surroi-730x431

Surroi e përsërit: Shteti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit

Drejtësi për Astritin do të thotë drejtësi për një shtet, i cili nuk prodhon viktima, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Këtë e beson shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, i cili në një intervistë për “Rubikon” të KTV-së, tha se përgjegjësia e plotë bie mbi shtetin.

Veprimi i parë i Ministrisë së Drejtësisë në këtë rast, sipas Surroit, do të duhej të ishte suspendimi i drejtorit të burgut dhe gardianëve në mënyrë që të vazhdoheshin hetimet. Këtë ai e ndërlidhi me kohën kur gjatë protestave të Vetëvendosjes u vranë dy aktivistë dhe ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi dha dorëheqje, siç theksoi Surroi, nga aspekti moral.

E, për kodin telefonik, Surroi vlerësoi se është gjeografik dhe brenda marrëveshjes, janë dy çështje me rrezik për Kosovën. Ndër të tjera, Surroi foli edhe për dialogun me Serbinë. Ai konsideron se pala serbe është në po të njëjtën pozitë, siç ka qenë në fillim të dialogut.