Drenas

Të kujt janë pronat e uzurpuara në Drenas, sipas kandidatëve për kryetar

Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se në garë nuk ka hyrë që të shtyhet më bërryla se kush është më i fortë.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, problemet e Drenasit janë pasojë e udhëheqjes 17 vjeçare, transmeton Koha.net.

“Nuk hyj në garë duke u shtyrë me bërryla. Të gjitha këto janë probleme që janë shkaktuar tash e 17 vjet. Është uzurpimi i pronave”, ka thënë ai.

“Nuk je mbi Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Isa Mustafën e Hashim Thaçin se janë barra të rënda për ty”, iu drejtua Xhemajlaj, Drenorit.

Xhemajlaj theksoi se të gjithë e dinë se pronat e uzurpuara janë të partisë në pushtet duke mos dashur të përmend emra të përveçëm.

“Ato janë të partisë në pushtet dhe ato banda ne i njohim, kush i fiton tenderët ne e dimë”, përfundoi Xhemajlaj.

Drenas

Përfundon sondazhi për zgjedhjet në Drenas, ja rezultati (Foto)

Më katër dhjetor qytetarët e Drenasit do t’iu drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.

Periskopi.com Lajme

Tashmë në këtë komunë janë 8 kandidatë në këtë garë, dy prej tyre vetëm e kanë emrin, sepse janë tërhequr, por ligjërisht nuk kanë të drejtë, andaj emrat e tyre do të figurojnë në listën kur votuesit do shkojnë për të ushtruar të drejtën e tyre.

Periskopi.com në një anketë që zgjati vetëm katër ditë, qindra votues zgjedhën të preferuarin e tyre.

Vërehet një diferencë e madhe mes Ramiz Ladrovcit nga PDK dhe Isa Xhemajlajt të NISMA’s. Ky i fundit i prinë garës me 46% (275 vota), e shumë larg pas tij, vijnë me përqindje të njëjtë Lladrovci dhe Xhavit Drenori me nga vetëm 14% (85 vota.

Pas tyre, i katërti në listë për nga votat vjen Vehbi Berisha nga Fjala me 11% (65 vota), pastaj Bedri Nika i LDK-së me 6% (35 vota), Naim Bazaj – kandidat i pavarur me 5% (30 vota), Rrahim Elshani gjithashtu i pavarur më 2% (15 vota) , dhe i fundit në listë është Elmi Thaçi nga AKR me 2% (12 vota).

Sipas sondazhit Isa Xhemajlaj është më i votuari e për në balotazh në garë të ngushtë kanë Ramiz Lladrovci dhe Xhavit Drenori./ Periskopi.com

anketa

Xhavit Drenori dhe Jusuf Thaçi

Kandidati i pavarur për Drenas: Do i largoj nga puna mësimdhënësit e pa kualifikuar

Xhavit Drenori, kandidat i pavarur për kretar të Drenasit thotë se sot ëhstë takuar me Jusuf Thaqi, nga i cili ka marr këshilla shumë frytdhënëse rreth reformave në arsim.

Periskopi.com Lajme

“Z. Thaçi për një kohë rekord, si Drejtor i DKA-së në Prishtinë, pat vu rend dhe rregull në sistemin arsimor në Prishtinë. Të gjitha materjalet e nevojshme që shërbejnë për reformat e nevojshme në sistemin e arsimit në Drenas m’i dorëzoj dhe shprehi gatishmërinë për këshilla gjatë gjithë procesit reformues. Arsimi cilësor – top prioritet i programit tonë qeverisës”, thotë Drenori, raporton Periskopi

Por, në fund ai nuk ka lënë pa përmendur se mësimdhënësit e pa kualifikuar në Drenas do të largohen nga puna. U ka thënë atyre le të fillojnë të përcjellin konkurset për ndonjë punë tjetër./ Periskopi

I riu nga Drenasi ka disa pyetje për milionerët që po kërkojnë vota në këtë komunë

Esat Shala nga Drenasi ka disa pyetje për ata që po kërkojnë votën në Drenas.

Periskopi.com Lajme

Ai vjen nga fshati Krajkovë e shpreh habi se si çdo ditë milionerët po u shkojnë nëpër shtëpi të varfërve për tu kërkuar votën.

Ai i quan “lypësit e votave”, dhe kërkon nga qytetarët mos të votojnë emra, por të votojnë ata që do e ringjallin të ardhmen e popullit në Drenas, raporton periskopi

Shkrimi i tij i plotë:

Lypësit e VOTAVEEE

Në çdo fshatë, në çdo mëhallë, në çdo shtëpi të popullatës së Drenasit shohim lypsa të (votave) të partive të ndryshme,

Po vjen një kohë kur milionerët po e kërkojnë ndihmën e të varfëritë.

Anekënd Drenicës këto ditët e fundit dëgjohet një ZË i trishtuar ‘votomë mua sepse ju do keni një të ardhme te ndritur nëse e votoni filan partie’,

Kjo sëmundje po e varfëron edhe me shumë komunën e Drenasit, 90% e rinisë të kësaj ane janë të pa punë, si është e mundur një milioner me kërku ndihmën e një të varfëri në komunën tonë,

Votoni atë që i duhet këtij vendi, mos votoni emra, por votoni njerëz që do të ringjallin të ardhmen e popullit të Drenasit./ Periskopi

13599791_10153899126433772_6315271201521048852_n

Ramiz Lladrovci akuzohet për keqpërdorim të parave të UÇK-së

Ramiz Lladrovci, tani kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit duke u fshehur pas lavdisë së të vëllait të tij, kishte keqpërdoruar para të shumta pas luftës, të mbledhura për luftën e UÇK-së.

Kushtrim hajzeri Intervista

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Periskopin, ish-anëtari i kësaj partie në Drenas, Xhavit Drenori,  tani kandidat i pavarur për të parin e kësaj komune.

Drenori ka potencuar se Lladrovci gjithashtu identifikohet për orkestrim të vjedhjes së votave në disa fshatra të Qyqavicës në zgjedhjet e vitit 2010, gjë për të cilën sipas tij  e paguan me burg dhe gjoba të majme qindra qytetarë të Drenasit.

Sipas Drenorit PDK-ja  është duke u braktisur nga qytetarët e Drenasit për shkak të keqqeverisjes së vazhdueshme dhe përfshirjes së disa zyrtarëve të kësaj partie në afera të shumta të korrupsionit.

Drenori ka potencuar se PDK-ja nuk e pa atë të denjë për të hyrë garës zgjedhore të 4 dhjetorit si kandidat i kësaj partie, për arsye se ai ishte këmbëngulës në demaskimin e krimit dhe korrupsionit që po ndodhte në Komunën e Drenasit.

Intervista e plotë:

Periskopi: Pse PDK-ja nuk ju pa të denjë ta përfaqësoni për të parin e Drenasit?

Drenori: Unë që nga marrja e mandatit të Asamblistit në Kuvendin Komunal në Drenas, të gjithë aktivitetin tim jam munduar ta ushtroj në funksion të përfaqësimit të interesave të gjithëmbarshme të qytetarëve, duke demaskuar punë të këqija që bënin firma me lidhje të ngushta familjare me njerëz të pushtetit dhe demaskime të zyrtarëve komunal që abuzonin me pozitat zyrtare që i kishin marrë nga PDK-ja. Për tri vite mandat kam ngritur shumë çështje për zgjidhje dhe shkeljet e mëdha që zgjidhja nuk kam arritur t’u gjej në Kuvendin Komunal  dhe 5 nga këto çështje që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare në dëm të qytetarëve të Drenasit i kam dërguar edhe në Prokurori si kallëzime penale. Gjithashtu kam dërguar edhe 5 denoncime tek krimet ekonomike dhe korrupsion. Në të shumtën e këtyre rasteve direkt apo indirekt lidhet edhe emri i kryetarit që shkoj.

Prandaj një nga arsyet pse unë nuk u pashë i denjë për të kandidat nga PDK-ja, sado që veprimet e mija në Kuvendin Komunal në Drenas ishin 100% në linjë me interesat e gjithëmbarshme të qytetarëve, ishte pikërisht demaskimi i krimit dhe korrupsionit që po ndodhte më të madhe në qeverisjen lokale në Drenas.

Arsye tjetër do ishte edhe listimi i katër prioriteteve që i kisha identifikuar si tepër urgjente për intervenim në qeverisjen lokale në Drenas, e siç duket disa nga to kishin prekur direkt familjarë dhe klientë të pushtetit në nivel lokal dhe qendror, si ndërtimet pa leje nga persona që kishin lidhje familjare apo klientë me zyrtarë të lartë të partisë në nivel lokal por edhe në qendër, pastaj uzurpimet e pronave nga zyrtarë që gjithashtu lidhen me emrin e partisë, pasta pastrimi i arsimit nga mësimdhënës të pa kualifikuar të cilët ishin angazhuar gjithashtu në baza familjare dhe klientele. Pra janë këto çështje që kanë prekur direkt interesat e zyrtarëve të PDK-së.

Periskopi: Pse ka kaq pakënaqësi në degën e PDK-së në Drenas ?

Drenori: Ndryshimet në mënyrën e qeverisjes lokale në Drenas kanë qenë domosdoshmëri e kohës. Mirëpo lidershipi i ri i PDK-së në qendër, që gjatë fushatës për kreun e PDK-së e kishte plot gojën reforma dhe distancim nga zyrtarët e korruptuar që pozitat i kanë marrë nga PDK-ja, në Drenas jo që nuk u dëshmua, por ndodhi e kundërta. Me shkuarjen e kryetarit Demaku, në vend që të hapej debat rreth reformave në qeverisje lokale dhe nga ai debat të përcaktohej një ekip e fortë ekspertesh e më pas edhe emri i kryetarit, lidershipi i PDK-së pa e pyetur degën e PDK-së në Drenas e solli për kandidat një njëri i cili duke u fshehur pas lavdisë së të vëllait të tij, kishte keqpërdoruar para të shumta paslufte të mbledhura për luftën e UÇK-së si dhe i njëjti identifikohet gjithashtu për orkestrim të vjedhjes së votave në disa fshatra të Qyqyvicës në zgjedhjet e vitit 2010, gjë për të cilën e paguan me burg dhe gjoba të majme qindra qytetarë të Drenasit. Prandaj pika kulminante e pakënaqësisë së një pjesë të madhe të njerëzve që do të mund të jepnin kontribut në PDK-në e Drenasit, ishte pikërisht sjellja në “zarf” e kandidatit për kryetar nga PDK-ja pa fije kredibiliteti.

Periskopi: Cili kandidat ju rrezikon në garën për të parin e Drenasit ?

Drenori: Gara për pozitën e kryetarit te komunës së Drenasit këtë vit është shumë më ndryshe nga zgjedhjet e mbajtura që nga pas lufta.  Për shkak te keqqeverisjes së vazhdueshme në nivel lokal në Drenas dhe aferave të shumta të zyrtarëve të PDK-së të përfshirë në korrupsion, qytetarët kanë filluar më të madhe ta braktisin PDK-në në Drenas. Goditjen më të madhe PDK-së besoj që i ka dhënë vetë veprimi arbitrar i kreut të PDK-së që ta nominojë për kryetar një kandidat që më së paku ka lidhje me qeverisjen lokale kur kemi parasysh problemet e shumta që janë mbledhur tash e sa vite në Komunën tonë nga keqqeverisja.

Prandaj, shoh një garë të nxehtë ndërmjet katër nga tetë kandidatët dhe në bazë të informacioneve nga tereni balotazhi është i pashmangshëm. Ne qëndrojmë mirë dhe do jemi në garë edhe në rundin e dytë, mirëpo është goxha interesante të dihet kandidati tjetër që do jetë prapë në garë në balotazh.

Periskopi: Çka ju favorizon juve kundrejt Ramiz Lladrovcit dhe çka do t’i ofroni më shumë Drenasit se sa ai?

Drenori: Pastërtia ime para ligjit, njohuritë e mija të thella rreth qeverisjes  lokale, vendosmëria ime për luftën e pa kompromis kundër korrupsionit (të dëshmuar gjatë mandatit të deritashëm në Kuvendin Komunal), dhe mbi të gjitha besimin që kam krijuar tek qytetarët e Drenasit.

Periskopi: Cilat janë pikat kryesore me të cilat ju mendoni ta fitoni Drenasin?

Drenori: Qytetarët e Drenasit me 04 dhejtor në kandidaturën time gjejnë disa elemente thelbësore që më japin avantazhe karshi kolegëve tjerë në garë. Lufta e pa kompromis kundër korrupsionit dhe informalitetit në Komunën tonë që e kam dëshmuar si Asamblist për tri vite. Qytetarët e Drenasit e kanë vlerësuar angazhimin tim në Asamble dhe ky vlerësim nga ta është kthyer në një besim të pa lëkundur të një pjesë e madhe e elektoratit. Pikë tjetër që më jep avantazhe besoj që janë pikat kryesore të programit tim që i kam shpalosur këto ditë në konsulta me qytetarë, si fusha e arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe kadastri e prona.

  1. Arsimi ( hapja e dosjeve të të gjithë mësimdhënësve të komunës së Drenasit, dhe pastrimi i arsimit në Drenas nga mësimdhënësit e pa kualifikuar).
  2. Shëndetësia (Stabilizim i gjendjes së përgjithshme në shëndetësi, duke monitoruar punën e të gjitha Qendrave të mjekësisë familjare me kamera konform ligjit, me qellim të rritjes së kualitetit të shërbimeve për qytetarët.
  3. Urbanizmi (Ndalimi i ndërtimeve pa leje, trajtimi i objekteve të larta të nderuara dy viteve te fundit konform ligjit, kontrollimi i cilësisë së projekteve kapitale të dy viteve të fundit pasi që shumicën e këtyre punimeve i kanë kryer firmat e lidhura ngushtë me pushtetin dhe kontroll strikt i te gjitha punimeve qe do të kryhen tash e tutje në teren – Investimeve kapitale).
  4. Kadastri dhe prona (Identifikimi dhe lirimi i pronave komunale të cilat janë të uzurpuara nga njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin).

Të gjitha këto reforma të nevojshme që do të realizoj për 6 muajt e parë të qeverisjes realizohen me zero kosto dhe më këto veprime automatikisht komunës sonë i japin një imazh krejt tjetër, pra nga një komunë që shfrytëzohej si plaçkë nga pushtetarë të nivelit qendror dhe lokal, do të shndërrohet në një komunë ku sundon ligji, e rrjedhimisht krijohen kushtet për investime nga investitorë serioz, e që komuna jonë ka prona të mjaftueshme (posa të liroheshin pronat e uzurpuara) dhe lokimi i komunës sonë në nivel të republikës është shumë i favorshëm në krahasim me komuna tjera.

 

Intervistoi: Kushtrim Hajzeri/ Periskopi