 12:30 në San Siro.

bacca

Bacca qëndron në San Siro

Agjenti i sulmuesit kolumbian Carlos Bacca, ka hedhur poshtë çdo lajm që e lidhë klientin e tij me një largim nga San Siro.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave italiane sulmuesi Bacca ka prishur raportet me trajnerin Montella, besohet se ai do të largohet në afatin kalimtar të janarit, ku interesimim kanë Napolit, Paris Saint Germain dhe ish skuadrës së tij Sevilla

“Po lexoj dhe dëgjoj shumë gjëra të pakuptimta”, ka thënë agjenti Sergio Barila për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Ai është shumë i lumtur te Milani dhe nuk do të largohet”, ka shtuar përfaqësuesi i lojtarit.

Bacca ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim në 13 ndeshje në Serie A këtë sezon. /Periskopi/

emnauelson

Emanuelson: Futbolli në Itali është një mjedis hipokrit, mos luani kurrë në Seria A

Ish mesfushori i Milanit dhe Romës, Urby Emanuelson u ka bërë thirrje lojtarëve të rinj që të mos shkojnë në Itali.

Periskopi.com Sporti

Holandezi që luan si mbrojtës i majtë dhe mesfushor ka kaluar kohë jo të mira në futbollin italian dhe ai ka kritikuar ashpër si dhe ka këshilluar futbollistët e rinjë të mos transferohen në Seria A.

“Futbolli në Itali është një mjedis hipokrit”.

“Është e vështirë që të kesh miq dhe për të takuar njerëz që ju mund tu besoni. Frank de Boer ka qenë i paaftë për futbollin italian, vetëm disa orë pasi arriti atje”.

“Për të gjithë të rinjtë, unë do tu jap një këshillë: mos shkoni të luani në Itali. Unë jam duke folur për Italinë në aspektin e futbollit, jo vendit”.

“Futbolli është politikë atje, jo gjithmonë lojtarët më të mirë luajnë. Faktorë të tjerë vendosin”.

“Roma? Ishte një zgjedhje e keqe. E kam gjetur vetën në shkallët e stadiumit në një ekip që luanin sikurse të ishin qenë, por kjo nuk ndryshoi asgjë”.

asd
Urby Emanuelson, sa ishte lojtar i AS Roma

“Rudi Garcia më thoshte të kisha durim, por në fund zgjidhte dikë tjetër të luante”, ka thënë Emanuelson.  /Periskopi/

 

 

 

 

 

A.C. Milan's president Silvio Berlusconi holds the FIFA Club World Cup on the pitch before his team competes against Napoli in an Italian serie A match at San Siro stadium in Milan, 13 January 2008. Berlusconi is also Italy's richest man and leader of the conservative opposition. AFP PHOTO / ALBERTO PIZZOLI (Photo credit should read ALBERTO PIZZOLI/AFP/Getty Images)

‘Milan është shitur’

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka thënë për Rai 3 se klubi milanez është shitur tashmë.

Periskopi.com Sporti

Silvio Berlusconi ka konfirmuar për vendimin e shitjes se Milanit ka përfunduar gjithqka dhe ka treguar se blerësit janë duke pasur ca probleme por do t’i kalojnë.

“Milani është shitur tashmë. Ka vështirësi për blerësin. Mbyllja e marrëveshjes është vendosur për 13 Dhjetor dhe nëse autorizimi nuk vie deri atëherë ne do t’iu japim kohë edhe një muaj apo një muaj e gjysmë”.

“Tifozët do të jenë të gëzuar sepse unë do largohem dhe Montolivo është i lënduar për disa muaj dhe sipas tyre ata janë të kënaqur me këtë”, theksoi Berlusconi me ironi.