zidane

A do ta thejë Zidane rekordin e madh të Ancelottit?

Që nga humbja e 6 prillit ndaj Wolfsburgut 2-9, Zidane dhe Real Madrid nuk kanë njohur më disfata. Ata janë deri më tani të pamposhtur për 234 ditë, ose një total prej 30 ndeshjesh.

Periskopi.com Sporti

Nëse “galaktikët” fitojnë edhe sot kundër Sporting Gijonit, Zizou dhe lojtarët e tij barazojnë rekordin e Ancelottit. Carletto arriti që ta mbante Real Madridin pa humbur në sezonin 2013-2014 për 31 ndeshje.

Bilanci i gjatë i italianit dhe Real Madridit të asaj periudhe ishte 26 fitore dhe 5 barazime, ndërkohë që Zidane ka 22 fitore dhe 8 barazime deri më tani/.