Përplasen Demaliaj me Molliqajn

Shkumbin Demaliaj nga AAK në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, i ka komentuar deklaratat e sekretarit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se AAK është satelit i PDK-së.

Periskopi.com Lajme

“Partia e Molliqajt, VV-ja, nuk ka strategji, prandaj merren me këso gjërash”, ka thanë ai, duke shtuare se kur ka qenë i ri, Molliqaj ishte pjesë e AAK-së dhe ka shërbye “për me ngjite postera”.

Molliqaj i ka quajtur shpifje këto deklarata.

“Lëre më që nuk kam qenë në struktura të tyre, por as anëtar i thjeshtë nuk kam qenë kurrë e as nuk kam votuar ndonjëherë për AAK-në”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Shkumbini më mirë le të na tregon se sa libreza të veteranëve i ka shitur në rajonin e Dukagjinit dhe me çfarë çmimi?”. /Telegrafi

Dardan Molliqaj ka dy fjalë për AAK-në, thotë se po përafrohet me PDK-në

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt, është votuar sa për sy e faqe.

Periskopi.com Lajme

Molliqaj ka thënë se AAK kohëve të fundit është shndërruar në satelit të PDK-së.

“Është rezolutë sa për sy e faqe, por më shqetëson që kohëve të fundit kemi përafrim të PDK-së dhe AAK-së, më shumë kanë votuar njëjtë, se sa PDK- LDK”, ka thënë Molliqaj në Info Magazine.

“Rezoluta ka pësuar transformime që mendojmë se kanë qenë jo mjaftueshëm të drejta, mirëpo megjithatë sponzorisuezi ka qenë AAK”, ka shtuar Molliqaj.

Ai ka pohuar se kjo rezolutë është  votuar sot e jo më herët sepse nuk ka funksion.

“Është votuar deri në lirimin e Haradinajt e jo heqjen e fletë-arresteve dhe në këtë kohë nuk ka dialog”, ka theksuar Molliqaj.

“Nëse shohim komunikimet publike PDK – AAK, votimet, është gjithçka e qartë, mendoj se është gabim por është vendim i tyre”, ka pohuar ai.

“Edhe rezolutën e zbutën shumë, ne e mbështetëm sepse jemi për lirimin e Haradinajt dhe ndërprerjen e dialogut por besuam se do të ishte një rezolutë më e fuqishme. Ne kemi kërkuar që të mos ketë ndryshime por megjithatë e kemi mbështetë”, ka përfunduar Molliqaj.

Isufi tregon çfarë duhet bërë për Ushtrinë nëse nuk pajtohet NATO

Ahmet Isufi nga radhët e AAK-së ka deklaruar se shteti e ka për detyrë që të garantojë të gjithë qytetarët e vendit, sidomos minoritetet, se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës nuk kërcënon sigurinë e askujt.

Periskopi.com Lajme

Isufi në Interaktiv të KTV-së ka thënë se mospajtimi i Listës Serbe dhe shtetit serb për transformimin e FSK-së në Ushtri nuk duhet të jetë pengesë për këtë ndryshim.

“Nuk janë pajtuar as me pavarësinë e Kosovës. Nuk janë pajtuar, por Kosova ka ec. Nuk mund të pritet pajtimi i gjithkujt në Kosovë”, ka thënë ai.

Duke komentuar reagimet e SHBA-së dhe të NATO-s se transformimi i FSK-së në Ushtri duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese dhe jo vetëm me ligj, Ahmeti ka thënë se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen pasi që qytetarët të binden se Ushtria nuk cenon sigurinë e askujt.

“Forma e angazhimit për të ndryshuar misionin mund të jetë komplikuar për shkak të ndryshimeve kushtetuese që po shihet si pengesë edhe pse nuk shoh se duhet të ketë. Kushtetutat ndryshohen në gjithë botën, nuk është as bibël as kuran. Nuk ka shtet pa Ushtri. Ajo nuk është ushtri vetëm e shqiptarëve, por e gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne duhet të garantojmë që asnjë qytetar nuk do të rrezikohet pavarësisht nga nacionaliteti dhe çdo dallim që mund të ketë në shtetin e Kosovës. E dimë që pakica serbe gëzon më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në rajon e Evropë. Nuk po e dëgjojmë popullin tonë e po dëgjojmë çfarë thonë të tjerët”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë se FSK ka dëshmuar disa herë se është e trajnuar sa duhet për t’u transformuar në Ushtri dhe e meriton të jetë Ushtri.

“Kemi thënë edhe më herët se Kosova ka plotësuar kushtet që të ketë Ushtrinë e saj duke llogaritur në kapacitetet që i ka krijuar FSK-ja dhe mund të themi që angazhimet e FSK-së kanë kaluar në rutinë duke pritur që të ndodhë transformimi në Forcën e Armatosur të Kosovës”, ka thënë ai.

Nesër në Kuvend ndodh diçka e jashtëzakonshme, deputetja e AAK-së e zbulon çka (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu e ftuar në emisionin Kontakt të Tribuna Channel thotë se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj vazhdon të ketë mbështetjen e popullit.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se nesër do të dalin me një rezolutë që të pezullohen bisedimet deri në pastrimin e listave të INTERPOL.

Deputetja i ka bërë thirrje deputetëve ta mbështesin këtë rezolutë se i tejkalon kompetencat partiake për arsyen se është në të mirën e Kosovës.

Deputetja e AAK-së Thaçit: Nëse nuk formohet ushtria jep dorëheqje

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu e ftuar në emisionin Kontakt të Tribuna Channel ka shprehur se në rast se dështon iniciativa e Presidentit Hashim Thaçi për ta formuar ushtrinë e Kosovës, atëherë ky i fundit duhet të japë dorëheqje.

Periskopi.com Lajme

E megjithatë ajo ka thënë se si grup parlamentar e mbështesin projektligjin e Presidentit Thaçi.

AAK deklarohet nëse ndryshoi qëndrim pas deklaratave të Mogherinit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) thotë se nuk ndryshojnë qëndrim pavarësisht deklaratave të përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, që tha se duhet votuar Demarkacioni në mënyrë që të bëhet liberalizmi i vizave për kosovarët.

Periskopi.com Lajme

Madje, ky subjekt flet edhe për ofendimet që një ditë më parë u bënë në Qeverinë e Kosovës ndaj atyre që nuk votojnë demarkacionin.

Nënkryetari i këtij subjekti, AHmet Isufi për Periskopi.com tha se Demarkacionin nuk do e votojnë sepse liberalizmi i vizave sipas tij, më shumë është pretekst dhe presion absurd, e që nuk do e pranojnë.

Isufi thotë se as nuk i marrin serioze asnjë lloj kërcënimi, ngase sipas tij, Qevria i ka humbur të gjitha argumentet e shërbehet me fyerje dhe denigrim, raporton Periskopi

“Kjo qeveri është krejtësisht e papërgjegjshme dhe antikombëtare meqë me temat e demarkacionit me Malin e Zi dhe me Asoacionin e komunave me shumicë serbe (Zajednicën) i ka sjellë dëme të mëdha vendit dhe po e thellon krizën duke bërë presion të paparë jo vetëm ndaj opozitës por edhe ndaj deputetëve të ndërgjegjshëm të koalicionit dhe përfaqësuesve të qeverisë që nuk pajtohen me veprimet e një klani të ngushtë të shantazhuar. Demarkacioni i versionit të tanishëm qeveritar është i vdekur dhe s’mund ta ngjallin ata që për të shpëtuar lëkurën e tyre donë të shesin territorin e Kosovës. Tani kjo qeveri meqë i ka humbur të gjitha argumentet shërbehet me fyerje dhe denigrim të të gjithë atyre që s’pajtohen me te por ekspertët e vërtetë, opozita, shoqëria civile dhe populli i Kosovës kurrë nuk do të lejojnë të kalojë ky demarkacion”, thotë ai për Periskopin

“Qëndrimi ynë është i njëjtë i bazuar në argumentet e ekspertëve dhe në të vërtetën e historike e faktike të ekzistimit të kufijve të Kosovës. Liberalizimi i vizave i ka takuar kaherë Kosovës dhe nuk ka qenë kriter për asnjë shtet prandaj e kuptojmë më shumë si pretekst dhe si presion absurd që nuk duhet pranuar”, thotë Isufi./ Periskopi

Daut Haradinaj heq dorë nga pozita e deputetit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, sapo ka deklaruar se do të kandidoj për kryetar të Deçanit.

Periskopi.com Lajme

Daut Haradinaj duke folur për zgjedhjet e parakohshme në TV Dukagjini, tha se do të ishte mirë të mbaheshin, pasi nuk është duke funksionuar shteti.

“Shteti ka nevojë për ndryshim të thellë”, tha Haradinaj.

Ai bëri me dije se AAK’ja tashmë është e gatshme të kandidojë, dhe ka zgjedhur kandidatët e saj.

“AAK’ja është e gatshme për zgjedhje, do të marrim pjesë në zgjedhje me bindjen se do të japim kontribut, prap e them tek temat e rona më së miri është të shkohet në zgjedhje”, tha deputeti Haradinaj.

Ndërsa i pyetur se a do të kandidojë në Deçan për kryetar, ai u përgjigj se po, dhe me bindjen se do të i ndihmojë. Dukagjinit, vendi i cili sipas tij ka mbetur i izoluar./gazetametro.net

Zgjedhje, por fillimisht lirimin e Haradinajt

Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Republika e Kosovës është bërë shtet i pavarur dhe Sovran. Gjatë këtyre nëntë viteve ky vend ka kaluar nëpër shumë situata të vështira politike. Partia e Ramush Haradinajt tregon se si erdhi kjo pavarësi me gjithë sakrificën e popullit.

Periskopi.com Intervista

Në një intervistë për Indeksonline, deputeti i AAK-së, Bali Muharremaj ka treguar se Kosova ka merituar në  këto 9 vite që tashmë t’i  ketë të kryer çështjet si: Ushtria, liberalizimi I vizave dhe vendet të reja pune.

Ai po ashtu ka theksuar se sa  i përket zgjedhjeve të vendit, AAK-ja nuk mendon njëherë për këto, për arsye se lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj është duke qëndruar  i izoluar në Francë, ndërsa sipas mendimit personal të tij zgjedhjet duhet  të mbahen sa më shpejt.

Janë bërë 9 vite që Kosova është shtet i pavarur, çfarë konsideroni sukses përgjatë këtij rrugëtimi?

Muharremaj: Pavarësia e Kosovës erdhi si rezultat i sakrificës së popullit, edhe pse realiteti nuk është në përputhje me pritjen. Dëshmorët, të vrarët, ish të burgosurit politik dhe gjithsecili që ka kontribuar sado pak meriton të falënderohet me respekt. Kosova ka merituar të jetë më e zhvilluar pa korrupsion, nepotizëm dhe probleme tjera politike. Është dashur ta ketë tashmë çështje të kryer Ushtrinë, liberalizimin e vizave dhe vende të reja pune.

Cili është mossuksesi më i madh i qeverisjes përgjatë kësaj periudhe?

Muharremaj:  Në shumë e shumë raste. A e dini sa i riu ka ik nga Kosova i zhgënjyer nga koalicione politike që s’kanë punuar në të mirën e vendit. Secili milion në tender është keqpërdorur duke mos u garantuar siguri donatorëve. Për 9 vite është dashur që së paku ti kishim themelet e zhvillimit ekonomik e jot ë jetë e degraduar gjithçka për të keç. Keq është arsimi, shëndetësia, siguria. Realiteti po e dëshmon kështu.

Çfarë qëndrimi ka AAK-ja për zgjedhjet e vendit, kur do t’i kem ato?

Muharremaj: Për qëndrimin e AAK –së duhet t’i pyesni organet tjera të Partisë. Ne e kemi liderin tonë të izoluar në Francë ku ai mund të përgjigjej dhe në këtë rast  po bëhet shumë pak rreth kësaj. Kemi barrë mbi shpinë shumëçka që për mendimin tim duhet të kërkohet përgjegjësi më shumë prej institucioneve. Mendimi personal i imi është që ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejt.

Cili është mesazhi juaj për shtetin e Kosovës, si duhet që të vazhdohet më tutje?

Muharremaj: Ky 9 vjetor po vie si vit krize duke ik rinia nga vendi. Ky 9 vjetor është pa Ramush Hardinaj. Ky 9 vjetor po vie fatin e të zhdukurve si temë e pazgjidhur e shumëçka tjetër. Sidoqoftë ne duhet ta rikthejmë shpresën për të ardhmen. Liria ishte meritë e atyre që ranë. Shteti i mirëfilltë është obligimi ynë.

AAK: Aktakuza ndaj Lekajt e sulmet ndaj Abrashit për hesape politike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë me një kumtesë për medie ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale kundër shefit të deputetëve të saj Pal Lekaj dhe sulmet kundër nënkryetarit të AAK-së Gazmend Abrashi.

Periskopi.com Lajme

Kumtesa thotë që të gjitha këto janë bërë me qëllime politike.

Ky është teksti i kumtesës:

“Ngritja e aktakuzës kundër Pal Lekajt, nënkryetar I AAK-së, si dhe sulmet e njëpasnjëshme që i janë bërë gjatë disa ditëve të fundit Gazmend Abrashit, po ashtu nënkryetar i AAK-së, pikërisht tani kur Kosova po përgatitet për zgjedhje, s’ka asnjë dyshim se janë të kalkuluar mirë dhe janë të orientuara kundër AAK-së e për hesap të kundërshtarëve politikë të saj.

Pa dashur që të mohojmë as rendin e as ligjin, memontumi i përzgjedhur që të goditen Lekaj e Abrashi, dhe atë për vepra ordinere të ndodhura disa vite më parë, është krejtësisht transparent se po bëhet për hesape politike.Nëse prokuroria paska pasur dëshmi që e inkriminojnë Lekajn, ose policia fakte për përfshirjen e Abrashit në veprime komprometuese në lidhje me privatizimin e Hotel Grandit, pse nuk i paskan trajtuar këtë çështje disa vite më herët, po pikërisht tani !

AAK, pavarësisht sulmeve të koordinuara kundër saj e njerëzve të saj, është e përcaktuar në kursin politik që për qëllim ka zhvillimin dhe mbrojtjen e interesit kombëtar të Kosovës”.

‘Qeveria nuk e ka njoftuar Haradinajn që është pjesë e listës së fletë arresteve’

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, i ftuar në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka bërë të ditur se në listën e fletë arresteve të Serbisë, kanë mbetur vetëm 20 emra, nja një numër më i madh që ishin pjesë e listës.

Periskopi.com Lajme

Kanë mbetur vetëm disa emra të Kosovës që janë 20 në mesin e tyre edhe Ramush Haradinaj. Kjo është pafuqia e shtetit të Kosovës. Qeveria e ka ditur që janë ata emra, të cilët nuk janë njoftuar. Haradinaj nuk ka pasur asnjë njoftim që t’i tregohet që ka ngelur në atë listë”, ka thënë Brahimaj në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Sipas Brahimajt, Qeveria e Kosovës nuk ka bërë shumë në lidhje me arrestimin e Haradinajt.

“Qeveria e Kosovës nuk ka mbajtur mbledhje urgjente, ajo e Serbisë po. As edhe një dokument nuk ia ka drejtuar Qeveria e Kosovës shtetit Francez. Unë e di që na nuk jemi pjesë e Interpolit. Por ministria e vendit është dashur që të njoftoj emrat që kanë mbetur në atë listë”, ka shtuar Brahimaj në Politikë.

Haradinaj tregon kandidatët e AAK-së për kryetar komune në Gjakovë, Pejë, Rahovec e Suharekë

Ardian Gjini do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa Fatmir Gashi do të jetë kandidat për Pejë.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka njoftuar deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj, për komunat në të cilat AAK-ja është ndër dy të parat me vota.

“Në Pejë do të shkojmë me Fatmir Gashin, në Gjakovë me Ardian Gjinin, mendoj se është djalë i dëshmuar. Smajl Latifi në Rahovec edhe pse humbi për 300 vota, ndërsa në Suharekë është Bali Muharremaj”, ka njoftuar ai në Interaktiv.

VV e AAK e çojnë në Kushtetuese Ligjin për Veteranë

Grupet Parlamentare të Vetëvendosjes dhe të AAK-së do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e ri për Veteranë.

Periskopi.com Lajme

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes deputeteve Aida Dërguti dhe Time Kadrijaj, dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese në orën 14:00 kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Veteranë”, thuhet në njoftimin për media të Vetëvendosjes.

LDK-ja në Deçan bojkoton mbledhjen për Haradinajn

Ka nis mbledhjen e jashtëzakonshme Kuvendi Komunal në Deçan në përkrahje të Ramush Haradinajt,i cili u arrestua në Francë në bazë të një arresti të lëshuar nga Serbia në të cilin akuzohet për krime lufte, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

 

Punimet e kësaj mbledhje e kanë bojkotuar asamblistët e LDK-së, sipas të cilëve nuk e kanë pa të arsyeshme me marrë pjesë.

AAK-ja po mbanë mbledhje të jashtëzakonshme për Haradinajn

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po mban mbledhje te jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me arrestimin e liderit të saj, Ramush Haradianaj. Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura, raporton rtv21.tv

Periskopi.com Lajme

 

Lideri i AAK-së është arrestuar me 4 janar në Francë me një urdhër arrest  ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Reagime për arrestimin e Haradijant ka pasur nga Ministria e punëve të Jashtme të Kosovës ku është thënë se po punohet që të lirohet sa më parë. Po ashtu kanë reaguar edhe  krerët e vendit dhe liderë të partive politike.

Shpëtohen dy qytetarët e bllokuar në Bjeshkët e Mushtishtit, u ndihmuan edhe nga deputeti i AAK-së (Foto)

Dy qytetarë të moshës rreth 27 vjeç, që janë bllokuar nga dita e djeshme në Bjeshkët e Mushtishtit, nga të reshurat e mëdha të borës, janë shpëtuar nga Policia e Kosovës, sektori i emergjencave dhe disa vullnetarë.

Periskopi.com Lajme

E në mesin e vullnetarëve ka qenë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, i cili edhe ka bërë me dije se gjendja e tyre është e mirë.

“Posa kam kuptuar nga mediet, se dy qytetarë janë bllokuar në bjeshkë, jam interesuar dhe kam arritur në vendin e ngjarjes në Mushtisht. Të dy tashmë janë shëndosh e mirë falë vullnetarëve që shkuan atje për ti marrë, Policisë, sektorit të emergjencave, etj. Pra falënderimi ju takon atyre”, ka shkruar ai në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, raporton GazetaBlic

15873393_612072408985240_7256867683164631348_n-1

Dy qytetarë të Suharekës bllokohen në Bjeshkët e Mushtishtit

 

Po diskutohet lirimi me kusht për Haradinajn

Ahmet Isufi nga AAK ka deklaruar se është duke u diskutuar lirimi me kusht për liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn, që po mbahet në Francë, me urdhërarrest të Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv të KTV-së, Isufi ka thënë se ndalimi i Haradinajt është i pakuptimtë dhe “i dëmshëm edhe për shtetin e Kosovës sepse ai është ndalur me pasaportë diplomatike”.

Edhe pse Prokuroria ka kërkuar nga Serbia kërkesën zyrtare për ekstradim, në mënyrë që të vendosë për Haradinajn, Isufi ka bërë të ditur se është duke u diskutuar edhe lirimi me kusht për liderin e AAK-së.

“Nuk besoj që do ta mbajnë më gjatë Haradinajn, sepse ekziston edhe mundësia për lirim me kusht. Këto janë procedura që drejtësia franceze është duke i përfillur”, ka thënë ai në Interaktiv. “Janë procedura që po përfillen, por që është dashur me kohë të eliminohen”.

Sipas Isufit, Kosova së pari është dashur që të parashtrojë kushte që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, me të pagjetur, me fondet pensionale e të kursimit, dëmshpërblimin për të gjitha ato që i ka bërë në Kosovë dhe krahas këtyre të pastrohet lista, e pastaj të shkohet në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Isufi, partia e së cilit në fillim kishte përkrahur dialogun me Serbinë, ka kërkuar ndaljen e tërësishme të dialogut.

“Kjo vetëm e ka vështirësuar normalizimin e marrëdhënieve. Fillimisht ka pasur një dialog që janë quajtur bisedime teknike, edhe pse ne e kemi thënë që në fillim se do të jenë bisedime politike. Por e kemi përkrahur sepse kanë qenë për normalizim të marrëdhënieve. Kur kemi parë se kemi hyrë në tema që e dëmtojnë Kosovën ne kemi kërkuar ridefinim të këtij dialogu. Tash kërkojmë ndaljen e tërësishëm të këtij dialogu”, ka deklaruar ai.

AAK: Mbajtja në arrest e Haradinajt është politik e jo gjyqësor

Vendimi i autoriteteve gjyqësore të Francës që ta mbajnë në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Marrja e një vendimi të tillë në bazë të një fletarresti të Serbisë, për krimet e pretenduara për të cilat zoti Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, flet për një vendim politik e jo gjyqësor”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Tutje thuhet se për më tepër mbajtja në paraburgim e Haradinaj, për t’i dhënë kohë Serbisë për të plotësuar dosjet e saj kundër tij, kur Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur zoti Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë, është paradoks.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Francës dhe të Bashkimit Evropian, që të ushtrojnë gjithë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë, që të distancohet nga ish regjimi i Millosheviqit dhe të heqë dorë nga fletarrestet e kohës së tij”, thuhet në njoftim.

AAK është e bindur se vendimi i sotëm për ta mbajtur në paraburgim Zotin Haradinaj do të korrigjohet shpejt dhe në mbështetje me parimet e drejtësisë ndërkombëtare, ai do të lihet i lirë të vazhdoj punën e tij.

AAK -ja kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Nënkryetarët e AAK-së, Ahmet Isufi dhe Ardian Gjini kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas arrestimit të liderit të tyre, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

 

Nënkryetari Ardian Gjini ka thënë se AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe po ashtu moslejimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë deri në tërheqjen e aktakuzave të tyre ndaj zyrtarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës t’i ndërpres bisedimet me Qeverinë serbe dhe të mos i vazhdoj ato deri sa të tërhiqen aktakuzat ndaj zyrtarëve të Kosovës. Po ashtu në mënyrë reciprokle, të mos lejohen zyrtarët serb të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Gjini.

Ai ka kërkuar nga autoritetet franceze të drejtësisë dhe politike që ta kuptojnë se ky fletëarrest nga Serbia nuk ka fare të bëjë me Serbinë por siç ka thënë,  është një fletëarrest i lëshuar për dëmtimin e imazhit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Gjini i pyetur nga gazetarët se kur do të kthehet Haradinaj në Prishtinë, ka thënë se njëherë për njëherë nuk kanë informata të sakta në lidhje me këtë.

AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë, pas arrestimit të Haradinajt

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Bazelit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka konfirmuar edhe zyrtarisht AAK përmes një komunikate për media.

“Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë.

Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër personalitete të Kosovës”.

Kërcënon Lahi Brahimaj: Nëse muri s’rrënohet do të ketë trazira në vend

Nëse muri i ndërtuar në veri të vendit nuk do të rrënohet gjatë muajit janar konform rezolutës se djeshme të miratuar në Kuvendin e Kosovës, atëherë do të ketë trazira në nivel vendi ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj.

Periskopi.com Lajme

Ky i fundit në një intervistë për Tribuna Channel,  ka thënë se kryeministri dhe ministrja për Dialog, kanë qenë në dijeni për ndërtimin e murit në veri.

E, sa i përket miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës, Brahimaj ka thënë se AAK është kundër më i nda veteranët në kategori.

Më këtë projektligj, sipas tij, synohet rehabilitimi i aktivistëve të LPK-së qe kanë qëndruar jashtë vendit. Në këtë intervistë si dështimet më të mëdha të këtij viti, deputeti i AAK-së ka veçuar  mungesën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshjet e dëmshme me Serbinë si dhe mungesën e liberalizimit të vizave.