droge

REKORD/ Policia kap 10 ton hashash në Vlorë (VIDEO)

Policia, ka kryer një aksion të gjerë gjatë ditës së sotme në Vlorë duke sekuestruar një sasi rekord droge. Aksioni ku u arrestuan gjashtë persona është realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Policisë së Shtetit.

Periskopi.com Lajme

Policia ka konstatuar midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2 000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5 250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Wshtë bërë arrestimi në flagrancë të gjashtë personave për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”:

1-Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë.
2-Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
3-Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
4-Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
5-Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
6-Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 2 armë zjarri të llojit “automatik”, Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 2 armë zjarri të llojit “automatik”,
– 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,
– 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
– veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.

Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./Albeu.com/