Emma Morano

Personi më i moshuar në botë sot mbush 117 vjeç

Italianja Emma Morano, personi i fundit i gjallë për të cilën dihet se ka lindur në shekullin e 19-të, sot kremtoi ditëlindjen e 117-të.

Periskopi.com Lajme

Morano e cila ka lindur më 29 nëntor të vitit 1899, është personi më i vjetër në botë i regjistruar edhe në librin Guines të rekordeve, thekson gazeta britanike “The Guardian”, raporton AA

“Ha dy vezë në ditë, dhe kjo është ajo. Edhe biskota. Nuk i ha plotësisht sepse nuk kam dhëmbë”, tha Emma Morano. Morano e cila është më e vjetra nga tetë fëmijët që ka mbijetuar, tha se shpesh herë e vizitojnë shumë turistë në shtëpinë e saj në Italinë veriore në Verbani.