ramsey-ozil

Ylli i Arsenalit tregon pse refuzoi Manchester Unitedin

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka zbuluar se në të kaluarën ka refuzuar kalimin te Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Sipas tij, arsye për këtë vendim të tij ishte përcaktimi për të punuar me trajnerin e londinezëve, Arsene Wenger.

“Unë shkova atje për të parë objektet dhe shkova për të parë Arsene Wengerin”, deklaroi Ramsey.

“Ai u përpoq shumë për të më marrë mua në klub. Si një 17-vjeçar, fluturimi me një avion privat për në hotelin ku qëndronte ai në Zvicër gjatë Euro 2008 ishte surreal, por mendoj se e kam marrë vendimin e duhur”. /Periskopi.com

arsenal3

Lajm shumë i mirë për Arsenalin

Arsene Wenger ka konfirmuar se Aaron Ramsey do të përfshihet në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen kundër Sunderlandit.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori pësoi një lëndim në muskuj gjatë humbjes 4 me 3 nga Liverpooli në ndeshjen hapëse të sezonit ndërsa filloi stërvitjet javën e kaluar.

“I gatshëm është [Olivier] Giroud dhe Aaron Ramsey do të rikthehet në skuadër”, ka thënë Wenger.

Trajneri francez ka thënë se në dyshim janë Santi Cazorla, Theo Walcott dhe Nacho Monreal.

arsenal3

Lajme të këqija për Arsenalin

Arsenali do të duhet t’ia dalë pa Olivier Giroud dhe Aaron Ramsey në ndeshjen ndaj Swanseas.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi francez dhe mesfushori uellsian po vuajnë nga dëmtimet, të cilat i kanë lënë jashtë fushave të blerta në javët e fundit.

Mungesën e tyre për sfidën e ardhshme e ka konfirmuar trajneri Arsene Wenger.

“Giroud nuk do të jetë në dispozicion dhe Ramsey poashtu nuk është gati”, ka thënë francezi. /Periskopi.com

ramsey

Ja kur pritet të rikthehet Ramsey

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey po vazhdon të vuajë nga dëmtimi të cilin e pësoi kohë më parë.

Trajneri i londinezëve, Arsene Wenger nuk pret që uellsiani të rikthehet i gatshëm për të luajtur para ndeshjeve të kombëtareve, që zhvillohen në muajin tetor.

“Aaron Ramsey është ende duke luftuar me lëndimin dhe unë nuk mendoj se ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet tona të ardhshme ndaj Basel apo Burnley. Kështu që ai nuk do të jetë i gatshëm para ndeshjeve ndërkombëtare”, deklaroi francezi. /Periskopi.com