flamuri_i_shqiperise

Pakkush guxonte në atë kohë, ky është burri qepi dhe i vendosi 200 flamuj nëpër Kosovë (Video)

Një aktivist i çështje kombëtare, Remzi Baloku, në vitin 1959 kishte qepur 200 flamuj kombëtarë për 28 nëntorin e atij viti.

Periskopi.com Lajme

Ai, bashkë me shokë, më pas i kishin vendosur nëpër Pejë dhe qytete tjera të Kosovës.

Në këtë aksion kishin shpërndarë edhe afishe, tregon Baloku për Klan Kosova.

Flamujt e qepur i vendosnin në shtëpi, në rrugë, e në shtylla elektrike, zakonisht gjatë natës.

Remzi Baloku , me 28 nëntor 1959 thotë ta ketë themeluar edhe organizatën ilegale për bashkimin e trojeve Shqiptare  e cila kishte 42 anëtarë të besueshëm.

Ai ishte arrestuar më 1964 shkaku vendosjes së flamujve dhe tubimeve që mbante, për çka u dënua me shtatë vjet burg.