auto_flamuriiiii1480338080

Ky është flamuri gjigant që u shpalos sot në Vlorë [Foto]

Shqipëria sot feston 104 vjetorin e Pavarësisë nga Turqia. Ishte Ismail Qemali dhe qindra patriotë të tjerë të cilët ngritën flamurin shqiptar në Vlorë, pas një udhëtimi disa ditor.

Periskopi.com Lajme

Flamuri fillimisht u ngrit në të gjithë Shqipërinë, por si datë e ngritje është 28 Nëntorit, sepse siç shkruhet në librat e historisë në këtë ditë në vitin 1443 e kishte ngritur këtë flamur edhe Skëndërbeu.

Për nder të kësaj dite, sot në Vlorë është hapur një flamur gjigant. Ka qenë gazetari nga Vlora, Enrik Mehmeti që e ka bërë publik këtë fakt.

Image

f4f990d9dbe2ecc5f74ccc89768bc5ef_xl

Slobodan Vujiçiq uron për 28 Nëntor

Kryetari i Malazezëve në Kosovë Slobodan Vujiçiq, ka uruar komunitetin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit.

Periskopi.com Lajme

 

Në mesazhin e urimit dërguar mediave Slobodan Vujiçiq, ka uruar 28 Nëntorin me dëshirën që shqiptarët të jenë strumbullar të paqes, unitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit tonë të përbashkët, Kosovës.

15232186_1333985956646624_7795150903636888368_n

Ndërrohet flamuri në hyrje të Prishtinës (Foto)

  Sot në gjitha trojet shqiptare po festohet 104 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Periskopi.com Lajme

Në të gjitha trojet shqiptare sot gjithandej mund të shihet falumuri kombëtarë teksa valon.

E,  për nder të festës kombëtare 28 Nëntorit, Komuna e Prishtinës sot ka vendosur flamurin e ri tek sheshi Idriz Seferi, në hyrje të Prishtinës./Periskopi/

15208006_704317719724596_1143683470_n

Prishtina e veshur Kuq e Zi (Foto)

Sot mbushen 104 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë kanë nisur festimet për 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit kombëtar shqiptar, e cila është ditë pushimi me vendim të veçantë të qeverisë.

Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera tradicionalisht në 17 vitet e lirisë e 8 vitet e pavarësisë së Kosovës mbushen plot me Famuj kuq e zi dhe njerëz që festojnë në sheshe edhe me koncerte./21Media

15207865_704317566391278_1618285718_n

15208006_704317719724596_1143683470_n

15208073_704317666391268_1962347114_n

15209182_704317519724616_1289812902_n

15218444_704317709724597_724430127_n

 

tumblr_nkqywmiaws1tvtq7io1_500

Sot 61 vjet më parë lindi komandanti legjendar i Kosovës

Adem Jashari, sot, po të ishte gjallë do t’i bënte 61 vjet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit  1955 në Prekaz të Skenderajt.  Ishte djali i tretë i Shaban Jasharit dhe Zahide Jasharit.

Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.  Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht.

Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.  Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij. Më 30 dhjetor 1991 ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e luftës çlirimtare në Kosovë.  Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet policore.

Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri nga njëri prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani. Në këtë betejë printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj. Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.

Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit. Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme. Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernar Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

550px-28_nentor_1912_pikture

Historia e sakrificës shqiptare për pavarësi

Sot mbushën 104 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500 vjeçare të popullit Shqiptarë nga perandoria osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu më 17 janar 1468.

Periskopi.com Lajme

Përpjekja për çlirim e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë evropianë nga perandoria osmane nuk janë ndalur asnjëherë deri në dëbimin e saj më 1912-të. Përveç trojeve Shqiptare, Parandoria Osmane për disa shekuj kishte të pushtuara edhe vendet e tjera të Ballkanit, si dhe tentojë të marrë edhe Austrinë, ku pas një lufte dy mujore me Vjenën, më 1683 pëson humbje të mëdha dhe tërhiqet. Në vitin 1684 u krijua një koalicion kundërosman me emrin “Lidhja e Shenjtë”.

Në koalicion merrnin pjesë Austria, Polonia, Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia. Pas kësaj, ushtria austriake përparoi në Bullgari dhe në tokat e shqiptarëve. Në Prishtinë forcat austriake u pritën nga 5000 kryengritës shqiptarë, kurse në Prizren nga 6000 kryengritës të tjerë shqiptarë. Shqiptarët luftuan përkrah austriakëve në Novobërdë e në disa qytete të tjera. Këto beteja përfunduan me fitoren e ushtrisë osmane. Pas këtyre disfatave, me austriakët u tërhoqën nga Kosova mjaft kryengritës. Faktin e largimit të mjaft kryengritësve nga Kosova e shfrytëzoi më vonë monarkia serbe e cila krijoi legjendën e së ashtuquajturës “shpërngulja e serbëve” nga Kosova dhe popullimin e saj prej shqiptarëve. Përpjekje e madhe e popullit shqiptarë ishte edhe pas luftës së re Ruso-Turke (1877-1878). Rusia se bashku me Austro-Hungarinë në Budapest, më 15 janar 1877, nënshkruan një marrëveshje e quajtur si Marrëveshja e Budapestit.  Sipas tyre, Austro-Hungaria do të qëndronte asnjanëse në luftën ruso-turke. Si shpërblim ajo fitonte të drejtën të pushtonte ushtarakisht Bosnjën dhe Hercegovinën, kurse fati i sanxhakut të Novi Pazarit (Pazarit të Ri) do të caktohej me një marrëveshje të veçantë që do të lidhnin Peterburgun me Vjenën. Perandoria dualiste zotohej të mos i prekte Rumaninë, Serbinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i mbante si territore të zonës së saj të ndikimit. Perandoria Ruse do të kënaqej me aneksimin e Besarabisë në Ballkan dhe të Batumit në Kaukaz. Por, në rast se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria do të bëheshin shtete autonome; Kreta, Thesalia dhe Epiri do të aneksoheshin nga Greqia, kurse Stambolli me rrethinën e tij do të shpallej qytet i lirë.

Megjithatë, duhet pranuar se marrëveshja e Budapestit, pavarësisht nga këto aspekte negative, ishte akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim idenë e krijimit të një shteti shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisë, e cila u nis nga interesi për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një barrierë kundër ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisë. Më 10 qershor 1878 shqiptarët u mblodhën në Prizren dhe formuan Lidhjen e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili më shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, në përpjekje për t’u larguar nga sundimi osman. Më 10 qershor 1878, në Prizren u bashkuan katër vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë gjatë fuqitë e mëdha të Evropës:  Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.

Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi edhe tokat tjera shqiptare, qytetin e Tivarit dhe Podgoricën. Përpjekja e popullit shqiptar u shua më pas me mosnjohjen e trojeve nga Kongresi i Berlinit dhe luftën e popullit shqiptar kundër perandorisë osmane, e cila rezultoi me copëtimin e Shqipërisë dhe mbetjen e pjesëve tjera nën perandorinë osmane. Lufta e popullit shqiptar nuk u ndalë deri më 1912, ku në Vlorë u shpallë pavarësia e Shqipërisë dhe përfundimisht populli shqiptarë dëbon nga trojet e veta perandorinë osmane. Pas kësaj u mbajt Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 1912-1913 e njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, i cili ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia). Këto fuqi u mblodhën në dhjetor 1912. Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët morrën një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe njëherë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare. Më poshtë shihni hartën e propozimit të qeverisë shqiptare, propozimit të Francës, Rusisë dhe Ligës së krijuar Ballkanike ( Bullgaria, Greqia , Serbia dhe Mali i Zi), si dhe vendimin e marrë nga konferenca e ambasadorëve. /KP/

flamuri_i_shqiperise

Këtë pakkush guxonte ta bënte më 28 nëntor 1959: Qepi dhe i vendosi 200 flamuj nëpër Kosovë (Video)

  Një aktivist i çështje kombëtare, Remzi Baloku, në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 nëntorin e atij viti.

Periskopi.com Lajme

Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës.

Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe.

Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.

Remzi Baloku, me 28 nëntor 1959 thotë ta ketë themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve Shqiptare e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.

KUVENDI

Kuvendi shpenzon dy mijë euro për 28 Nëntor, nuk dihet qëllimi (Dokument)

Për nder të festës zyrtare të flamurit, Kuvendi i Kosovës ka vendosur të shpenzoj nga buxheti i shtetit para për të festuar këtë festë.

Periskopi.com Lajme

 

Madje u mor edhe vendimi nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që e hëna të jetë ditë zyrtare pushimi, shkruan Indeksonline.

E për ta pritur këtë festë deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të shpenzojnë rreth 2 mijë euro nga buxheti i  shtetit.

Njoftimi bëhet i ditur në faqen zyrtare të tenderëve, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Mirëpo, në kontratë nuk është specifikuar se për ç’shërbimesh bëhen fjalë, pasi në përshkrimin e shkurtër të lëndës nuk ipet asnjë detaj nga më i vogli.

“MEGA MEDIUM, NTSH1”, është kompania të cilës i është besuar tenderi, ndërsa duket të ketë qenë e vetmja në garë.

Data e dhënies së kontratës është bërë me 23 të këtij muaji, ndërsa nënshkrimi i saj është bërë me 24 nëntor. /Indeksonline

presheva

Në Luginë nuk lejohet festimi i “28 Nëntorit”

Gjykatat në Serbi vazhdojnë t’i dënojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës për ngritjen e flamurit kombëtar. Festa e Flamurit në të tria komunat e banuara me shumicë shqiptare vazhdon të ndalohet nga Serbia “demokratike”

Periskopi.com Lajme

Në xhaminë e fshatit Geraj, në komunë të Preshevës, nuk do të vendoset sivjet flamuri kuqezi. Simboli i pavarësisë së Shqipërisë në Festën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar ishte vendosur në xhami. Por hoxha i fshatit, Hafëz Nexhatiu, thotë për “Zërin” se nuk do të vendoset më flamuri aty.

Ai ishte gjobitur me 300 euro pasi në xhaminë, në të cilin ai është imam, për festën kombëtare ishte vendosur flamuri.

“E kishin vendosur do djem të rinj. Nuk do ta vendosim më”, thotë hoxha i fshatit, një burrë rreth të shtatëdhjetave.

Ai nuk preferon shumë të flasë për gjobën që kishte marrë. As për atë nëse duhet vendosur flamurin. “Le ta vendosin në Komunë një herë…”, ka thënë Hafiz Nexhatiu.