Kosova sivjet ia mësynë BE-së

Periskopi.com Video

Interesante se si e imagjinonin rusët 2017-ën, që në vitin 1960… (Foto)

Si parashikonin njerëzit në Bashkimin Sovjetik, se do të jetonin në vitin 2017? Një seri filmash fotografikë nga viti 1960 tregon se pritshmëritë ishin shumë të ngjashme me parashikimet futuriste të amerikanëve. Sigurisht, me pak prekje komunizmi.

Periskopi.com Lajme

Ky shirit filmik është paraqitur përmes Diafilmit në vitin 1960 – një lloj projektori shtëpiak i sili ka qenë shumë popullor në Bashkimin Sovjetik, raporton bota.al.

Ilustrimet ishin krijuar nga L. Smekhov dhe shkruar nga V. Strukova e V. Shevchenko. Dhe është e pabesueshme se sa pranë janë me atë që ndodhte në SHBA, sa i përket ëndrrave teknologjike.

Më poshtë disa prej pamjeve, shoqëruar me përkthimet nga Moscow Times.

“Në vitin 2017″

Një prej paneleve tregon studentë në vitin 2017 që përdorin një “pajisje speciale kinemaje” e cila u lejon që të shohin pas në kohë se si ishte krijuar Bashkimi Sovjetik dhe si ishte zhvilluar. Eshtë interesant fakti që ilustrimi duket sikur është frymëzuar prej ekspozitës Futurama nga Panairi Botëror i Nju Jorkut në vitin 1939.

Vizitorët në panair mund të shihnin qytetet futuriste të të nesërmes në Futurama, jo shumë ndryshe prej fëmijëve sovjetikë më lart.

Ashtu si ëndrrat që shiteshin në SHBA në mesin e shekullit, gjithcka në Bashkimin Sovjetik të të ardhmes do të vihej në punë përmes energjisë bërthamore! Edhe trenat!

Moscow Times shkruan:

Fëmijët dëgjojnë zërin e rrëfyesit: “Dhe kjo është diga në Ngushticën e Beringut. A e shihni cfarë po ecën mbi të? Trena që punojnë me energji bërthamore. Diga bllokoi rrymat e ujit të ftohtë nga Oqeani Arktik dhe klima në Lindjen e Largme u përmirësua”.

Edhe shpimi në të ardhmen do të përparojë. “Dhe pastaj, sipërfaqja e Tokës sikur u shkri, dhe mund të shihni atë që ndodh nën sipërfaqen e tokës. Në thellësitë e vullkanove, mjetet e bëra me celik special që i reziston nxehtësisë, shponin thellë e më thellë drejt burimeve të pashtershme të energjisë”.

Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte mrekullia e udhëtimit hapësinor.

Moscow Times shkruan:

Pastaj, në film, vetë Toka zhduket. Në hapësirën e jashtme, pothuaj me shpejtësinë e dritës, anije kozmike ndëryjore nisen drejt sistemit planetar më të afërt, Alpha Centauri. Fotografitë e udhëtimit hapësinor janë padyshim sovjetike, por amerikanët mund të dallojnë pak nga Chesley Bonestell nga mesi i viteve 1950.

Takojmë një djalë me emrin Igor, babai i të cilit punon në kontrollin e motit. Kontrolli i motit, ishte padyshim një gjë pas të cilës edhe BS edhe SHBA ishin të fiksuar gjatë Luftës së Ftohtë, si një armë potenciale.

Më lart shohim Igorin që vendos një “shënim udhëzues” në kuzhinën e kompjuterizuar, udhëzues që i përgatit atij mëngjesin. Pasi makina lexon udhëzimet, “ajo mat automatikisht atë që nevojitet dhe thikat speciale presin me shpejtësi perimet”.

Nëse ngjan shumë me Jetsons, është e vërtetë. Dhe mendoni që është prothuar dy vjet para se Jetsons të shfaqej në televizionet amerikane.

Shtëpia e Igorit ka një videofon. Mund ta shohësh si pajisje më vete në të majtë, teksa Igori rend të flasë me mamanë e tij. Ashtu si Jetsons, distanca nuk është një pengesë për komunikimin në këtë version të 2017-ës.

Mamaja e Igorit ndodh që të jetë në një “kopësht lundrues” të të ardhmes në Detin e Zi.

Moscow Times shkruan:

“A ndodhesh… në Detin e Zi?” pyet Igori i habitur. “Jam këtu për punë”, thotë ajo. “Po inspektoj kopshtet lundrues të fëmijëve në Detine  Zi. Merr babanë dhe thuaj që nuk do të vij në shtëpi deri nesër”.

Dhe cfarë ndodh kur je në elementët e ashpër të dimrit, si në pamjen më lart?

Shkon nën tokë…

… ku të pret një utopi e pabesueshme moti të përsosur.

Por këta qytete të nëndheshëm prodhojnë me bollëk. Ky këtu, i njohur si Uglegrad i tregon një grupi vizitor studentësh se sa shumë mund të prodhohet.

Por nuk ka vetëm punë pa fund. “Një burim i përjetshëm”, teksa udhërrëfyesi u mburret për atë që kanë ndërtuar nën tokë në vitin 2017.

Babai i Igorit punon për stacione të kontrollit të motit, si ky që shihet më lart.

Por ka telashe në parajsë. Imperialistët e ndyrë (amerikanët) po merren me armë që nuk duhet t’i kenë.

Moscow Times shkruan:

Ndërkohë, në Institutin Qendror të Kontrollit të Motit, ku punon babai i Igorit, ka lajme të zymtë. “Sapo jemi informuar”, thotë krye-meteorologu, “se imperialistët e fundit që kanë mbetur, që fshihen në një ishull të largët, kanë testuar një armë të ndaluar. Gjatë testimit, ka patur një shpërthim me forcë të paprecedentë, që shkatërroi gjithë ishullin dhe në të njëjtën kohë krijoi trazira atmosferike përreth planetit”.

Cfarë do të bëjë babai i Igorit? Imperialistët e ndyrë kanë shkaktuar një stuhi me armët e tyre të mallkuara në jug të Paqësorit.

Stacioni hapësinor duhet të zhvendoset për të shpëtuar sa më shumë jetë.

Moscow Times shkruan:

“Në ekranin që ndodhet në stacion, një pamje e Detit të Zi shfaqet papritmas. Një tornado gjigand shkul catitë e shtëpive, duke rrafshuar një fshat njëshekullor”.

Burrat guximtarë të stacionit të motit kanë shpëtuar BS-në.

Kur stacioni hapësinor kthehet në Moskë, ata brohoriten si heronj, pasi kanë përdorur fuqitë e tyre të kontrollit të motit për të shpëtuar qindra jetë.

Dhe familja ribashkohet, qoftë edhe në videofon për një moment. Efektet e tmerrshme mbi motin që shkaktoi arma imperialiste janë bllokuar në vitin e lavdishëm 2017, por mbetjet e fundit të lëvizjes së tyre kapitaliste ndoshta nuk janë eleminuar tërësisht. Supozojmë që vigjilenca mbetet e domosdoshme. / www.bota.al

screen-shot-2017-01-07-at-12-01-46 screen-shot-2017-01-07-at-11-59-59 screen-shot-2017-01-07-at-12-00-10 screen-shot-2017-01-07-at-11-59-13 screen-shot-2017-01-07-at-11-57-51 screen-shot-2017-01-07-at-11-57-01 screen-shot-2017-01-07-at-11-55-01 screen-shot-2017-01-07-at-11-54-18 screen-shot-2017-01-07-at-11-53-14 screen-shot-2017-01-07-at-11-52-05 screen-shot-2017-01-07-at-11-51-23 screen-shot-2017-01-07-at-11-50-43 screen-shot-2017-01-07-at-11-49-53 screen-shot-2017-01-07-at-11-48-30 screen-shot-2017-01-07-at-11-47-38 screen-shot-2017-01-07-at-11-46-28 screen-shot-2017-01-07-at-11-43-56 screen-shot-2017-01-07-at-11-42-01 screen-shot-2017-01-07-at-11-37-20 screen-shot-2017-01-07-at-11-35-06 screen-shot-2017-01-07-at-11-33-08 screen-shot-2017-01-07-at-11-31-21 screen-shot-2017-01-07-at-11-29-00

Parashikimi i tmerrshëm /Në 2017 njerëzit do të zhduken, vetëm këta persona do të shpëtojnë

Bashkë me Vitin e Ri vijnë dhe teoritë konspirative. Më e fundit është publikuar ditën e parë të vitit që sapo kemi nisur nga Daily Star dhe thotë që liderët botërorë planifikojnë të ndërtojnë bunkerë, ku të mund të fshihen më pas, me qëllim që t’i shpëtojnë apokalipsit që do të pësojë Toka gjatë këtij viti.

Periskopi.com Fun

Sipas këtij plani sekret, thuhet se gjatë këtij viti do të ndërtohen komplekse të mëdha nëntokësore që lidhen me trena të shpejtësisë së lartë, ndërsa shtohet se një i tillë ka nisur të ndërtohet në malet ‘Rocky” në SHBA. Kjo teori është zhvilluar nga Robert Vicino, i cili thuhet se është kryetari i një kompanie për të mbijetuarit, me emrin ‘Vivos”.

Por sipas tij, këto komplekse nëntokësore nuk janë destinuar për njerëzit e thjeshtë por vetëm për elitën e botës.

“Ata nuk kanë një plan shpëtimi për ju dhe për mua, por për veten e tyre”,- theksoi Vicino në shkrimin e tij. Ai pretendon se qeveria amerikane ka nisur ndërtimin e vendstrehimeve të mbijetesës që në vitin 1983.

“Më e madhja prej tyre është e vendosur në Kolorado, nën qytetin e Denverit, dhe ka hapësirë për vetëm 10,000 njerëz, me hapësira të destinuara për zyrtarë të qeverisë dhe njerëz të fuqishëm’,- shton ai.

“Kompleksi lidhet me kryeqytetin e SHBA-ve, Uashingtoni nga një rrugë nëntokësore që bëhet e kalueshme me anë të një treni të shpejtësisë së lartë”,- pretendon ai më tej.

Gjithçka sipas tyre bëhet për t’i shpëtuar ardhjes së Planetit X, i njohur ndryshe edhe si Nibiru, që pritet të godasë tokën shtatorin e këtij viti.

‘Nostradamusi’ meksikan parashikon fatkeqësi të mëdha për 2017-n (Video)

I vetëshpalluri “magjistar i madh i Meksikës” i ka kthyer në traditë parashikimet për vitet që porsa hyjnë, dhe 2017-n e sheh plot me zhvillime, përfshirë këtu dhe sulme të ISIS-it në Amerikë.

Periskopi.com Lajme

“Numri më i madh i goditjeve të ISIS-it këtë vit do të jetë në Shtetet e Bashkuara. Sulmet kanë filluar e do të përshkallëzohen. Ndërkohë, diku nga muaji prill do të ketë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të presidentit Donald Trump”, tha Antonio Vazquez, “magjistari i madh” i Meksikës.

Antonio Vazquez profetizon gjithashtu se do të ketë dy apo 3 tentativa ndaj jetës së Trumpit, të cilat do të rezultojnë të pasuksesshme. Në fund, njeriu që meksikanët e njohin si “Brujo Mayor”, parashikon se lordi i drogës Joaquin “El Chapo” Guzman do të vdesë në burg.

Vazquez e bën për çdo rast të qartë se profecitë e tij nuk janë përfundimtare, me argumentin se ato mund të lëkunden nga ndërhyrja e forcave të tjera, siç mund të jenë formulat magjike, lutjet apo fakti që njerëzit mund të ndryshojnë rrjedhën e paracaktuar të ngjarjeve, me veprimet apo qëndrimin e tyre.

Magjistari ka një histori të gjatë parashikimesh, e në televizion është shfaqur për herë të parë që në vitet 1960, megjithatë ai gaboi kur tha se Barack Obama nuk do t’i fitonte zgjedhjet në vitin 2012, ndërsa për Trumpin mendonte se garën presidenciale nuk do ta vazhdonte dot nën siglën e republikanëve, por si i pavarur. /TCH

2017-a, viti i Gjykatës Speciale

Periskopi.com Video

Lind djalë fëmija i parë në Vitin 2017

Ka lindur fëmija i parë në Vitin 2017 në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK, ai është djalë dhe peshon 3.65 kg. Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë, raporton KosovaPress.

Periskopi.com Lajme

Drejtoresha e Gjinekologjisë, Myrvete Paçarada ka bërë të ditur se në vitin që shkoi janë shënuar 10 mijë e 40 lindje.

Bota pret 2017-ën në frikë

Një fishekzjarr gjigant hapi festimet e Vitit të Ri në Sidnei, në rrjedhën e shumë festimeve të tjera nën masa të larta sigurie, në përfundim të një viti të përgjakur nga një seri atentatesh vdekjeprurëse kundër civilëve.

Periskopi.com Lajme

Në Nicë (86 të vdekur) dhe Berlin (12 të vdekur), ku njerëzit që festonin ishin goditur si shënjestër nga kamionët.

Bagdad, Uagadugu, Stamboll, Orlando, Bruksel… Lista është e gjatë e qyteteve të prekur nga atentatet e verbra të 2016-ës.

Por turmat e njerëzve do të mblidhen sot në mbrëmje nëpër rrugët e Azisë, Lindjes së Mesme, Afrikës, Evropës më pas Amerikës për të filluar një vit plot me pasiguri politike dhe gjeopolitike.

Për shkak të ndrysshimit të orës, Sidnei ishte qyteti i parë i madh që filloi numërimin mbrapa nën një mot veror. Fiks në mesnatë (13:00 GMT), 15 milionë spektatorë shijuan një spektakël piroteknik me të gjitha ngjyrat sipër qiellit të gjirit emblematik dhe operas së tij fotozhenike.

Spektakli i bëri homazhe disa prej të zhdukurve të mëdhenj të vitit 2016, kryesisht yjeve si David Bowie dhe një shi dritash lejla (Purple Rain) për këngëtarin Prince.

Por Australia është gjithashtu në linjë të parë në luftën kundër terrorizmit. Dy mijë policë shtesë ishin dërguar në Sidnei pas arrestimit të një burri për kërcënime të lidhura me Vitin e Ri dhe një komplot terrorist të kapur pak çaste para Krishtlindjeve në Melburn.

Në Seul, qindra mijëra koreanë kanë shënuar Nitin e Ri duke manifestuar për arrestimin dhe largimin e presidentes së shkarkuar nga Parlamenti, Park Geun Hye./bordo.al

Vendet që tashmë ka filluar Viti i Ri 2017

Në gjithë botën po pritet viti i ri 2017 me fishekzjarrë dhe festime të tjera, ndërsa shumë njerëz po reflektojnë rreth politikës dhe kulturës popullore të vitit të trazuar që po kalon. Zelanda e Re, ishujt e Paqësorit, Australia dhe Rusia ishin ndër të parat që pritën 2017-ën.

Periskopi.com Lajme

Pjesët më lindore të Rusisë, Zelandën e Re dhe disa shtete ishuj në Paqësor dhe Australi tashmë kanë kaluar në vitin 2017, duke e festuar ndërrimin e viteve me fishekzjarrë dhe mënyra të tjera.

Si zakonisht, një shfaqje e jashtëzakonshme me përdorimin e mjeteve piroteknike është krijuar në mesnatë në Auckland të Zelandës së Re, sekondat e parë të vitit të ri.

Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e fundit për sivjet i ka thënë popullatës se viti 2017 është vit i sfidave për shtetin.

Mirëpo, Sidney i Australisë solli shfaqjen më të madhe të organizuar ndonjëherë me përdorimin e mbi 100 mijë fishekzjarrëve.  Shfaqja është organizuar në mënyrë të veçantë për të nderuar edhe këngëtarin dhe autorin e njohur amerikan, Prince i cili vdiq gjatë vitit 2016. Shfaqja e përvitshme e fishekzjarrëve në Sidnei të Australisë mblodhi mbi një milion njerëz me një shfaqje të dedikuar David Bowie dhe Gene Wilder, dy nga personalitetet e shumta që ndërruan jetë gjatë vitit 2016.

Me fishekzjarrë u festua edhe në Tokio, Hong Kong dhe Piongiang.

Por, në shumë vende mbizotëroi zymtësia dhe droja prej politikës dhe kërcënimeve të sigurisë.

Banorët e Berlinit, ku ndodhi sulmi në tregun e Krishtlindjeve, janë të shqetësuar jo vetëm për sigurinë, por edhe për drejtimin politik të Evropës pas sulmeve terroriste.

Masat e sigurisë janë shtuar sidomos në qytete që tashmë janë goditur nga sulmet terroriste në Evropë si Berlini në Gjermani dhe Nica në Francë.

Disa pjesë të Kinës ishin në gjendje të shtrënguar sigurie dhe në Shanghai u ndalua shitja e fishekzjarrëve.

Në SHBA, rreth 300 mijë njerëz pritet të mblidhen në Las Vegas për të festuar Vitin e Ri, ndërsa aty pritet të performojnë shumë artistë të muzikës Pop dhe Rep.

Ky koncert raportohet se po e sfidon seriozisht festën që organizohet në sheshin Times të qytetit të Nju Jorkut, që rregullisht konsiderohet si ngjarja më e bukur për këtë festë në SHBA dhe botë.

 

 

Darka e Vitit të Ri: Ja ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tavolinën tuaj

Ashtu si çdo Vit të Ri së bashku me "synimet e mira" nuk mund të mungojnë ritualet e vogla fatsjellëse. Me dëshirën për të lënë pas krizën dhe të gjitha gjërat shumë ose më pak negative në vitin 2011, ja një listë e përbërësve që konsiderohen të mbarë në tryezë këto ditë.

Periskopi.com Lajme
  1. Thjerrëzat

Vendi i parë i listës mund të jetë vetëm i tyre. Ata kujtojnë formën e rrumbullakët dhe të rrafshuar të monedhave dhe për këtë arsye janë simbol i parave që hyjnë në shtëpi. Simbolikisht lënë larg varfërinë. Legjenda thotë se Isai në mosmarrëveshje me vëllanë e tij Jakobin për çështjen e trashëgimisë, shkëmbeu të drejtën e parëbirnisë së tij për një tas supë me thjerrëza të kuqe duke konfirmuar kështu prezencën e lashtë në tryezë të këtyre bishtajave. Thjerrëzat, së bashku me qiqrat, bizelet, fasulet janë perime të pasura me proteina dhe kanë (si të freskëta dhe të thata) një përqindje të lartë të karbohidrateve. Kanë vlera të larta kalorike, janë të ulëta në yndyrë (rreth 2-4%).

  1. Shega

Një pemë antike e kultivuar më shumë si një zbukurues sesa një ushqim. Në kuzhinat antike kishte një përhapje të gjerë, prezente në mish, si lëng në vend të uthullës dhe sot është kryesisht në pastiçeri. Ajo është metaforë e pjellorisë. Një element i vetëm nga ku rriten shumë fara për të porsamartuarit shihet si një shenjë e pjellorisë.

  1. Arra

Arra është e pasur me vitamina B dhe kripëra minerale, fosfat kaliumi, kalcium dhe hekur dhe mbi të gjitha nga nga magnezi, i njohur si përmirësuesi i gjendjes shpirtërore. Ajo gjithashtu përmban L-arginine dhe acidin alfa-linolenik të dobishëm për shëndetin e zemrës. Sipas një traditë të vjetër të vendit për çiftet e sapomartuara ajo është simbol i mbarësisë dhe  i pjellorisë. Si frut i mbyllur brenda një guaske ajo është konsideruar si simbol i pjellorisë, begatisë dhe forcës.

  1. Gështenja

E quajtur ndryshe pema e bukës është sidomos për banorët e vendeve malore garancia e mbijetesës në muajt e dimrit: burim i ushqimit të lehtë, i tregtisë me banorët e vendeve fushore, e mirë për tu ngrënë në çdo lloj mënyre. Me të prodhohet mielli si gatim apo për të skuqur. Në Francën e shekullit të tetëmbëdhjetë gështenjat shërbenin për të shkëmbyer urime reciproke për prosperitet.

  1. Rrushi

Rrush i bardhë apo i kuq përfaqëson braktisjen., simbol i një ushqimi për tu afruar si qerasje apo shpërndarë. I quajtur ndryshe “fryti i tokës dhe i punës së njeriut”, rrushit bëhet një metaforë e falënderimeve të marra dhe dëshirave që realizohen.

  1. Mandarinat

Mandarina, portokalli dhe të gjitha frutat e formës së rrumbullakët. Përveç se rikujtojnë idenë e parave, janë simbol i përjetësisë dhe ogur i mirë për një jetë të gjatë. Ngjyra e ndritshme i bën ato të duken si ar dhe është konsideruar si një fatsjellës i vlefshëm.

  1. Peshku

Peshku është një zgjedhje e shkëlqyer për darkën e Vitit të Ri. Në Amerikën e Veriut, Azi dhe Evropë është gatuar shpesh një peshk të gjithë për të festuar vitin e ri. Të tjerë mendojnë se peshku simbolizon bollëk. Sardelja në Poloni dhe Gjermani hahet në mesnatë si simbol i dëshirave të mira për vitin e ri. Darka suedeze përfshin një pjatë me shumë varieteteve të peshkut gatuar në mënyra të ndryshme. Në Japoni, vezët e peshkut janë simbol i pjellorisë dhe karkalecat simbol i jetëgjatësisë.

  1. Monedhat prej çokollate

Të fundit në listë, por absolutisht nuk duhet të mungojnë. Çokollatë vetë ka një referencë për bollëkun (dikur ishte një luks që mund të përballohej vetëm nga disa). Dhuroni, mbajini në shtëpi, dekoroni tavolinën dhe hani të paktën një. a.e./NOA

Ja pse Viti i Ri është festë supersticioze

Viti i Ri është festa më supersticioze që ekziston, lihet pas krahëve viti i vjetër, dhe shihet me pozitivitet drejt të ardhmes, duke shpresuar për më të mirën. Kjo ndjenjë përkthehet në veprime që kërkojnë tërheqjen e një fati të mirë. Por si kalohet kjo festë në vende të ndryshme të botës?

Periskopi.com Lajme

Belgjikë: Pastrimi i trupit pas festimeve të Krishtlindjeve për tu përgatitur për vitin e ri. Karakteristikë në Belgjikë është supa e qepës, e cila mbyll darkën e vitit të ri. Dhe për një fat të mirë vihet poshtë pjatës një monedhë apo një gjethe lakre.

Brazil: Të rinjtë vishen me të verdhë, në homazh të diellit, jetës dhe arit, simbol i bollëkut. Kryefamiljari hedh pas shpatullave një gotë verë për të larguar fatin e keq, ndërsa të rinjtë nuk heqin dorë nga notimi i mesnatës.

Kinë: Në Kinë viti i ri nuk festohet më 31 dhjetor, si në kalendarin grigorian, por në një ditë që ndjek kalendarin hënor, dhe që varion nga 21 janari deri në 19 shkurt. Sipas traditës gjatë festimeve vishesh me të kuqe, dhe kjo do të trembte Nian, monstrën mitologjike që në legjendë dilte nga vrima e saj çdo 12 muaj për të ngrënë njerëz, që përfaqësohen nga maskat e luanëve për të sfiluar në qytet.

Gjermani: Gjatë Vitit të ri gjermanët përdorin maska, pinë verë të kuqe dhe hanë shumë lajthi, arra etj. Ata më tradicionalët pinë Feuerzangenboëie, pija e vëllazërisë me bazë verë, kanellë dhe rum, shkruan tch. Në fund të mbrëmjes lihet mbi tavolinë një pjatë plot me ushqim, për të pasur një vit të ri me prosperitet dhe bollëk.

Japoni: Viti i ri është periudha që shfrytëzohet për të bërë punët e shtëpisë që zgjasin tre ditë, deri më 3 janar. Në këto ditë festohet duke falenderuar zotat për të ardhurat dhe për të mirëpritur shpirtrat e të parëve shtëpia dekorohet me rrënjë pishe, bambu dhe kashtë. Për ndërrimin e viteve këmbanat e tempujve budiste bien për 108 herë, për të rrëfyer mëkatet e të gjithë njerëzve.

Rusi: Në Rusi viti i ri festohet dy herë, më 31 dhjetor sipas kalendarit gregorian dhe më 13 janar sipas atij julian, dhe që quhet dhe si Viti i ri, i vjetër. Më 31 dhjetor pritet mesnata për të kërcyer e për të ngrënë ëmbëlsirën tipike, të mbushur me arra dhe salcë kosi. Në goditjen e 12-të të këmbanës hapen dyert për të pritur me gëzim vitin e ri.

Tajlandë: Viti i ri tajlandez festohet mes 13-15 prillit, që përkon me vitin e ri budist. Është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët. Tradita e do që të bëhen larjet e tempullit dhe fotove të Budës me ujë dhe duke pastruar me themel shtëpitë. Kjo përkthehet në një luftë uji që hidhet ndaj kalimtarëve, që sipas traditës largon fatin e keq. Për ta bërë këtë përdoret çdo gjë, që nga kallamishtet e madje deri tek elefantët.

 

Mesazhi i kryeministrit Isa Mustafa, me rastin e Vitit të Ri 2017 (Video)

Të dashur qytetarë, Po e përmbyllim një vit të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

Së bashku e forcuam shtetin tonë, e rritëm ekonominë, e ulëm papunësinë, u anëtarësuam në UEFA dhe në FIFA, miratuam Ligjin për Trepçën, morëm Kodin Telefonik, krijuam kushte për hapjen e fabrikave, avancuam raportet me NATO-n dhe me Bashkimin Evropian, miratuam një buxhet rekord mbi 2 miliardë euro e shumë të arritura tjera.

Andaj, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ju shpreh mirënjohje për kontributin tuaj për shtetin, gjatë vitit 2016.

Të dashur motra dhe vëllezër,

Përkundër sukseseve evidente, Republika e Kosovës po përballet me sfida.

Po punojmë pa pushim për lëvizje të lirë, për më shumë vende të punës, për arsim dhe shëndetësi më të mirë dhe për forcim të sundimit të ligjit.

Viti 2017 është një mundësi e hapur për ne, që së bashku, t’i përkushtohemi edhe më shumë zhvillimit të vendit.

Është koha t’i lemë anash kundërshtimet dhe t’i kryejmë punët që i kemi në dorën tonë.

Të nderuar qytetarë,

Këtë vit, Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen Olimpike në Brazil, duke na e zbardhur fytyrën para botës.

Po ashtu, Nëna Terezë, u shenjtërua për veprat e saj madhështore në shërbim të njerëzimit.

Kosova është ende kampione e optimizmit duke pas në vete potenciale të mëdha vullneti, pune e kreativiteti.

Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit.

Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë.

Urime nga zemra Vitin e Ri 2017!

Zoti e Bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

 

Ambasada amerikane uron festat e fundvitit me një këngë të mrekullueshme në shqip (Video)

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një video të mrekullueshme për festat e fundvitit.

Periskopi.com Lajme

Përveç disa shqiptarëve dhe stafit të ambasadës, aty është edhe ambasadori Donald Lu, që të gjithë këndojnë në gjuhën shqipe.

Në postimin e videos ata kanë lënë një mbishkrim, ku duhet votoni se sa të mirë janë ata.

Patjetër, që nuk mund të votoni negativisht, as versionin nuk e kanë./ Periskopi

 

E dini çfarë ndodh kur mbledh së bashku një grup të mrekullueshëm shqiptar, Ambasadorin Lu dhe personelin e Ambasadës Amerikane? Shikoni këtë video dhe na thoni nëse jemi:

  1. a) të paparë
  2. b) më shumë se të paparë
  3. c) papërshkrueshmërisht të paparë

Gëzuar festat të gjithëve! 🙂

Ëhat happens ëhen you put an amazing Albanian band, Ambassador Lu and our U.S. Embassy staff in the same room? Check it out and let us knoë if ëe ëere:

  1. a) awesome
  2. b) beyond awesome
  3. c) indescribably awesome

Happy holidays to everyone!

 

Kosova do të prezantohet në Bienalen e Venedikut 2017 me artistin Sislej Xhafa

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pranuar një letër nga drejtori i Bordit të Bienales së Venedikut, Paolo Baratta, përmes të cilës aprovohet kërkesa e ministrit që Kosova të jetë e pranishme në Edicionin e 57-të Bienales së Venedikut, që do të mbahet nga muaji maj deri në nëntor të 2017-tës.

Periskopi.com Kulturë

Artisti i cili do të prezantojë Kosovën në Bienale, është emri i afirmuar në skenën botërore të artit, Sislej Xhafa, ndërsa kuratore do të jetë Drejtoresha e Galerisë së Kombëtare të Arteve, Arta Agani. Ndërkaq, Komisioner i Pavijonit të Republikës së Kosovës, në edicionin e 57-të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut, është caktuar Valon Ibraj, si përfaqësues zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë përsipër shpenzimet për realizimin e këtij projekti, duke ndarë 150 mijë euro, përfshirë këtu edhe koordinimin e donacioneve të mundshme.

Ministri Shala e vlerëson si tejet të rëndësishme prezantimin e Kosovës në këtë ngjarje. “Bienalja e Venedikut është një nga ngjarjet më të mëdha të artit në botë dhe prezantimi i vendit tonë në këtë organizim kulturor është një rast për promovimin e artistëve tanë dhe në njohjen e skenës sonë kulturore dhe ngritjen e mëtejme të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sislej Xhafa, është një nga emrat më të njohur të artit bashkëkohor, i cili së fundmi është vlerësuar me titullin Akademik Nderi i Shkollës së Arteve të Firences. Prezantimet dhe kritikat që janë shkruar për të, garantojnë një prezantim të denjë e afirmativ të Kosovës në Bienale, në paraqitjen e tretë të vendit tonë në këtë ngjarje të madhe botërore në fushën e kulturës. Përmes krijimtarisë së Xhafës synohet tërheqja e vëmendjes së publikut bazuar në reputacionin e konsiderueshëm që po e gëzon aktualisht në skenën artistike botërore.

Sislej Xhafa

Është i lindur në Pejë, 1970.Jeton në New York. Është i njohur për hetimet e tij artistike në realitetet sociale, ekonomike dhe politike lidhur me kompleksitetin e ndryshme të shoqërisë moderne. Xhafa ka gjatë viteve theksuar punën e tij artistike për tema ekonomike dhe sociale, realitetet politike, si ata ndërveprojnë me shumëllojshmëri paqëndrueshme të shoqërisë moderne. Hetimet e tij, për shembull, në fenomenet e turizmit ose ilegalitetit të detyruar të përdorin një gjuhë minimale dhe ata janë në të njëjtën kohë ironike dhe subversive, duke praktikuar me shpërfillje një gamë të gjerë të mediave, nga skulptura vizatimit, nga performancë të fotografisë.

 

Xhafa ka ekspozuar në MAXXI Museum of Contemporary Art, Rome Benvenuto! Kuruar nga Hou Hanru and Luigia Lonardelli (2016); BWA Sokół Contemporary Art Gallery in Nowy Sącz, Poland The Stillness of Thought kuruar nga Anna Smolak and co-ordinator Monika Smyła (2016); Harrova që Fillova curated by Klod Dedja and Ema Andrea, Fondacioni i Artit M.A.M. Tirana, Albania; Informal Mind kuruar nga M.A.M. Foundation, Elbasan, Albania (2014); Italian Pavilion of the 55th Venice Biennale Vice Versa Venice Biennale, Venice; 21st Century Museum of Contemporary Art Kanzawa Borderline: Collection Exhibition II Kanazawa, Japan (2013); Galleria Continua Unpoetic Bride Le Moulin (2012); François Pinault Foundation The World Belongs to You Palazzo Grassi, Venice; Hardau City Park, Y, Zurich; MADRE Museum of Contemporary Art Donna Regina, Still Untitled Napoli; The Power Plant Contemporary Art Gallery Rearview Mirror Toronto (2011); PRISM Misericordia West Hollywood, California; MAXXI Spazio. Dalle collezioni di arte e architettura, Roma; Il Museo Privato. La passione per l’arte contemporanea nelle collezioni bergamasche, GAMeC, Bergamo; Röda Sten, 2705 Baci…, Göteborg (2010); MART Rovereto Museo di Arte Moderna e Contemporanea di Trento e Rovereto, Language and Experimentations; PAC Padiglione d’Arte Contemporanea, Ibrido. Genetica delle forme, Milano; DEPO, Indefinite Destinations, Istanbul; MADRE Museum of Contemporary Art Donna Regina Barock Napoli (2009); Havana Biennial, Havana, Cuba; Modern Art Oxford Transmission Interrupted Biennale of Gwangju, Gwangju, Korea; MOCAD Museum of Contemporary Art of Detroit, Business As Usual; Schirn Kunsthalle, All-Inclusive. A Tourist World Frankfurt (2008); Istanbul Museum Of Modern Art Time Present, Time Past, Istanbul; Göteborg International Biennial for Contemporary Art Rethinking Dissent, Göteborg, Sweden; Mori Art Museum, All About Laughter Humor in Contemporary art, Tokyo (2007); PERFORMA05, performance biennial, New York (2005); I Bienal de Arte Contemporáneo de Sevilla, Fundación BIACS, La alegria de mis sueños, Monasterio la Cartuja de Santa María de las Cuervas, Sevilla; The Renaissance Society, New Video, New Europe, Chicago; Museum of Contemporary Art, St.Louis; Tate Modern, London; Stedelijk Museum, Amsterdam, North Dakota Museum of Art, Grand Forks; Fundació ‘la Caixa’ la Sala Montcada, Barcelona; Haifa Museum of Art, Israel (2004), Palais de Tokyo, Paris (2003), Gwangju Biennial, Pause,Gwangju, (2002); Istanbul Biennial, Egofugal Istanbul; S.M.A.K., Casino, Gent; PS1 Uniform New York (2001); Manifesta III, Ljubljana, Slovenia, S.M.A.K., Over the Edges Gent (2000); Fondazione Olivetti, Rome (2000) and the Venice Biennale (1997,1999, 2005 & 2013).

 

Arta Agani

Është e lindur më 1973 në Prishtinë. Jeton dhe punon në Prishtinë. Prej Gushtit 2016 kryen funksionin e drejtoreshës së Galerisë Kombëtare të Kosovës. Ligjëron lëndën Tipografi në Akademinë Evolucion për Dizajn Komunikimi. Ajo mban titullin Magjistër i Dizajnit Grafik, prej vitit 2004, ku magjistroi tek Profesor Shyqri Nimani me temën “Haiku- Vargu dhe Vizioni” në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ndërsa paraprakisht më 1997, diplomoi në degën e Dizajnit Grafik në po këtë Fakultet.

Më 2011 mori Certifikatën e Programit të Certifikuar Dizajn dhe Menaxhim i Ekspozitave te Universiteti Donau në Krems të Austrisë (Fakulteti për Shkencë, Kulturë dhe Ndërtimtari), Departamenti i Artit dhe Shkencës së Imazhit me ligjërata nga ekspertët ndërkombëtarë si Frank den OUDSTEN, Jorge WAGENSBERG, Brigitte FELDERER, Becky GILBERT, STEFAN IGLHAUT + GESA von GROTE, Enrique GUITART etj.

Puna e saj profesionale gjatë karrierës ngërthen fillimisht dizajnin si profesion primar, projekte artistike dhe ekspozita, por me theks të vecantë në menaxhimin e projekteve artistike dhe kurimin e disa ekspozitave. Përvoja profesionale e saj u shtua veçanërisht gjatë punës si koordinatore e projektit ndërkombëtar Artistët e së Nesërmes, për Galerinë Kombëtare të Kosovës në periudhën 2005-2010. Gjatë kësaj periudhe ajo menaxhoi projektin në fjalë ku edhe udhëhiqte procesin e produksionit dhe kurimit të ekspozitave. Projektet e fundit të saj në këtë funksion ishin: “Muzeu i Memories”, Prishtinë Dhjetor 2015; “Art in Embassies”, Ambasada Amerikane në Prishtinë Dhjetor, 2015.

Pas shumë zhurmave, mësohet kush votoi PËR e kush KUNDËR buxhetit për vitin 2017 (Dokument)

Kuvendi i Kosovës në një seancë të mbajtur në mesnatën e së enjtes dhe premtes ka votuar projektligjin për Buxhetin e vitit 2017.

Periskopi.com Lajme

Kjo ishte në leximin e dytë, ndërsa leximi i parë u votua gjatë të enjtes pas një debati të gjatë mes deputetëve, ku nuk pati pajtime, madje e kundërshtuan edhe ata nga koalicioni, pra PDK-ja, por në fund e votuan.

Periskopi.com nga burime brenda Kuvendit ka siguruar listën e deputetëve se si kanë votuar ata, kush e kundërshtoi e kush dha miratimin e tij./ Periskopi

1 2 3 4123

Kuvendi fillon seancë pas mesnatës, po votohet për buxhetin e vitit 2017

 

Për 24 orë interneti do të ndërpritet në të gjithë botën

Interneti në gjithë botën do të ndërpritet për 24 orë brenda vitit 2017, ka parashikuar një ekspert i sigurisë.

Periskopi.com Lajme

Çdo dhjetor sjell parashikime të reja për vitin që do vjen, por pretendimet se në vitin 2017 interneti do të ndërpritet plotësisht për 24 orë ka gjasa që të bëhen realitet.

Në vend të një goditje nga ndonjë meteor ose një përhapje të ndonjë virusi të ri, nëse kjo do të ndodhte do të ishte një ‘horror’ për gjithë njerëzimin.

Sipas një eksperti të sigurisë nga LogRhythm në SHBA, një sulm kibernetik i shkallës së lartë vitin e ardhshëm jo që mund të jetë i mundshëm, por ka shumë gjasa të ndodh.

“Në vitin 2017 do të shohim një goditje të madhe dikur, diku”, tha eksperti i sigurisë James Carder.

Kjo jo vetëm që do të pengonte qasjen tuaj në Facebook, por do të kishte pasoja katastrofike në të gjithë botën.

“Nëse interneti bie, tregjet financiare do të fundosen”, shtoi Carder. Ai tha për Business Insider se kriminelët kibernetikë tashmë janë duke punuar në diçka, përderisa tha se ata janë duke “testuar disa raketa duke i gjuajtur ato në oqean”./ KosovaPost

 

‘Zgjedhjet e parakohshme do mbahen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm’

Zërat kritik brenda mazhorancës se “Demarkacioni është bërë në mënyrë të gabueshme dhe Kosova po humb mjaft shumë në këtë proces” ka bërë që të shtohen edhe më shumë zërat svendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Periskopi.com Lajme

Opozita vazhdon të kërkojë me ngulm zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, tanimë ka shumë arsye pse duhet t’u drejtohemi kutive të votimit. Opozitarët vlerësojnë se mjafton dështimi i Demarkacionit dhe Asociacionit që kjo Qeveri të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Por, Demarkacioni nuk është shkaku i vetëm pse Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Njohësit e çështjeve politike mendojnë se tashmë nuk ka kurrfarë arsye pse kjo qeverisje të vazhdojë mandatin deri në fund.

Analisti Imer Mushkolaj, në një prononcim thotë se zgjedhjet janë të pashmangshme dh se ato mund të mbahen më së largu në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Koalicioni qeveritar ka dështuar të çojë përpara procese të rëndësishme dhe ka mbetur pa legjitimitet. Andaj, zgjedhjet janë të pashmangshme. Zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Mbajtja e tyre mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike që po zgjat tash një kohë të gjatë, duke e bërë të pamundur funksionimin normal të shtetit”, tha Mushkolaj.

Njësoj mendon edhe analisti Nexhmedin Spahiu, i cili beson se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Besoj që patjetër do të kemi zgjedhje të parakohshme. Se kur do të mbahen është pak më e vështirë të perceptohet por qe ato do të mbahen”, ka thënë Spahiu.

Përkundër kërkesave të shumta që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme do të sjellin ngecje në të gjitha reformat dhe në të gjitha fushat. Në qoftë se Kosova nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë zgjedhjet qendrore të rregullta do të mbahen në vitin 2018./ Indeksonline

Buxheti rrezikon koalicionin qeverisës, zakon kanë miratimin e përshpejtuar të tij

Një nga kompetencat e Kuvendit e përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës është miratimi i Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Sipas procedurave ligjore, Qeveria e Kosovës pasi të miratoj projektligjin për Buxhetin e Kosovës për një vit fiskal është e obliguar t’ia dorëzoj atë Kuvendit jo më larg se 31 tetor të vitit aktual.

Ndërsa Kuvendi ka afat që t’i jap miratimin përfundimtar deri në fund të muajit dhjetor.

Komisioni funksional që angazhohet për shqyrtimi të këtij projektligji ka afat dy muaj që t’i paraqes Kuvendit raportin me rekomandime, vlerësojnë KDI raporton Periskopi

Projektbuxhetet për vitin 2015 dhe 2016 janë miratuar me procedura të përshpejtuara.

Projektbuxheti për vitin 2015 është miratuar brenda një periudhë kohore prej pesë ditësh kurse projektbuxheti për vitin 2016 është miratuar brenda tri javësh.

Duhet theksuar që projektbuxheti për vitin 2016 përveç miratimit me procedura të përshpejtuar, është bërë pa praninë e opozitës e për më tepër në një sallë të improvizuar të Kuvendit.

Legjislaturat e fundit të Kuvendit kanë kthyer në praktikë miratimin dhe rishikimin e buxhetit me procedurë të përshpejtuar, duke mos lënë hapësirë që ky projektligj t’i nënshtrohet një debati konstruktiv parlamentar dhe konsultimeve të nevojshme me publikun.

“Duke marrë parasysh që me anë të këtij ligj përcaktohet plani i shpenzimeve të buxhetit të shtetit për një vit fiskal, kjo formë e miratimit me nguti krijon mundësinë për planfikim jo të duhur buxhetor i cili do të duhej të reflektonte nevojat e qytetarëve. Është më se e nevojshme që miratimit i projektbuxhetit të bëhet brenda afateve të përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, njëkohësisht t’i nënshtrohet një debati parlamentar të mirëfilltë dhe të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve”, vlerëson Instituti Demokratik i kosovës./ Periskopi