Tërhiqet edhe deputeti i tretë për seancën për Astrit Deharin

Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur 40 nënshkrime, për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin, nuk u caktua seanca, pasi që deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj kishte tërhequr në momentin e fundit nënshkrimin e tij.

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Kuvendit pritet që nesër të shqyrtojë kërkesën për këtë seancë, e vetëm sot janë tërhequr edhe dy deputetët të tjerë, raporton periskopi

Ishte Veton Berisha i LDK-së që tërhoqi nënshkrimin, e në këto qaste ka ndodhur edhe tërheqja e deputetit të tretë.

Periskopi merr vesh se bëhet fjalë për Danush Ademin nga grupi 6+

Në letrën që posedon redaksia ai thotë se e bënë këtë derisa drejtësia të thotë fjalën përfundimtare.

“Unë deputeti Danush Ademi tërheq në nënshkrimin që kanë nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme e cila është thirrur nga opozita për këtë arsye e tërheq nënshkrimin deri sa të dalin me një vendim përfundimtar në rastin në fjalë”, ka shkruar ai./Periskopi